David Phillips

Intervista e z. David Phillips, dhenë gazetës “Vreme”: Aspiratat për “Shqipërinë natyrore” janë normale dhe do të mbesin të forta

Ish-këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, David Phillips, është një nga ata ekspertët e rrallë që ftohen për bisedime në institucionet amerikane sa herë që diskutohet për çështjet e Ballkanit. Ai ka dhënë mësim në disa nga kolegjet më prestigjioze si Harvard ose New York University, dhe aktualisht është drejtues i Institutit të Universitetit Columbia për të Drejtat e Njeriut, në New York. Për vite me radhë, pranë demokratëve, Phillips, pas një thirrje të qartë drejtuar kryetarit  të ri të Ameriks, Joseph Biden në Beograd për të njohur Kosovën, thotë se “Serbia do të qëndrojë mënjanë derisa të njohë krimet që Slobodan Millosheviç i bëri në emër të popullit serb. ” “Shtetet e Bashkuara do të dëshirojnë të bashkëpunojnë me Serbinë shumë më intensivisht kur të arrihet një marrëveshje e plotë dhe përfundimtare mbi njohjen reciproke midis Serbisë dhe Kosovës. Pandemia vetëm sa  theksoi më tej rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve në nivelin global,” Tha Phillips.

“VREME”: Presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. A mendoni se kjo do të ketë pasoja për Serbinë në të ardhmen?

DAVID PHILIPS: Kapitulli 35 (mbi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është i qartë. Serbia nuk do të hyjë në BE derisa të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Ajo  do të mbetet në kufijtë evropianë derisa të vendosë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe fqinjët e tjerë.

A besoni se SHBA dhe BE do të arrijnë ta bindin Serbinë të njohë Kosovën?

Sjellja konstruktive mund të shpërblehet me stimulime të ndryshëm. Nëse Presidenti Aleksandar Vuçiq me të vërtetë kujdeset për situatën në Serbi, por edhe për trashëgiminë e tij, ai do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, duke lehtësuar kështu integrimin e Serbisë në strukturat Euro-Atlantike.

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, thotë se do të votojë për bashkimin me Shqipërinë nëse do të mbahej një referendum. Sa realist është ky skenar dhe pse nuk ka reagime ndërkombëtare?

Shqiptarët iu nënshtruan padrejtësisë historike kur u ndanë në shtete të ndryshme pas luftërave Ballkanike. Aspiratat për “Shqipërinë natyrore” janë normale dhe do të mbesin të forta. Shqiptarët si komunitet kanë një nevojë të fortë për të bashkëpunuar në fushat e tregtisë, mjedisit, kulturës dhe arsimit. Hapja e mundësive për bashkëpunim ndërkufitar mund të lehtësojë situatën e përgjithshme, të zvogëlojë irredentizmin dhe të zvogëlojë potencialin për konflikt.

Çfarë do të thotë mandati presidencial i  z. Biden për vendet e Ballkanit dhe, mbi të gjitha, çështjen e Kosovës?

Administrata e Biden do të fshijë dashurinë e Trump për Serbinë dhe do të krijojë kushte shumë më të barabarta për lojën. Kjo tregon rëndësinë e udhëheqjes amerikane në forcimin e bashkëpunimit transatlantik që synon stabilizimin e Ballkanit, me qëllim vendosjen e paqes dhe mundësimin e progresit.

A është i vdekur përgjithmonë plani për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, për të cilin ishte e prirur edhe administrata e Donald Trump?

Ai plan ka vdekur. Shkëmbimi i territoreve ishte një ide e keqe që nga fillimi. Ende është  një ide e keqe dhe do të mbetet gjithmonë e tillë.

Administrata Trumpit ishte përqendruar në çështjet ekonomike dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës pa njohje reciproke. Cilat janë pasojat e një qasjeje të tillë, e cila në shumë mënyra i përshtatej Serbisë dhe udhëheqjes së saj?

Zhvillimi ekonomik dhe tregtia janë mjete të rëndësishme për ndërtimin e paqes kur përfitojnë të gjitha palët. Marrëveshja e Uashingtonit nga shtatori 2020 favorizoi Serbinë përmes marrëveshjeve të transportit dhe tregtisë. Duke shkuar përpara, ne ende mund të përqendrohemi në përfitimet ekonomike si pjesë e një strategjie më të gjerë paqësore dhe politike.

Sipas Indeksit të Demokracisë “Ekonomist”, demokracia në Serbi mori rezultatin më të ulët që nga krijimi i indeksit. A tregon kjo me të vërtetë se demokracia në Serbi po dështon?

Pyetja sugjeron se a kishte  Serbia demokraci, dhe kjo   është një çështje  shumë e diskutueshme.

Pavarësisht të gjithave, Aleksandar Vuçiq është ende udhëheqësi i preferuar i BE-së në Ballkan. Si e bën ai atë?

Vuçiç është një diplomat i aftë. Ai flet mirë dhe vesh rroba të përshtatura me standardet evropiane. Në të njëjtën kohë, Serbia bashkëpunon me agjencitë e marketingut që merren me ndërtimin e një imazhi pozitiv në publik. Përkundër kësaj, performanca e Vuçiq do të vlerësohet nga ajo që ai bën, dhe jo në bazë të asaj që thotë.

Ballkani ka qenë dhe mbetet një zonë trazirash dhe paqëndrueshmërie politike, por shumë besojnë se situata është më e keqe në shumë aspekte sesa ishte në fillim të viteve 1990?

Vdekja e Jugosllavisë çoi në një luftë midis ish republikave të saj gjatë së cilës disa qindra mijë njerëz humbën jetën dhe më shumë se një milion u zhvendosën. Ka ende një konflikt edhe sot, por nuk është më një konflikt i dhunshëm. Dialogu dhe marrëveshjet janë gjithnjë, më të mira, më të mira sesa ballafaqimi.

A shihni ndonjë zgjidhje për stabilizimin e përhershëm të situatës në atë zonë?

Një brez i ri i udhëheqësve pro-evropianë duhet të shfaqet për të zëvendësuar ata që kishin pozicione të larta gjatë luftërave. Tani është koha për të ecur përpara me interes.

25 shkurt 2021

 

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …