Intervistë me luftëtaren e Lirisë, Ganimete Imer Qeriqi

Intervistë me luftëtaren e Lirisë, Ganimete Imer Qeriqi

RKL: E nderuar, Ganimete Qeriqi, për fillim të kësaj interviste na tregoni disa të dhëna jetëshkruese për familjen, fëmijërinë, për shkollimin?

Ganimete Qeriqi: Jam e lindur në Krojmir. Emrin Ganimete ma kanë vu në kujtim të heroinës Ganimete Terbeshi. Në moshën dy vjeçare kemi migruar në Gjermani, pasi babai im Imer Tafil Qeriqi punonte atje. Deri në moshën 7 vjeçare kam qëndruar në Gjermani. Kur erdhi koha për  shkollë në klasën e parë, baba më ktheu në Kosovë te gjyshja dhe me regjistroi në klasë të parë, meqë nuk e kishte ndërmend të qëndronte gjatë në Gjermani.

Në klasë të parë për mësues kisha Ismet Ollurin. Për t’iu adaptuar tani jetës pa prind nuk ishte fort kohë favorite për mua, me thanë të vërtetën. Me gjithë vështirësitë si fëmijë dalëngadalë mora veten u përshtata me jetën, kushtet e mora veten. Gjyshja ime Sabilja,  kujdesej për mua dhe u bë tani nëna ime. Xhaxhallarët, halla, kushërinjtë e lagjes silleshin mirë me mua. Dalëngadalë u mësova me jetën, mësoja, u bëra nxënëse e mirë, bashkëpunoja me fëmijët e lagjes sidomos me kushëririn, Eminin dhe kështu arrita të bëhem nxënëse e shkëlqyeshme. Diku në klasë të katërt i mbaj mend demonstratat e vitit 1981. Pasi shumë kohë rrija në familje të kushëririt, Mehdi Qeriqi dhe inxhes Ajshe.  Inxhja Ajshe, ishte bijë e heroit Kadri Beba, dhe mbanin lidhje me dajat e Ribarit, aty kishte biseda për Shqipërinë. Bisedohej se atdheu ynë nuk është Jugosllavia por Shqipëria. Aty mu lidhej një kujtim, letërkëmbimi i babait tim Imerit me  Ymer Hysajn ishte nipi i lagjes që kishte dalë ilegalisht në Shqipëri. Ata shkëmbenin letra me babën, në Gjermani. Fillet e para të atdhedashurisë i kam marr nga demonstrata e vitit 1981 sidomos me qëndrimin ne ilegalitet të kushëririt dhe shokut të babait tim, Ahmet Qeriqi.

Edhe pse e re, sikur fillova  ta kuptoja se diçka nuk ishte  në rregull, se populli ynë nuk e kishte lirinë që e meritonte.

Asokohe e kam ndier në vete një vuajtje dhe brengë, për bacën Ahmet, ishte në mal, pastaj në burg, pastaj edhe tezakun im Isuf Dragaqina, po ashtu në burg  e të tjerë. Baca Ahmet në fillim dihej se qëndronte ilegalisht në Krojmir dikur  edhe humben gjurmët …mandej edhe ra në burg. Gjithë lagjja ishte e brengosur atë kohë, por edhe ne fëmijët e përjetonim rëndë, sidomos dënimi me burg prej 8 burg dhe kishte edhe një dëmin tjetër një vit e gjysmë, i dënuar para demonstratave.   Më kujtohet si në atë kohë loznim në vendin e quajtur “Bahqe te mollat”. Luanim,  shprehnim dëshira,  gdhendnim ne lëvoret e mollëve, fjalë e fjali. Dhe dëshira jonë  ishte të mos dënohej baci Ahmet sidomos unë, Emini e Mexhidi. E pyetshim njeri tjetrin çka ke menduar? unë kisha  një dëshirë që baci Ahmet mos dënohet. Pas dënimit, nuk ka pasur fidane mollash  që nuk ka qenë e gdhendur me brisqe e thika: “11 Mars, Kosova Republikë, Ahmet Qeriqi” e parulla të tjera, E kujtoj Rrethimin e Shtëpisë  së bacit Mehë nga policia në kërkim të Bacit Ahmet në vitin 1982.  Atë ditë ne kemi qenë në dasmën e Isuf Dragaçinës, nga fshati Bujan që ishte liruar për pak kohe nga burgu, dhe një javë pas martesës e kishin marrë sërish në burg ku e kishin mbajtur katër vjet. Zakonisht fëmijërinë e kisha kaluar me fëmijët e bacit Mehë, dhe me atë grumbull të  fëmijëve që vinin dhe kalonin verimet në Krojmir, në mesin e tyre edhe fëmijët e bacit Ahmet i cili ndodhej në burg.

Atëherë edhe prindërit e mi ishin kthyer në Kosovë. Unë 7 vite i shkollë i kreva në  Krojmir e klasën e tetë në Pjetershticë.  Tani dy vite shkollë të mesme në Lipjan. Atë kohë  kujtoj ngjarjen e Aziz Kelmendit, ora policore, distancimet, shkarkimet etj. Pastaj u regjistrova në shkollën e mesme të Mjekësisë, në Prishtinë. Në vitin e tretë të shkollës mesme u intensifikuan trazirat dhe tendencat për suprimimin e autonomisë se kushtetutës se’ 74 protestat për ndalim te suprimimit filluan, unë merrja pjese në ato protesta, ishin masive. Pastaj greva e minatorëve etj. Përpjekjet, protestat grevat nuk patën sukses, kushtetuta u suprimua, filluan shtypjet burgosjet, helmimet e çka ma keq … Tani doli në skenë Lidhja Demokratike. Dhe nga shkolla shkova dhe u anëtarësova unë. Dhe mu duk se po anëtarësohesha në një lëvizje Çlirimtare. Kauza për shqiptaret më nuk pushoi. Erdhi 2 korriku, tani greva e 3 shtatorit kushtetuta e 7 shtatorit etj.

RKL: Ju keni qenë pjesë e aktiviteteve e protestave të ndryshme edhe para luftës, na trego me kënd keni bashkëpunuar, cilat kanë qenë ato aktivitete?

Ganimete Qeriqi: Fillova me marrë pjesë vullnetare në pajtimin e gjaqeve etj. Shtrirja e anëtarësimit të LDK u zgjerua e filloj edhe në Krojmir.

Një dite Sanie Olluri erdhi te familja ime dhe me ftoj në themelimin e Forumit të Gruas së LDK-se. Pastaj, Sanie Olluri u bë kryetare e fshatit dhe filluam me të gjitha aktivitetet që ishin aktuale për kohën si: “Shoqata Humanitare Nena Terezë” shoqata ,”Motrat Qiriazi” ,familja ndihmon familjen etj, kishte raste kur vizitonin familje të ndryshme vërenim që dikush ka ndërprerë shkollimin shkaku i gjendjes materiale ,intervenonim dhe i ndihmonim etj. Atë kohë edhe isha anëtare e komisionit për shëndetësi.

Dhe një ditë shkova në  mbledhje në Lipjan, ku atë komision e udhëhiqte atë kohë dr. Fitim Selimi. Mbledhja u mbajt në Lagje të Re të Lipjanit. Ishim në prag të Grevës së Shtatorit, thuaja se në shtet rrethim dhe nuk dinim çka do të ndodh pas grevës së 3 Shtatorit. Doktor Fitimi tha jemi në një situatë alarmante nuk dihet çka na pret është mirë me u mobilizuar nëpër fshatra, dhe të kemi një grumbull barnash që na duhet për ndihmë të parë. Kërkoni nga fshatarët ndihme dhe blini barna. Unë shkova në Krojmir, atë kohë autobusët nuk qarkullonin. Kosova transi ishte ndërprerë, dhe unë pata shkuar në këmbë në mbledhje, dhe në këmbë u ktheva në Krojmir. Kur shkova në Krojmir bisedova me Sanie Ollurin dhe Fatime Qeriqin, dhe dolën në fshat grumbulluan mjete diku në vlerë 2000 marka, për të blerë barnat, të cilat i çuan në familjen e Bacit Mehë dhe i lanë në një nga kthinat e asaj shtëpie që ishte e destinuar për barna. Ato barna kohe pas kohe i kam ricikluar, ampulat që ishin gati me ju skaduar afati unë shkoja dhe i ndërroja te doktor Isë Haxhiu, në Shtime  dhe i merrja me afat me te gjate. Shumë  janë ruajtur kështu deri në luftë dhe në lufte,  janë përdor.

Krahas veprimtarisë legale kemi kryer edhe pune ilegale.

Një dite Sanie Olluri me tha: nuk çlirohet Kosova pa luftë, duhet me u përgatit se kësaj kauze nuk i shpëton as ti, duhet me qenë të gatshëm mu mobilizuar për luftë të armatosur se nuk ka çlirim ndryshe. Unë pyeta si do te organizohemi dhe si do te veprojmë : tha është një grup në Krojmir që punojnë por tha ti me këtë profesion dhe me vullnet për çlirim kësaj kauze nuk i shpëton dot. Unë jetën time as që e kisha problem. Sania me tha duhet do ushtrime një praktike do angazhime etj. Dhe mi tregoj do emra të fshatit qe atëherë vepronin ilegalisht në Krojmir si:  Elez Durmishi, Sylë Qeriqi, Shaban Mustafa, Baci Mehë, Ramiz Qeriqi e të tjerë. Një ditë erdhi edhe mbesa e Ramiz Qeriqit, Fikrije Qeriqi dhe me tha: a ke gatishmëri me pranuar detyra ma te rrezikshme për çlirim, sepse kjo rrugë e LDK nuk çon në çlirim të vendit dhe bëmë një bisedë serioze. Dhe e kuptova që në lidhje me grupin e Krojmirit paska edhe vajza që po vepronin diku Drenicë e Prizren. Llogaritë i kemi në ty në Krojmir me ndihmuar këtë proces tha Fikrija. Tani me shtytje të disa individëve unë shkova në praktike te doktor Ise Haxhiu, Ai me ka ndihmuar shumë në përgatitjet e mija profesionale Ama ajo amulli ,ky proces i çlirimit u zgjat, shumë. Filluan strukturat paralele privatizimi etj. proces që zgjati gati 10 vite. Kur pash qe s’ka ren çlirimi fillova te studioja me korrespondencë Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Absolvova shumë shpejtë. Gjatë atij procesi unë kam ndihmuar shumë fshataret e mije çdo segment është shumë me i numëruar, sa injeksione, infuzione e pastrim plage. Qe atëherë fokus kemi pasur barazinë gjinore (e pamundur me u përshkruar te gjitha) Në protesta studentore asnjë mungesë nuk e bëja. Lufta u bë pashmangshme.

RKL: Me fillimin e luftës së UCK-së, në Krojmir qysh në pranverë të vitit 1998 ju bëtë pjesë e saj. Si të kujtohen ato ditë?

Ganimete Qeriqi: Koha solli njerëz të mëdhenj. Lufta heroike në Prekaz, Qirez, Likoshan e në mbarë Drenicën. Filluan lëvizjet për tu aktivizuar  e për t u bërë  pjesë e UCK-së, veç doli skenë, lëvizjet e çlirimtareve u shpeshtuan, pika e takimit ishte shpija e bacit Mehë.

Milicit Gjurë dhe të tjerëve që maltretonin fshataret tonë iu ndal turri.

Unë fillova aktivitetin me:  Mirditën, Milikijen dhe kushërirat e mija. Kisha do takime me Shukrije Mustafen, Ajo më kontaktoi  me Makfirete Shamollin edhe me Mevlude Dulahun etj

Me Nenën Ajshe nuk i kisha ndal kurrë takimet as ma bacin Mehë, në atë shtëpi u bërë pika e takimit dhe regjistrimit të ushtareve vullnetarë.

Fillimisht unë ndihmoja ilegalisht ndonjë ndihme, me ushqime a dikur legalisht. Organizoja çdo shtëpi të lagjes me radhë me qua bukën te shtabi, me radhë me qua qumështin etj , një ditë nëna ime ( nëna dhe baba gjithmonë më kanë mbështet në organizime, sa herë që ka pasur raste me ardhur ndonjë delegacion nëna më ka përgatitur buke) pastaj gratë e tjera të afërme Sevdia, Merishahja, Shehidja, Valbona etj dhe vajzat e lagjes shkonin me radhë dhe shërbenin te nana Ajshe : motra ime Neribani, pastaj kushërirat: Magbulja, vajzat e bacit Idriz, bacit Vehbi, bacit Sylë, bacit Selatin etj.  Ky ishte fillimi dikur rrjeti u zgjerua edhe në lagjet tjera dhe në gjithë fshatin.

Intervistë me luftëtaren e Lirisë, Ganimete Imer Qeriqi

RKL: Në radhët e UÇK-së kishte edhe luftëtare të tjera, sidomos në Krojmir, ku ishte themeluar edhe pika e parë e luftës, në këtë pjesë të Drenicës. Cilat kanë qenë bashkëluftëtaret Tuaja?

Ganimete Qeriqi: Ndërsa vajzat që u radhitem në radhët e UÇK-së:  Unë, Milikja, Arbana, Mirdita, drejtoresha e shkollës së Nekocit, Elmije Plakiqi e shumë të tjera.

Një ditë në një betejë, erdhi të shtëpia ime, Elez Durmishi dhe tha mos u largo nga shtabi se ka luftime nëse ka të plagosur, ata i bien në shtab dhe a ke material diçka. Unë i tregova sa për fillim kam e më tutje ta shohim.

Pastaj një ditë të shtabi edhe Ramiz Qeriqi-Luani me tha: nëse të kujtohet kur ka biseduar Fikrija dhe ka biseduar me ty para sa viteve për do vajza te ilegales. Ato tash vinë në Krojmir dhe ti duhet mi majtë pran dhe ato janë të përgatitura por në fillim duhet mi ofruar ti, i thash në rregull, mandej ka ardhur Merita Mazreku me shoqen e saj Tringën. Merita kishte qenë e përgatitur, kishte qenë udhëheqëse e grupit të vajzave të organizatës që kishte vepruar në ilegalitet dhe kishte udhëhequr grupin e vajzat në  stërvitje ushtarake, në Shqipëri. Ishte edhe intelektuale e përgatitur kishte sens për situata të ndryshme ushtarake dhe politike ishte edhe konspirative. Uniformat ushtarake që ishin të mëdha i qepte i rregullonte e kështu me radhe. Në vizitë për mes rrugëve ilegale i vinte motra, shoqet e ilegales, Rrushja, Shpresa, Lumja etj. Meritës ja kishin besën te gjithë veprimtaret e ilegales edhe te Krojmirit edhe të Prizrenit etj Ajo kishte marrë pjesë te disa tribuna shkencore me Ukshin Hotin, Halil Alidemajn, etj… Në Krojmir asokohe kishin ardhur  edhe Shukrije Mustafa. Motra medicinale, Fatime Qeriqi ka kontribuar fillimisht pas betejave dhe rënies së familjes Jashari. Ajo kishte udhëhequr edhe lindjet.

RKL: Cili ishte aktiviteti i luftëtareve të lirisë, me çka merreshit më shumë, cilat punë u kishte besuar komanda?

Ganimete Qeriqi: Betejat filluan shpeshtuan, pikat e UÇK me u rritën në Carralevë, Zborc, Blinajë, Lapushnik. Fshati na përkrahte si burrat, gratë, djemtë, vajzat, u bëme një numër i madh vajzash, beteja kishte në Carraleve, Blinajë,  Zborc. Serbët granatonin  nga të gjitha anët dhe ne grupi i vajzave u mobilizuam ne grupe,  disa në Blinajë e disa në disa Caralevë etj. Elmije Plakiqi, Milikija dhe Mirdita shkuan në betejën e Carralevës unë dhe ushtaret e Prizrenit mbetem në Blinajë. Të tjerat mbeten nëpër shtabetr lokale  motra ime, vajzat e bacit Vehbi, bacit Syle, bacit Selatin. Në ofensivën e korrikut, nga predhat serbe  ishte martirizuar, bashkëfshatarja  jonë  Afërditë Shaqë Qeriqi, të cilën atë ditë nga  granatimet nuk arritën ta varrosnin te varrezat e fshatit, por e kishin varrosur në hyrje të Grykës së Shpëtimit, në Krojmir.

Te ne në lagje ishte vendosur  edhe familja Buja, prindërit e Ramë Bujës dhe vëllezërit e tij, pas një kohe edhe familja e Jakup Krasniqit dhe dr. Fitim Selimi e të tjerë. Në Blinajë kur shkuam aty veç kishte pika ushtaresh edhe doktor Fitimi shërbente aty. Bëmë përgatitjet e para, pastruam rregulluam, barnat, orenditë, por nën stop në breshëri të granatimeve. Doktor Fitimi ishte vigjilent, i guximshëm, i dijshëm edhe shumë atraktiv dhe shumëdimensional dhe mbante moralin e ushtareve, madje edhe këndonte. Granatimet kur s’kishin pushuar. Në atë kohë erdhën edhe te plagosurit e parë nga fshati Rreze (Leletiq). Pas dy ditë në mbrëmje erdhe komandanti Shukri Buja dhe tha duhet të tërhiqemi nga pozicionet e para.  Na tregoi që pika Zborcit ishte thyer dhe kishte rënë dëshmor, luftëtari, Ruzhdi Salihu.  Me gjithë hezitimin tonë ishte urdhër nga lartë të ndërrohet strategjia luftarake. Unë u hamendësova, pastaj njëra nga ushtaret e Prizrenit thoshte unë në shpine time nuk kthehem e gjallë ose me fitore ose e vdekur.  Kur u tërhoqëm nga Blinaja u kthyem në Krojmir as një njeri ma nuk pamë. Shtëpitë ishin zbrazur popullata ishte zhvendosë në Gryken e Shpëtimit dhe te gjithë në qiellin e hapur…

 RKL: Me bashkëluftëtaret por edhe bashkëluftëtarët Tuaj keni qëndruar në frontet e luftës prej fillimit deri në mbarim. Si ia keni arritur të gjendeni në kushte dhe rrethana lufte

Ganimete Qeriqi: Pas dy ditë, bashkë me doktor Fitimin i kishim marrë te gjitha barnat nga Blinaja as edhe një gjilpërë s’kishim lënë pa marr dhe bëmë një pikë strehimi në mal në Gryken e Shpëtimit, vendosem barnat. Dhe pasi shtëpia e Aziz Ollurit ishte thuaja në grykë i kërkova ndihmë dhe ai mi dha çelësat e shtëpisë dhe tha hyni këtu dhe qe ku keni ushqime qe kopshti qe frutat te gjitha. Tani ne ushtaret qëndronim aty. Doktor Fitimi na ndihmonte shumë dhe gjatë asaj kohe kishin ardhur plagosjet e para nga Mirena, gjate kohës sa ishim ne shtëpinë e bacës Aziz  Olluri. Nga Pjetershtica erdhen edhe doktor Jakup Ismajli  me ekipin e vet doktor Naser Bytyqi, laboranti Tahiri, Reshati nga Shtimja, Shyqeri Iballi që merrej me logjistikë etj. Ndërkohë Doktor Fitimi shkoi në Shtab të Përgjithshëm në Kleçkë. Aty kemi punuar në ekip mjekësore deri në Betejën e Luzhnicës më 25 gusht të vitit 1998 ku ra edhe Ismet Jashari,  komandant Kumanova dhe katër luftëtarë të tjerë ndër më të njohurit.

Ne ushtaret dhe ushtarët filluam rishtas një mobilizim dhe nga ekipi mjekësore kemi qenë, unë, Mirdita, Arbana, Milikija,  ushtaret e Prizrenit dhe kemi mbajt në mbikëqyrje të gjitha shërbimet ushqimore ushtarake mjekësore. Jemi kujdesur për ushtarët,  popullatën deri ne një armëpushim, diku në tetor të vitit 1998.  Kur ka filluar mobilizimi i epikit mjekësore rishtas popullata u kthye në fshat. Në atë kohë grupit të ushtareve i bashkohet Metie Konjusha, Sevdije Mehmeti dhe Alije Daka.

Unë kam parë vendosmërinë e grave dhe vajzave te Krojmirit sa sy qele dhe konsekuente ishin dhe nuk jemi dorëzuar deri në fitore. Unë pata edhe një vështirësi ne shkurt te vitit 1999 se u sëmurë baba. Filloi Ofensiva masive dhe dyndja e popullatës për në Gryken e Shpëtimit me 1 Prill 1999 ,dhe me 3 prill te gjithë fshati kemi shkuar në grykë dhe me 4 prill u dogjën disa shtëpi nga forcat serbe.  Më kujtohet aksioni i ushtareve qe i morën minat në Golesh na ka ndihmuar shumë se ushtaret i vendosnin kur pashin që tanket po vinë drejt fshatrave tona. Mos harroj ta them se kohe pas kohe grupin tonë e ka vizituar edhe Teute Rexhepi te cilës ju plagos i fejuari në betejë të Blinajës Burim Reçica. Me 22 maj 1998 ra dëshmor edhe Halil Nezir Meta, nga fshati ynë. Më herët, më 14 dhjetor të vitit 1998 bashkëluftëtarët tanë  Enver Olluri,  Isë Olluri dhe Qamil Olluri. kishin rënë në pritë të forcave serbe, në Gorozhup të Hasit në mesin e 42 dëshmorëve, në krye me Komandantin, Mujë Krasniqi.

RKL: Si e keni përjetuar Ditën e Çlirimit të vendit, si e kujtoni atë ditë?

Ganimete Qeriqi: Kur arritëm ditën e  lirisë, pasi u kthyem nëpër shtëpitë tona, pamë shumë shkatërrime vuajtje, varre masive të zhdukur, rënie e  dëshmorëve dhe martirëve të të gjitha moshave e grave shtatzëna, fëmijëve. Të zhdukurit e bënë edhe me të shenjët lirinë tonë…

RKL: Pas përfundimit të luftës ku jeni angazhuar dhe çka keni punuar, ku punoni aktualisht?

Ganimete Qeriqi: Pas lufte unë fillova punën  në Shtëpi të Shëndetit në  Lipjan, tani QKMF, ku punoj edhe aktualisht. Mandej pas një kohe jam kyçur në politikë. Pikënisje për të  hy në politikë në vitin  2009 ishte fakti se  Ramush Haradinaj ishte komandant i shquar dhe i çmuar i UÇK-së. Kur shkoi ne Hagë mu pat dhimbsur shumë, me kujtohet atë ditë ka qenë 8 mars, dhe kemi qenë në festë me kolektiv dhe punëtorët e komunës, unë e lëshova festen dhe shkova në shtëpi, atje i gjeta duke qarë nenën dhe motrën. Dhe nga këtu kam përcjellë profilin politik të Ramush Haradinajt dhe paraqitja e tij si burrështetas, dorëheqja e tij dhe qëndrimi guximtar, e kam çmuar shumë. Aktualisht jam asambliste në radhët e PDK-së, në Lipjan.

RKL: Faleminderit, bashkëluftëtare dhe kushërirë, Ganimete Qeriqi, shëndet e punë të mbarë!

Ganimete Qeriqi: Faleminderit nga Ju, për punën angazhimin, për pasqyrimin real e historik të ngjarjeve me karakter informativ, kulturor e kombëtar. Punë të mbarë tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …