leoni

Intervistë me Lume Kralani-Jakupi, bija e dëshmorit të Kombit, Sejdi Kralani

Intervistë me Lume Kralani-Jakupi, bija e dëshmorit të Kombit, Sejdi Kralani

RKL: E nderuar Lume Kralani Jakupi, vajzë e dëshmorit të Kombit, Sejdi Kralani, mirë se vini në këtë intervistë për dëgjuesit e Radios-Kosova e Lirë!

Lume Kralani Jakupi: Mirë se ju gjej, më lejoni të ju përshëndes edhe unë juve dhe të gjithë dëgjuesit e radio Kosova e Lirë, që sa herë e përmendi këtë radio me drithëron në zemër.

 RKL: Jeni vajza e dëshmorit të kombit, Sejdi Kralani, jeni e nderuar dhe e respektuar që keni pasur një baba luftëtar i cili jetën ia kushtoi çlirimit të Kosovës. Si e kujtoni sot babanë Tuaj të dashur?

Lume Kralani Jakupi:  Ju faleminderit shumë për fjalët e juaja. Unë jam vajza e madhe e heroit Sejdi Kralani dhe si ndjesia më e ndjeshme unë kam pas piken më të dobët babanë pa të cilin se kam menduar apo e kam pa të pa mundur për të vazhduar pa të. Unë ende i mbaj të freskëta kujtimet fjalët punët dhe veprat që i ka lan pas gjurmë të pa shlyera për të gjithë, si një baba i përkushtuar dhe si një çlirimtar i pa shembull, sy pa trembur që e dëshmoj edhe në momentet e fundit të jetës.

RKL: Sa herë vjen Prilli çfarë përshkon qenien tënde??

Lume Kralani Jakupi: Ah, sa fillon ky muaj kam një ndjejnë ndryshe me kaplon një ndjenjë shpirtërore e pa përshkruar sa që mezi s’pres edhe të përfundoj më shpejt, mirëpo me kalimin e ditëve vjen edhe dita 30 prilli që me përkrahjen e shoqërisë që na bëjnë të ndihemi krenare e tejkalojmë me shumë krenari.

 RKL: Cilët kanë qenë bashkëluftëtarët e tij gjatë ilegalitetit dhe në fillimet e luftës?

Lume Kralani Jakupi:  Shokët dhe bashkëluftëtaret janë një ngushëllim i mirë për ne, ata vijnë në vizita dhe përvjetorë. Shokë të idealit sigurisht që kanë qenë njerëzit më besnik dhe të rrethit tonë që bashkëpunuan gjatë ilegalitetit po dhe në kohërat më të vështira në luftë. Përkrahja na jep motivim dhe krenar. Këtu dua të përmend edhe poetet që pa reshtur shkruajnë për babin tonë.  Këtë iniciativë e kishte marrë z. Ajet Shala që mbi 400 poetë shkruan poezi dhe ju bashkëngjiten Antologji për heroin Sejdi Kralani Ballisti.

RKL: Rënia në krye të detyrës e babait Tuaj, Sejdi Kralani, ishte humbje e madhe për UÇK-në, por edhe për familjen. Ku keni qenë asokohe dhe kush ju ka mbështetur më shumë?

Lume Kralani Jakupi: Po e vërtet ishte një humbje e madhe për ushtrinë çlirimtare të Kosovës gjithashtu edhe për familjen, atë ditë ishin aty në atë ditë ferri të rrethuar nga forcat këmbësorie serbe në të gjitha anët mbi 10.000 civilë të dëbuar në një lëndinë. Babanë që në agim na zgjoi dhe na dha shumë kurajë na tha që nuk do ju lë vetëm mos keni frik nga asgjë unë do jem me ju kudo. Në shtëpi ishim më shumë se 100 veta, kishim edhe mysafir të strehuar dolën në lëndina dhe forcat serbe na detyruan të shkojmë në Drenas ishte rrugëtim i gjate, ne me trup ecnim e ecnim mirëpo shpirtin e lash aty tek një gur ku i dëgjova te shtënat, ky pash tym unë ika me kok mbrapa lash aty gjithçka, të nesërmen nga Drenasi na larguan me trena në Bllacë për në kampet e Çegranit, këtë pjesë nuk di si ta përshkruaj….. Mbështetjen e gjenim tek gjyshi i cili na rrinte afër.

RKL: Lume e nderuar, Lufta, e cila natyrisht la gjurmët e saj, la plagët e saj, sa gjeni përkrahje nga shokët e babait Tuaj?

Lume Kralani Jakupi: Përkrahjen e shokëve te babait gjejmë gjithmonë dhe kurdoherë.

RKL: Ku jeni tani ju bijat e bijtë e dëshmorit, Sejdi Kralanit, a studioni, a punoni?

Lume Kralani Jakupi: Unë kam gjet veten gjithmonë duke me udhë rrëfyer nga engjëlli im lart. Kam studiuar fakultetin e shkencave kompjuterike, punoj në Telekomin e Kosovës aty kam gjet vetën shumë mirë. Kurse vëllai i madh dhe motrat nuk punojnë në punë të shtetit, dhe nuk kanë pas përkrahjen institucionale. Vëllai i vogël gjithashtu ka studiuar ekonominë dhe punon në Aeroport .

RKL: Sukseset e arritura janë rezultat i angazhimit Tuaj, kujt ia dedikon ato?

 Lume Kralani Jakupi:  Sukseset e mia sigurisht janë mundi im mirëpo edhe që kam pas përkrahjen e bashkëshortit tim, dedikimin ja kushtoj sigurisht babait tim.

RKL: A mendoni se Qeveria e Shteti i Kosovës ka bërë sa duhet për dëshmorët e në këtë mes edhe për familjet e tyre?

Lume Kralani Jakupi: Qeveria dhe shteti nuk mendoj që kanë bërë sa duhet përderisa fëmijët e Kosovës apo edhe të heronjve detyrohen të largohen nga vendi për shkak që nuk e kanë përkrahjen e shtetit nuk e gjejnë askund veten dhe te dëshpëruar po ikin. Kjo gjë me brengos tejet shumë sepse ne kur u kthyem nga lufta ishim nën rrënoja ofertat për të ikur apo emigruar ishin të shumta dhe të sigurta mirëpo ne vendosen të qëndronim të ndërtonim Kosovën, dhe tash kjo ikje masive e të rinjve është tmerrësisht i keq për shtetin që ndërtuan me mund prindërit tanë.

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Lume Kralani Jakupi:  Unë përveç që jam punësuar me mënyrë të drejt dhe korrekte nuk shoh tjetër përkrahje nga shteti po foli personalisht.

RKL: Në emër të stafit të Radios dhe dëgjuesve tanë Ju përshëndesim dhe iu falënderojmë përzemërsisht për intervistën!

Lume Kralani Jakupi: Ju falënderoj shume juve dhe te gjithë dëgjuesit tuaj. Jeni ju që na ndihmoni të rrëfehemi të ngushëllohemi dhe që nuk na harroni asnjëherë. Uroj të kaloni bukur dhe ti gëzoni këto ditë të bukura.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …