Intervistë me kryetarin e komunës së Prizrenit, Z. Ramadan Muja

RKL: Z. Kryetar, cilat të arritura konkrete do t’i veçoni për këtë vit ?

Ramadan Muja: Unë, para se t’i veçoja të arriturat gjatë këtij viti, d.m.th gjatë këtij 4 mujori e gjysmë, unë do të isha ndalur, do ta kisha nënvizuar edhe punën e mundimshme edhe për elektoratin edhe për kandidatët për fushatën e cila zgjati bukur shumë, prej 15 nëntorit pastaj në dhjetor, dhe deri më 31 janar balotazhi i dytë që u mbajt, dhe më në fund kandidati partisë demokratike konkretisht unë i ika kundër kandidatit tim me një numër të madh të votash. Nuk e kam këtu për qëllim të lavdërohem për fitoren që e kam arritur por dua ta arsyetoj pak edhe vonesën për funksionimin e organeve legjislative por edhe ekzekutive të komunës së Prizrenit, dhe këto janë arsyet derisa është bërë certifikimi  i kandidatit, d.m.th, certifikimi im, kanë kaluar kështu ditë dhe mendoj se gjatë këtij gjysmë vjetori të parë të vitit 2010 janë duke u zhvilluar punime të suksesshme , për fat të keq ende për infrastrukturë rrugore d.m.th nëntokësore dhe mbitokësore. Natyrisht se investimet bëhen edhe në infrastrukturë shkollore, shëndetësore gjithashtu, në rregullimin e oazave të gjelbëruara në qytetin e Prizrenit dhe investime tjera, janë këto investime që i sheh syri i qytetarit dhe i prek dora e qytetarit  dhe besoj se ata janë shumë të kënaqur. Unë do ta veçoja rrugën “Tirana” e cila lidhet nëpërmes rrugës “Ismail Kryeziu”, ose rruga e “Arbanës” , me rrugën “Uiliam Voker” dhe kjo rrugë, e cila sigurisht se do të përfundoj rreth mesit të muajit qershor, do ta shkarkoj qarkullimin e automjeteve të rënda por edhe atyre  luksoze nga rruga kryesore unazore e qytetit. Veçanërisht rëndësi të veçantë ka kjo rrugë ngase tani po fillon sezoni i turizmit dhe e mbarë Kosova shkon për të pushuar në brigjet detare në Shqipëri dhe kalon nëpërmjet qytetit të Prizrenit. Kështu që ajo pjesë e rrugës do të jetë shumë funksionale për të hyrë nga Prishtina por edhe nga Peja e Gjakova, nga Prishtina  do të hyhet nga rruga e transitit ndërsa nga Peja e Gjakova nëpërmjet rrugës “Ismail Kryeziu” e cila gjithashtu është në ndërtim e sipër. Kështu që qyteti i Prizrenit, i cili njihet për katër hyrje e dalje, do të kompletohet edhe me ndërtimin e rrugës, zgjerimin e rrugës “Ismail Kryeziu”, do t’i ketë këto katër hyrje-daljet me rrugë të zgjeruara. Rr. “Ismail Kryeziu” që lidhet me rrugën “Tirana” do të ketë qasje në autostradë, e cila kalon diku kah fundi i lagjes “Arbana” të qytetit të Prizrenit, do ta ketë edhe lidhjen tjetër kjo rrugë e cila shkon në drejtim të kufirit. Qyteti i Prizrenit do t’i ketë dy kyçje në autostradë.

Unë do ta veçoja edhe angazhimin e Drejtorisë së  Shërbimeve Publike, sektorin për ruajtjen e ambientit që funksionon në kuadër të kësaj drejtorie, është duke bërë investime të mira në rritjen e sipërfaqes së gjelbëruar në qytet dhe qëllimet tona janë që çdo kënd, çdo pëllëmbë të mbetur në rrugët dhe sheshet e Prizrenit të gjelbërohet dhe të rritet sipërfaqja e oazave të gjelbëruara dhe natyrisht edhe të parqeve. Gjithashtu, investim i mirë do të bëhet edhe në infrastrukturën shkollore, d.m.th vazhdon ndërtimi i shkollave në Kobajë, në Atmaxhë edhe në Kojushë të Hasit. Javën e kaluar, të dielën,  së bashku me zëvendës ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e vendosëm gur themelin e shkollës moderne në fshatin Qëndresë, ish Randobravë, me këtë do të krijojmë kushte të mira optimale sipas normave pedagogjike për nxënës, që ata të kenë ambient të  përshtatshëm për zhvillimin normal dhe të suksesshëm të procesit edukativo-arsimor.

Në Zhur është duke u ndërtuar faza e parë e Pallatit të Kulturës, që ka hapësira të mëdha, këtë vit do të filloi edhe faza e dytë e kryerjes së punimeve në enterierin e këtij pallati dhe 10 mijë banorë, fshatit më të madh të Kosovës, Zhurit, do të kenë kushte të mira për zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Në qytetin e Prizrenit kemi edhe një objekt shumë të rëndësishëm që e kemi emërtuar Art Qendra. Vitin që shkoi ka përfunduar faza e parë, sivjet do të bëhen investime për përfundimin e fazës së dytë, d.m.th. rregullimi i tërësishëm i enterierit, të gjitha atyre hapësirave, aty do të ketë hapësirë për bibliotekë, për kinema, për teatër, për ekspozim të punimeve të artit pamor, dhe hapësira të tjera për aktivitete tjera kulturore e artistike, të cilat do të organizohen nga rinia jonë e mrekullueshme me të cilën disponojmë ne në qytetin e Prizrenit.

Investim tjetër i rëndësisë së veçantë është edhe organizimi i “Doku Festit” ,është një aktivitet i cili ka hyrë traditën e qytetit të Prizrenit, e që mbledh filma dokumentar nga shumë shtete të botës, gjithashtu në traditën dhe kulturën e qytetit të Prizrenit, është edhe organizimi i Zambakut të Prizrenit, i këngës qytetare, edhe Festivali i Këngës për Fëmijë “Fluturat”.

Disa prej investimeve që i veçova, përndryshe është numër i madh i projekteve që duhet të realizohen në këtë vit kalendarik.

RKL: Kur jemi te fusha e arsimit, a mund të na flisni pak edhe për Universitetin e Prizrenit i cili pritet të filloi gjatë këtij viti akademik?

Ramadan Muja: Ne si qytet i lashtë 1500 vjeçar, që është zhvilluar nëpër shekuj, ne po krenohemi me vendimin e që ka marr Qeveria e Kosovës me në krye kryeministrin, Hashim Thaçi, vendim të rëndësisë së veçantë kombëtare duke e bërë Republikën e Kosovës, zotri Hashim Thaqi me universitetin e dytë publik në të cilin  do të studiojnë në vitin  parë të studimeve, në degë të ndryshme, do të jetë një universitet specifik, do të dallohet rrënjësisht nga ai i Prishtinës, d.m.th, ato fakultete dhe ato degë që janë tradicionalisht prej vitit 1970 e deri kur është formuar Universiteti i Prishtinës por edhe para tij kur kanë funksionuar fakultetet. Natyrisht që ishin degë të Universitetit të Beogradit, do të jenë këto degë të universitetit të Prizrenit të veçanta për të cilat do të tregoj interesim studenti të regjistrohet ngase do të merr dije për të konkurruar fuqimisht me dijen e vet në tregun e punës brenda në vend por edhe jashtë tij. Vendimi i Qeverisë është vendim historik, sepse do tu mundësoj një numri të madh të studenteve të regjionit të Prizrenit, të rrafshit të Dukagjinit, të Prefekturës së Kukësit gjithashtu, por edhe nga vise të tjera do të vijnë student të cilët për fat të keq deri më sot, në mungesë të mjeteve financiare prindërit e tyre nuk kanë pasur mundësi t’i dërgojnë në Prishtinë, në Tiranë në Tetovë ose diku tjetër më larg, dhe tani do ta kenë në prag të shtëpisë dhe do tu jepet shansi edhe atyre studentëve talent, që e kanë pasur atë dhuntinë e zotit, mençurinë të cilën për fat të keq nuk kanë pasur mundësinë ta ushtrojnë në ndonjë universitet për shkak të mos shkuarjes së tyre. Këtu në Universitetin e Prizrenit  do të studiojnë mirëfilli në kushte mjaftë të mira. Është një ngjarje e rëndësisë së veçantë për qytetin e Prizrenit.

RKL: Tashmë disa muaj jeni në mandatin e dytë të kryetarit, a mendoni se qytetarët janë të kënaqur me punë tuaj dhe të ekipit që keni zgjedhur për të punuar?

Ramadan Muja: Shikoni vetë numri i votave te cilat  i kam fituar unë në zgjedhjet e nëntorit, të dhjetorit e të janarit të 2010-ës,  tregon se rreth 31.000 saktësisht që janë pranuar zyrtarisht,  se janë eliminuar disa vota gjithsej i kamë pasur 33.000 vota por të pranuara zyrtarisht nga KQZ-ja, janë 30.7020 vota, janë të miat edhe ky numër i madh i votave që mi ka besuar elektorati flet se qytetaret e Prizrenit më besojnë, ky numër i madh i votave është një shprehje mirënjohje nga qytetaret në adresen time për punën time shumë koshiente dhe shumë  të suksesshme në stafin tim të ekzekutivit që e kamë që e kamë realizuar gjatë mandatit tim të kaluar dy vjeçar. Natyrisht se të gjitha këto të arritura i kam bërë bashkë me qytetarë të Prizrenit dhe të fshatrave dhe 74 fshatra janë në kuadër te komunës së Prizrenit,me të cilët ,d.m.th un  me të gjithë qytetarët unë kamë qenë vazhdimisht në kontakt në zyrën time,unë edhe në fushatën e 2007, po edhe tani në fushatën zgjedhore tek të fundit për këtë  mandat të ri  katër vjeçar jam deklaruar se në zyrën pak do të rri, unë do të jem në mesin e qytetarëve, atje ku punohet ku investon komuna nga buxheti i vet dhe nxjerr mendime nga qytetarët, dhe e nxjerrim përfundimin së bashku me qytetarët, cili projekt nuk pret është akut duhet të realizohet më shpejtë dhe cili projekt pret për tu realizuar një kohë pak më vonë janë pyetje katër vjet. Unë dje mora listën e premtimeve saktësisht i kishte shënuar ai agjencioni si quhet ai i Jeta Xharrës dhe i lexova me kurreshtje, sepse është interes vrejtje nga Jeta Xharra nga ai emision i saj se  në fund të vitit duhet ta japim një llogari a jemi përmbajtur apo jo, dhe për fat të mirë shumica e atyre premtimeve që janë më kapitale veç kanë filluar, universiteti për shembull do të filloi se funksionuari me një tetor, rektori tani zgjidhet shpejtë, studentet e parë do të regjistrohen korrik  dhe do të filloi së funksionuari. Mbrëmë qeveria e Republikës së  Kosovës mori një vendim për ndarjen e mjeteve financiare për fillimin  e para përgatitjeve të terrenit për ndërtimin i Hidro Centralit të Zhurit, natyrisht se ai do të bëhet me investim publiko privat d.m.th shteti dhe ndonjë kompani e interesuar nga jashtë edhe shumë projekte të tjera që i kamë premtuar , dhe unë besoj se do të dalë ballë hapur, në fund të vitit kalendarik përpara qytetarëve për t’ju thënë se këto i kam premtuar , kjo është realizuar ky projekt është realizim e sipër e të tjera.

RKL: Autostarda Morinë – Merdarë do të jetë një front i përgjithshëm i punësimit , po në veçanti  për komunën e Prizrenit?

Ramadan Muja: Edhe ky projekt është projekt nacional , Qeveria e Republikës se Kosovës le ta dije edhe çdo kush që nuk pajtohet, ajo është e përkushtuar me tërë qenien e saj ,në këtë mandat dy vjeçar e gjysmë për realizim të  projekteve të karakterit nacional,qeveria e Republikës se Kosovës është e përkushtuar ,ti krijoi Republikës së Kosovës një bazë të fuqishme ekonomike dhe ajo bazë dhe ajo baza e fuqishme ekomomike nuk mund të bëhet pa i pasur rrugët e mirëfillta,nëpër të cilat do të kalojnë lirshëm njerëzit edhe mallrat, kjo vepër do të jete kapitale dhe për fat të mirë qytetarët e Prizrenit do ta kenë fatin ti shkelin kilometrat e parë të kësaj autostrade, 27 km e  që do të shkojnë deri në Therandë dhe kjo autostradë që ka filluar së ndërtuari në Vërmicë do të kaloi pranë Prizrenit , dhe në saje të ndërtimit të kësaj autostrade ,qyteti i Prizrenit do të përjetoi zhvillim të hovshëm ekonomik ngase do të lidhet me rrugën shumë funksionale Morinë- Durrës , me Tiranën,Durrësin, Shengjinin, me Limanin që do ta ketë në pronësi Republika e Kosovës , gjithashtu me Shkodrën me Prishtinën, me Shkupin me Tetovën dhe do të eksportohen dhe importohen mallra, qyteti i Prizrenit saje të këtij projekti të karakterit nacional do të zhvillohet fuqishëm. është edhe kjo  ana tjetër pozitive me qenë se në Republikën e Kosovës, po edhe në komunën e Prizrenit po mbretëron për fat të keq po mbretëron papunësia në këtë autostradë në rendë të parë do të punësohet numr i madh mbi 3.000 punëtorë sigurisht pjesa më e madhe e tyre do të jenë nga Komuna e Prizrenit, un e di se 40 % të vëllimit të punëve do ti kryejnë  nën konrtaktorë d.m.th. ndërmarrje nga Republika e Kosovës dhe ato ndërmarrje që do ti marrin punët si nën kontraktor do të punësojnë punëtorë tanë kështu që do të rritet standardi jetësor i punëtorëve të punësuar në autostradë.

RKL: Zotri kryetar para ca kohe ju nënshkruat një memorandum në bashkëpunim me MMPH  për Parkun Nacional Malet e Sharrit, në bazë të këtij plani janë paraparë edhe ndryshimet që duhet të ndodhin në Prevallë dhe vende të tjera në dobi të rregullimit dhe mjedisit jetësor, ka mund të na thoni Ju për këtë?

Ramadan Muja: Për fat të mirë komunat po ja filloj  prej Kaçanikut, Shtërpca,Theranda, Prizreni dhe Dragashi janë komuna dhe vendbanime të lashta, në rrëzë të maleve të Sharrit. Malet e Sharrit janë një bukuri e rrallë natyrore me të cilat janë krenuar edhe të parët tanë, edhe në kohën romake malet e Sharrit janë përmendur dokumente historike veçanërisht sot kur janë krijuar kushte më të mira për zhvillimin e turizmit malor dhe për fat malet e Sharrit janë të shpallura park nacional jo vetëm Prevalla, e jo vetëm Brezovica por tërë malet e Sharrit për arsye se malet e Sharrit janë prezent specie të veçanta të botës bimore dhe të botës e shtazore që nuk i kanë viset e tjera kështu që janë para kushte për zhvillimin e turizmit alpik për të cilin është e interesuar të na përkrah fuqimisht një shoqatë franceze për zhvillimin e turizmit alpin. Unë do të fokusohem tani te Prevalla. Prevalla gjithashtu është një ambient i rëndësisë së veçantë me ato bukuri natyrore dhe do të bëjmë përpjekje bashkë me MAPH, që të ruhen ato specie lloje të bimësisë, gjithashtu edhe ato të botës shtazore duke krijuar një ambient të përshtatshëm aty. është në ndërtim e sipër fshati turistik  por për fat të keq ka krijuar pak degradime për shaka të materialeve të cilat nuk kanë qenë në projekte në planin rregullues urbanistik të atij vend banimi, po kontrolli ka qenë i mangët dhe janë bërë tejkalime në ndërtimin e atyre shtëpive për vikend. Besoj se ministria në bashkëpunim me komunat që i përmenda do të angazhohen më tepër. Ne si komunë e Prizrenit kemi angazhuar dy inxhinier për të qenë vazhdimisht lart për t’i përcjellë punimet qe bëjnë investitorët privat për ndërtimin e atyre shtëpive për vikend. Para ca ditësh i kam pasur mysafir këtu përfaqësues të ministrisë së Ambientit të cilët e kishin përpiluar një draft ligj për Parkun Nacional. Aty janë bërë disa korrigjime do të thotë ekzistonte mundësia sipas tekstit që të shtohet sipërfaqja e Parkut Nacional , por edhe të zvogëlohet aty ku është bërë degradimi aty ku është rrezikuar. Ky Draft Ligj  pasi t’i marrim edhe miratimin e komunave tjera do të hidhet në diskutim publik, për të shkuar pastaj në procedurën e miratimit në Parlament. Mendoj se Komuna e Prizrenit me formimin e drejtorisë se re për Zhvillim dhe Turizëm , do të angazhohet më tepër për zhvillimin e Turizmit malor ngase prapavija e qytetit të Prizrenit është shumë e begatshme me bukurit natyrore të cila pretendojmë ne t’i shfrytëzojmë

RKL: Keni lidhur një marrëveshje me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës të përfaqësuar nga z. Adem Demaqi dhe nga Ju për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të poezisë” Drini Poetik” që do të mbahet në Prizren. Disa Fjalë rreth kësaj ngjarje?

Ramadan Muja: Po ishte kënaqësi e veçantë për mua ardhja e simbolit të qëndresës  të kombit tone të  zotëri Adem Demaqi i cili përherë është i të gjithë qytetarëve të Kosovës i përmendur me miradi apo unë ndjeva kënaqësi të veçantë në këto ambientet e mia e patë z. Ademin  bashkë me profesorin Shyqëri Galicen sekretari e shoqatës së  shkrimtarëve, edhe pse kishin ardhur me një rezervë e kishin përpiluar marrëveshjen me u informuar hollësisht për mbajtjen e këtij mitingu të poezisë  “Drini Poetik” në të cilin do të marrin pjesë edhe nga bota e jashtë ne poet shkrimtarë, të cilët e kishin përpiluar marrëveshjen por donin të ma linin për ta lexuar e studiuar se a do ta japë unë miratimin  po apo jo dhe unë ja hodha sy shpejtë e shpejtë dhe me  kënaqësi të veçantë aty për aty e nënshkrova dhe zotëri Adem me tha: po ti kryetar si  shpejt i dole në fund ne nuk kemi shpresuar. Për mua thash si kryetar komune për qytetin e Prizrenit është kënaqësi e veçantë të na shtohet edhe një eveniment kulture qyteti i Prizrenit gjatë vitit kalendarik mbanë numër të madh manifestimesh kulturore. Ne tani ne maj dhe në qershor e kemi  festivalin ‘’Fluturat’’, festivalin për fëmijë si dhe ”Zambakun e Prizrenit ”Doku Festin” dhe një varg manifestimesh të tjera. Ne u morëm vesh se me 10 qershor të organizohet kjo ditë  e poezisë dhe është për ne një plus për organizimin kulturor. Unë me kënaqësinë  më të madhe e dhashë pajtimin me vendosjen e nënshkrimit tim dhe vulën  në këtë marrëveshje bashkë me zotin Ademin dhe do të marrim pjesë që të shkrimtarë nga Kosova dhe Shqipëria dhe vende të tjera.

RKL: nga të gjitha këto që thatë po shihet se Komuna e Juaj po kalon nëpër një vit mjaftë të suksesshëm, cili do të ishte komenti i juaj rreth kësaj dhe cila është porosia e juaj për qytetarët?

Ramadan Muja:  Unë e di që qytetaret e Prizrenit janë dashamiret te krijimit të kushteve ma të mira për jetës, janë punëtorë të mirë janë të kulturuar janë qytetarë që e dojnë njeriun, e dojnë njëri  tjetrin, e dojnë kulturën gjithashtu e donë edhe bashkëjetesën siç e përmendet ju  në fillim se qyteti i Prizrenit edhe komuna dallohet   me multicitetin, dhe unë si kryetar komune po ndijë një kënaqësi të veçantë që bashkë jetesa është në nivel sepse qytetaret  komunës së  Prizrenit veçanërisht të qytetit janë tolerant dhe e kuptojnë njëri tjetrin e ndihmojnë  njëri tjetrin e përkrahin njëri tjetrin, nuk kënaqën vetëm të kenë mirëqenie vetëm disa për ti ndihmojnë edhe të tjerët, është treguar edhe gatishmëria e tyre edhe solidariteti i tyre edhe në kohet e kaluara d.m.th koha kur ishte edhe pajtimi i gjaqeve kanë qenë aktiv numër i madh i qytetarëve, inteligjencës sidomos të Prizrenit, me prof. E ndjerë Anton Qeta dhe të tjerët. Dhe në çdo moment të vështirë solidariteti i qytetarëve të Prizreni nuk ka munguar. Janë për zhvillimin e evenimenteve kulturore marrin pjesë masovikisht, sepse ne edhe konsultohemi me qytetarët, gjithashtu janë mirënjohës për ndryshimin e kushteve të jetesës. Unë besoj se në këtë periudhën dy vjeç e gjysmë kemi bërë shumë për qytetin e Prizrenit, natyrisht se mjaftë nuk është kurrë, ne do të vazhdojmë të investojmë. Unë nuk hyra fort në investime , por po them tani se pa investimet e donacioneve të huaja të cilat gjatë këtyre muajve kanë arritur shumë, nga buxheti ynë ne kemi planifikuar të investojmë 12 milion, e pastaj i shtohet edhe përkrahja në financa e MTPT, MAPL në ndërtimin e zyrave të vendit të cilat gjithashtu kushtojnë, po edhe për realizimin e projekteve të tjera. Gjithashtu nga MASHT, për ndërtimin e shkollave, ngase kjo ministri nuk investon dosido dhe me shuma të vogla por shuma sillet nga 1 milion e 200 mijë euro, d.m.th. shkolla me standarde të larta që nuk i ka Evropa, gjithashtu edhe Un habitati, USAID, ne e zumë vendin e parë si komunë për investime në infrastrukturë rrugore në fshat dhe e morëm shpërblimin  prej 45 mijë euro. Janë edhe donatorë të tjerë. Është pikë kyçe për ne ruajtja e Kështjellës e kalasë e cila është degraduar për fat të keq dhembi  i kohës e ka shkatërruar, sepse është e kohës Iliro Dardane kjo kala, ka përjetuar riparime në kohën e Perandorit Justiniani i Parë,  gjakut tonë në Shek e VI natyrisht edhe në shekujt e tjerë për tu shndërruar në vitin 1853 si Kazermë e Ushtrisë Osmane , megjithatë është një Kështjellë e madhe. Ne pretendojmë ta konservojmë atë, por për një gjë të tillë duhet shuma të mëdha të mjeteve. Jemi shumë të bindur se Komisioni Evropian do të investoj 2 milion e gjysmë euro dhe do të bëhet kalaja e Prizreni  e cila qëndron krenare mbi atë pikë, mbi qytetin e Prizrenit, një pikë turistike që do ta vizitojnë nxënës dhe turistë nga të gjitha vendet e Kosovës dhe nga bota e jashtme. Ne do të investojmë edhe në ruajtjen tjerr të trashëgimisë kulturore për te cilën kujdeset komuna dhe instituti për mbrojtjen e monumenteve kulturore që është me seli në Prizren natyrisht edhe ministria e kulturës.

RKL: Në emër të stafi dhe dëgjuesve të Radios Kosova e Lirë Ju urojmë shëndet, suksese në punë dhe faleminderit për kohën që ndatë me ne.

Ramadan Muja: Faleminderit, ju falënderoj për ardhjen, përshëndetje të përzemërta për stafin dhe dëgjuesit e programit tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …