Intervistë me kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, z. Hysni Hoxha

RKL : Organi Shqyrtues i Prokurimit i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, punën e vet zyrtare e ka filluar më 1 korrik 2008. Mundësisht për dëgjuesit tanë të na njoftoni në pika te shkurta për  rolin dhe aktivitetin e këtij Organi.

  1. Hoxha: Që në fillim dua të ju përshëndes si një radio me reputacion mbarëkombëtar, një zë që e ka thënë dhe në vazhdimësi po e thotë të vërtetën. Sa i përket themelimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, më duhet të them se ky organ është themeluar në bazë të Ligjit të prokurimit Publik, ndryshimit të tij në vitin 2007. Procedurat janë zvarritur pastaj deri në korrik të vitit 2008, ku me vendim të kuvendit më 31 korrik 2008 jemi zgjedhur si Organ Shqyrtues në përbërje prej pesë anëtarësh. Fillimisht kemi pasur shumë probleme në lidhje me vendosjen e këtij organi në objekte, në akomodimin e tij, në përcaktimin e pagave etj, mirëpo pas gjashtë muajve kemi filluar të stabilizohemi. Mirëpo, megjithatë ne menjëherë kemi qenë të detyruar të fillojmë nga puna, sepse Ligji i Prokurimit Publik përcakton dhe përkufizon edhe afatet për zgjidhjen dhe shqyrtimin e një ankese. Kështu që menjëherë kemi filluar edhe regrutimin e stafit, kështu që tani në OSHP janë 21 anëtarë të OSHP-së , duke përfshirë administratën mbështetëse të shërbimit civil.

RKL: Sa është efikas Paneli Shqyrtues në trajtimin e lëndëve ankimore, sidomos të atyre që janë të komplikuara?

H Hoxha: Organi Shqyrtues i Prokurimit ( OSHP) është një gjykatë administrative, mund ta quajmë ashtu, edhe pse ne jemi organ administrativ,por është gjykatë administrative dhe është i obliguar që lëndët t’i shqyrtojë brenda afatit të lejuar ligjor dhe maksimumi i afatit për shqyrtimin e një ankese është 30 ditë dhe këtu nuk dallohen ankesat  pavarësisht prej rëndësisë së saj, vlerës së saj, ajo duhet të shqyrtohet njësoj. Një dallim duhet të bëjmë kur kemi të bëjmë me lëndë të komplikuara , atëherë i caktojmë dy ekspertë shqyrtues nga më të mirët , në mënyrë që edhe për shkak të volumit por edhe për shkak të rëndësisë së lëndës , që ata në një afat prej 10 ditësh ta japin një raport me shkrim, dhe pastaj paneli shqyrtues e merr një vendim të caktuar. Ju sigurisht e dini se kur te vijë një ankesë, fillimisht shqyrtohet a është me afat dhe  a i plotëson të gjitha kushtet sipas dispozitave të ligjit të prokurimit publik, a e ka sigurimin e ankesës, a e ka procesverbalin e hapjes e të gjitha ato, e pastaj caktohet eksperti shqyrtues. Eksperti shqyrtues në një afat prej 10 ditësh duhet ta nxjerr një raport, ta jap një mendim dhe ta njoftoj panelin shqyrtues dhe palët në procedurë lidhur me mendimin e vet. Dhe pastaj në afat prej 15 ditësh tjera prej pranimit të këtij raportit të ekspertit paneli shqyrtues e merr një vendim, dhe vendimi I OSHP-së është një vendim administrativisht I fuqisë së prerë. Palët e pakënaqura ndaj vendimit të OSHP-së mund t’i drejtohen gjykatës supreme përmes padisë jo përmes ankesës.

RKL. Në bazë të ligjit për prokurim publik OSHP trajton vendime mbi shqyrtimin   e prokurorive APP-së, KRPP-se, a ka pasur raste që vendimet dhe urdhrat e OPSH-së të shqyrtohen ne Gjykatë përmes padisë?

H.Hoxha: Po ka pasur raste, por shumë të pakta kanë qenë ato dhe mund t’ju them me përgjegjësi se për katër vite e gjysmë, kanë qenë diku 12-13 padi që janë dërgua në Gjykatën Supreme, sepse ne e kemi një ueb faqe dhe çdo vendim që merret është i mbështetur, i bazuar në dispozitat e ligjit të prokurimit dhe palët pastaj binden se nuk kanë ndonjë arsye përfitimi a interesi të ankohen në gjykatën supreme, prandaj edhe kemi një numër të vogël që ankohen dhe shumica, mbi 99% e këtyre padive, Gjykata Supreme i refuzon si të pabazuara dhe prej të gjithave që i kemi pasur deri më sot ,sipas informacioneve që kam, vetëm dy vendime dhe ato të lëndëve të rëndësisë së vogël,i kanë rrëzuar vendimet e OSHP-së, kurse të gjitha të tjerat i ka refuzuar gjykata si të pabazuara. Sa i përket APP-së, me ndryshimet e ligjit  të prokurimit qe janë bërë vitin e kaluar 2011, tashmë OSHP-ja nuk merret me ankesat ndaj vendimeve të APP-së apo ndaj vendimeve të KRP-së,por merret ekskluzivisht vetëm me shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik, sepse ato kompetenca tani i janë lënë autoriteteve kontraktuese. APP-ja tashmë është shuar dhe në vend të saj tani e kemi vetëm Agjencionin Qendror të Prokurimit,i cili është në kuadër të Ministrisë së Financave. Është njëri prej autoriteteve të caktuara kontraktuese, po nuk është institucion i prokurimit publik. Me ndryshimet e fundit që i përmenda, institucione të prokurimit publik kanë mbetur OSHP-ja dhe KRPP-ja.

RKL: OSHP për punën e vet, një herë në vit i raporton Kuvendit të Kosovës për mbarëvajtjen e procedurave, a ka ndërhyrje të politikës në vendimet e OSHP-së?

H.Hoxha: Është një pyetje shumë interesante që e bëjnë shumë gazetarë të shumë medieve, sidomos të shkruara, mirëpo është pak e habitshme të besosh se është një e vërtetë shumë e madhe që nuk ka kurrfarë ndikime politike, sepse ne jemi edhe si organ krejtësisht i pavarur. Për fat të mirë, ne i kemi pasur edhe disa monitorime të institucioneve të prokurimit të BE-së siç është SIGMA dhe kemi mësuar shumë prej tyre, por jo vetëm që kemi mësuar por kemi edhe një mbështetje, kemi një kurajë prej tyre. Edhe institucionet politike,mund të them me përgjegjësi,nuk bëjnë trysni dhe kurrfarë ndikimi në drejtim të vendimeve tona, sepse ndoshta është edhe për  shkak të respektit që këto institucione politike kanë ndaj institucioneve të BE-së.

RKL: Krahasuar me vitin paraprak, a ka shtim të konsiderueshëm të shtimit të vëllimit të punëve në Panelin Shqyrtues?

H.Hoxha: Qysh prej vitit 2008, në pesë mujorin e fundit kur kemi filluar të punojmë kur kemi bërë gjysmë raportin e parë të vitit 2008 dërguar kuvendit, është parë një fluks I ardhjes së kërkesave, një dyfishim i rritjes së ankesave, sepse në qoftë se në shtat mujorin e vitit 2008 kanë qenë diku krejt në KRPP 100 ankesa, sepse ne e kemi trashëguar KRPP-në, atëherë vetëm për pesë mujorin e fundit të vitit 2008 kemi pasur rreth 300 ankesa. Në vazhdim kemi rritje të ankesave. Mund të them se në vitin 2009 kemi pasur diku rreth 580 ankesa,në vitin 2010 kemi pasur 540, ndërsa në vitin 2011 kemi pasur 420 ankesa  dhe këtë vit deri tani kur ne po flasim  kemi 300 ankesa që janë në shqyrtim. OSHP ka një efikasitet por ka edhe anën profesionale,një arsyeshmëri në drejtim të punëve, se rreth gjysma e këtyre ankesave aprovohen, dhe gjysma e gjysmës së këtyre ankesave kthehen në ri vlerësim dhe gjysma tjetër kthehet në ri tenderim d.m.th gjysma e vendimeve që merr OSHP-ja vërteton vendimet e autoriteteve kontraktuese, ndërsa të tjerat kthehen ose në ri vlerësim ose në ri tenderim .

RKL A ka  aplikuar ndonjë gjobe OSHP, ndonjë autoriteti kontraktues, apo siç ishte rasti I Policisë se Kosovës qe ishte paralajmëruar prokurorimi i PK-së se do të ndëshkohej me një gjobë rreth 5 mije euro

Hysni Hoxha: Po, OSHP-ja, po flas për vitin e kaluar të dhënat që i kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës , në raportin tonë vjetor ka shqiptuar 7 gjoba, pra 7 autoriteteve kontraktuese dhe vlera e këtyre gjobave është rreth 131 mije  euro. Dhe prej tyre gati te gjitha gati janë inkasuar përjashto Autoritetin e ART-së, dhe për habi tonën i janë drejtuar me mase të përkohshme Gjykatës Supreme dhe ajo, duke mos pasur parasysh  absolutisht dispozitat e LPP, ajo ka aplikuar ne mase te përkohshme, kjo ka ndodhur qysh para dy vitesh, dhe ne nga qe ajo dite nuk kemi asnjë shkrese a është hequr ajo mase e përkohshme, a ekziston si e tillë apo është nxjerrë ndonjë vendim i gjykatës supreme, nuk kemi asnjë informacion edhe përkundër faktit që kemi kërkuar disa here informacion por nuk na janë përgjigjur, ndërkaq të tjerat janë inkasuar. Dhe këto autoritete janë Ministria e Shëndetësisë, ART, ministria e infrastrukturës , ministrisë së Bujqësisë, komunës së Graqanicës , Vitisë, por ajo që është punuar vjet , sivjet na ka kursyer shumë sepse autoritete kontraktuese frikësohen nga gjobat, dhe asnjë vendim të OSHP-së , asnjë autoritet kontraktues nuk heziton të mos e zbatojë.

 

RKL: A konsideroni se është rritur besueshmëria e operatorëve ekonomik ndaj OSHP-së.

Hysni Hoxha: Po pikërisht, e ceka edhe më lart nga vetë fakti se është rritur numri i ankesave ka të bëjë me rritjen e besueshmërisë. Ngase kjo është një gjykatë ku palët ballafaqohen me procedurë më tutje zor se e kontestojnë atë.

RKL: nëse keni ndonjë shifër, sa keni arritur gjatë këtyre viteve në saje të vendimeve më meritore ta kurseni buxhetin e Kosovës

Hysni Hoxha: Në vitin e kaluar  kemi hartuar një rubrikë në raporti tonë vjetor që i raportojmë Kuvendit , në vitin e kaluar kur është bërë një analizë tek ato lëndë që kanë pasur shifër më të madhe  të kontesteve, vetëm vitin e kaluar është arritur të kursehen 4.5 milion euro, pra OSHP, jo vetëm që i meriton këto shpenzime  ngase buxheti ynë kap shifrën rreth 252mijë euro , ne meritojmë edhe më shumë ngase ne kursejmë  paranë publike.

RKL: Çfarë mund të na thoni lidhur me raportin e progresit?

 

Hysni Hoxha: Sa i përket raportit të progresit sivjet OSHP, me të vërtetë ka çka të flasë, ngase raporti ka një përmbajtje reale, sepse ka pasqyruar të gjitha institucionet e prokurorimit publik në Kosovë, si për KRPP-në, ashtu edhe për OSHP-në, dhe ka dhënë një vlerësim real, sepse tani prokurorimi publik në Kosovë është i krahasueshëm me prokurorimin publik që bëhet në shtetet e BE-së. Ne  jemi të kënaqur dhe shpresoj që këtë nivel të shkallës së lartë ta vazhdojmë edhe më tutje.

RKL: Faleminderit për kohën dhe suksese në punën Tuaj

 

Hysni Hoxha: Faleminderit Juve, ne jemi dëgjues te pasionuar të Radios-Kosova e Lirë, dua të vazhdoni kështu por të jeni edhe më lart, me një fjalë dua të ju shoh edhe më lartë sidomos në shtrirjen edhe të frekuencave në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Prishtinë

15.10.2012

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …