Intervistë më kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti

Intervistë më kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti

RKL: Kryetar komuna e Vitisë është ndër komunat e para që është prekur nga virusi Corona, si është gjendja momentale e të prekurve më COVID-19 tani pas kaq jave?

 

Sokol Haliti: Gjendja shëndetësore është e mirë e të shtatë të prekurve më Koronavirus, tërë anëtarë të një familje. Dorën në zemër janë pacientët e parë, pacienti i parë 77 vjeçari që ka ardhur nga Italia dhe natyrisht nga ai janë infektuar anëtarët e tjerë të familjes. Por gëzon fakti që gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Edhe këta dy të moshuarit kanë rezultuar negativ në testin e fundit dhe kemi gjendje shëndetësore stabile të tyre sipas mjekëve.

 

RKL: I nderuar kryetar ju në paraqitjet e tuaja vazhdimisht jeni ankuar së nuk e keni përkrahjen e nevojshme nga Qeveria, a keni ende kërkesa për mbështetje dhe cilat janë ato?

 

Sokol Haliti: Ne kemi parashutuar kërkesa më shkrim por edhe më gojë tek Qeveria dhe tek dikasteret e ministria përkatëse. Ne kemi folur në parim për shkak se kemi pasur mungesa. Komuna e jona ka qenë komunë e parë e prekur me koronavirus dhe jemi futur në karantinë më një vendim të Qeverisë dhe kemi kërkuar pako ushqimore, pako mbrojtëse, natyrisht edhe aspekte medicinave më të cilat Qeveria ka mundur që të na ndihmojë. Kemi kërkuar në parim për shkak se kemi pas nevojë dhe mungesë, të komponentëve shëndetësore QKFM-ja kemi pas mungesë, në vendbanime ku kemi pas të rezultuar pozitiv më kororonavirus gjithashtu komuna është vendosur në karantinë kemi pas nevojë për pako ushqimore, komponentë sociale. Ndërsa tani kemi dhe punëtorët sezonal pa punë si ata që kanë punuar në ndërtimtari dhe kafiteri, pra kemi vështirësi plus, ndërsa në anën tjetër nuk kemi qenë të përgatitur si komunë më fonde të posaçme emergjente dhe nuk kemi pas rezerva shtetërore komunale prandaj i kemi drejtuar nivelit qendror nuk kemi pas ku të marrim tjetër kund.

 

RKL: Aktualisht sa janë të pajisura QKMF-të në komunën e Vitisë?

 

Sokol Haliti: Kemi tentuar më pajisje të tjera me u pajisë, e kemi këtu një kompani të cilës i kemi kërkuar më i bërë disa masa mbrojtëse, disa maska, mund të them edhe disa rroba që kemi pas vështirësi në vijën e parë të komponentët shëndetësor të cilët janë marrë më tepër më pacientët e prekur më koronavirus të cilët kanë qenë të izoluar atje në fshat. Prandaj neve na janë dashur masat mbrojtëse sidomos për staf por edhe për të tjerët pasi që vërtetë nuk e kemi ditur se sa do të arrijë numri, pasi që kemi pas një numër të testuarve dhe një numër të dyshuarve që kanë pas kontakte me pacientët e rezultuar pozitiv. Prandaj edhe nga donatorët kemi kërkuar të na ndihmojë pjesërisht na ka ndihmuar edhe Gjilani, kështu që kemi arrit disi por nga ministria kemi marrë shumë pak, prandaj kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’ia dalë dhe vërtetë për të pas masa mbrojtëse adekuate për një kohë dhe për mos më pas frikë që kontakte. Kështu që unë kam prit që do të jemi shumë më të përgatitur në nivel vendi  dhe se do të furnizohemi shumë ma mirë, shumë ma shpejt. Nuk kam prit që një komunë në karantinë 17 ditë të presim për një pako apo të vendimit financiar nëpër komuna. Nuk e di pse jemi vonuar, sinqerisht nuk mund ta kuptojë, se ne i dimë vendimet e Qeverisë sidomos për pakon për mbrojtje nga koronavirusi edhe ndihmat e tjera që i ka marrë, unë kam menduar se do tu jepen komunave dhe do të ndahen në komuna dhe ato do t’ia dalin. Ndërsa ka ndodhë që komunat vetë kanë nis të marrin vendime në Kuvendet Komunale për mjete të cilat i kanë rialokuar apo mjetet që i kanë marr nga burime të tjera buxhetore duke e ngushtuar edhe ashtu mundësinë e operimit komunal. Kështu që kjo nuk është zgjidhje, kam venduar se vendimi i Qeverisë do të vlejë edhe për institucionet lokale që masat mbrojtëse duhet të shpërndahen neper komuna.

 

RKL: Pra niveli i komunikimit nga niveli qendror me ju në këtë fazë mbetet i njejtë, jo më ndonjë rezultat se si e meriton komuna e Vitisë, duke e ditur se keni një numër të konsiderueshëm të prekur me COVID-19?

 

Sokol Haliti: Ajo çfarë flitet dhe trumbetohet nëpër media edhe ajo që është faktike gjendja në komuna ndryshon shumë. Unë nuk jam ithtar i deklaratave boshe por jam ithtar i aspektit real praktik të implementimit dhe bartjes se vendimeve nëpër komuna. Jo vetëm vendimeve të cilat kemi qenë të obliguara që edhe i kemi zbatuar por edhe obligimeve që na mbështesin komunat, i pakove ndihmëse, edhe me masa mbrojtëse edhe medicinave edhe me pak ushqimore, aspekte të tjera që ndihmohen komunat për ta kaluar më lehtë. Nuk e kemi pasur si komunë e para e prekur më koronavirus lehtë që jemi futur në karantinë më një vendim të Qeverisë. Pa u konsultuar fare se çka mendojmë ne si komunë. Ne kemi pas tjetër mendim për ta izoluar vetëm vendbanimin ku kanë rezultuar pozitiv pacientët dhe ashtu kemi vepruar si komitet emergjent të cilin e kam aktivizuar menjëherë që në ditën e parë kur kemi dyshuar edhe kemi vendos komponentin shëndetësore në karantinë. Por edhe jemi koordinuar me fshatin atje ku ka dal pacienti por dhe kemi izoluar familjen e tij. Kjo ka sjell rezultate, pra i gjithë mobilizimi ynë në bazë, por me ne nuk janë koordinuar për hapat e mëtutjeshëm prandaj në mënyrë paushallë me futë në karantinë me një vendim që kanë marrë dhe askush nuk është kujdes që me na mbështet më pako mbështetëse kur të merret vendim për 40 fshatra për një komunë 60 mijë banorë për 17, 18. Është dashur që krejt ndryshe të veprohet dhe ato veprime ne nuk i kemi parë. Prandaj deklaratat boshe nuk janë në rregull, por është më rëndësi t’u qëndrohet mbrapa vendimeve dhe implementimit nga niveli qendror.

 

RKL: Sa po e zbatojë qytetarët urdhëresën e kufizimit të lëvizjes tani?

 

Sokol Haliti: Edhe ne si institucione komunale edhe qytetaret i kanë zbatuar vendimet e nivelit qendror edhe mendimet e ekspertëve e profesionalisteve. I falënderojë gjithë mjekët, komponentët shëndetësor edhe ata të Shëndetit Publik regjionale dhe ISHKPK-në në Prishtinë si dhe mjekët intektolog në Prishtinë të cilët janë kujdesuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të gjithë pacientët. I falënderoj edhe kompetentët shëndetësor në Viti të cilët janë vetizoluar në Viti 17 vetë më drejtoreshën e QKMF-së të cilët më përgjegjshmëri të plotë i kanë ndërmarr masat e vetizolimit për shkak të konkavit që kanë pasur me pacientët e parë. Gjithashtu edhe familjen që është vetizoluar që ka vepruar më përgjegjësi të plotë në këtë situatë ku është dashtë të respektohen rregullat dhe masat e preferuara nga profesionalistët.

 

RKL: A keni arritur të bëni dezinfektimin e hapësirave publike?

 

Sokol Haliti: Krejtësisht në masat komunale dhe veprimet komunale kemi udhëhequr procedura dhe veprime dezinfektuese dhe veprime të tjera. Kemi bërë veprime dezinfektuese me prioritet aty ku kemi pas nevojë fillimisht të Emergjenca, tek QKMF-ja në Viti ku pacientët kanë shkuar dhe kanë pas kontrollet fillestare gjithashtu tek ambulanta  në Stubull, tek shkolla atje ku dyshohet se kanë qenë nxënësit e prekur, tek kisha ne Stubull dhe në vende të tjera publike. Gjithashtu edhe në Letnicë tek ambulanta dhe kisha, restoranti e shkolla. Ndërsa për shkak si vendi më i afërt atje ku kanë frekuentuar pacientet, ne kemi pastruar dhe klorifikuar edhe rrugët atje gjithashtu edhe në qytet, administratën, stacionin policor dhe stacionin e autobusëve. Gjithashtu edhe objektet shkollore, dy shkollat fillore dhe shkollat e mesme, objektet fetare kishat xhamitë. Ne kemi marrë një vragë masa që kanë qenë të nevojshme për të vepruar.

 

RKL: Kryetar, faleminderit për kohën që ndatë me neve dhe me dëgjuesit e radios Kosova e Lirë. Ne urojmë që sa më parë të përfundojë kjo gjendje e pandemisë dhe të kalojmë të gjithë se bashku. Juve shëndet dhe punë të mbarë.

Sokol Haliti:

Faleminderit juve dhe gjithë dëgjuesve të Radios-Kosova e Lirë

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …