Intervistë me Ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota

RKL: Për fillim të intervistës, a mund të na thoni cilat janë disa nga të arriturat e ministrisë që ju drejtoni?

 Mujota: Ministria e Infrastrukturës funksionon më tepër se dhjetë vite dhe natyrisht se gjatë kësaj periudhe ka pasur të arritura të konsiderueshme, të prekshme për qytetarët e Republkës së Kosovës. Ka pasur sfida dhe punë të cilat nuk janë kryer ashtu siç ka qenë plani i paraparë. Megjithatë mund të them se prej kohës sa jam ministër, ministria ka vazhduar me sukses projektet  e nisura më parë, duke pasur parasysh interesin e qytetarëve. Mund të them se të arriturat mund të vërehen sidomos me lëshimin e 38 kilometrave të parë të autostradës ‘Rruga e Kombit’, rrugë e cila po i kontribuon zhvillimit ekonomik por edhe ndërgjegjësimit kombëtar në kuptimin që po i lidh trevat shqiptare. Andaj besoj fuqimisht se do të vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e projekteve të tilla nacionale, por edhe atyre të rëndësisë lokale. Natyrisht se ka hapësirë për të bërë më shumë, për të ndjekur rrjedhën e reformave në administratë, efikasitetit të menaxhimit në transport dhe për më tepër ka nevojë për përgjegjësi në kuptimin e një radhitje hierarkike të sektorëve brenda vetë ministrisë.

RKL: Ku mendoni se puna nuk ka shkuar mirë, apo nuk ka ecur ashtu siç e keni paraparë?

Mujota: Në fakt plani i paraparë ka shkuar mirë, mirëpo ne duhet të jemi të pakënaqur për shkak se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe infrastrukturë. Infrastruktura, me të cilën nënkuptojmë komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe atë ajror është parakusht për zhvillim ekonomik. Ne dëshirojmë që të kemi cilësi të rrugëve që ndërtohen,  të ketë mbikqyrje të punimeve gjatë ndërtimeve dhe duhet të ketë respektim të plotë të afateve kohore. Në këtë drejtim gjendja është përmirpësuar dukshëm, por ende s’është arritur niveli të cilin unë e dëshiroj. Sidoqoftë shenjat janë pozituve dhe përgjejgësia është në rritje e sipër, në kuptimin që çdo zyrtar ka përshkrimin e detyrave dhe kompetencave të veta për të qenë sa më afër nevojave të qytetarëve. Ausotrada është një shembull i mirë që duhet ndjekur, por përgjegjësia dhe llogaridhënia duhet të rriten edhe më shumë. Unë me ekipin tim jemi të angazhuar maksimalisht për t’i kryer detyrat mbi bazë ligjore.

RKL: Gjate vizites në SHBA keni realizuar takim në  Kongresin amerikan me Kongresistin Eliot Engel. Për dëgjuesit e radios Kosova e lire, na thoni cila ishte tema e bisedes suaj?

Mujota: Vizita në SHBA ishte e rëndësishme edhe për faktin se atje ishte organizuar një forum ekonomik ndërkombëtar për zhvillimin dhe infrastrukturën. Unë kam pasur fatin të përfaqësoj Kosovën përballë një numri të madh përfaqësuesish të qeverive të ndryshme, senatorëve e kongresistëve amerikanë që njohin realitetin në Kosovë. Aty Kosova është përfaqësuar me të gjitha të arriturat e saj por edhe me sfidat me të cilat po përballet. Unë pata rastin të shtroj kërkesa konkrete për përkrahje më të madhe financiare për Kosovën, duke bërë u bërë thirrje investitorëve ndërkombëtar për shkak se vendi ynë po harmonizon legjislacionin me BE, se ofron fuqi më të lirë punëtore sesa shtetet e BE apo ato në rajon dhe mbi të gjitha ofron siguri. Kemi pasur rastin të prezentojmë rastin me kompaninë Bechtel-Enka në partneritet me Qeverinë e Kosovës në ndërtimin e Rrugës së Kombit. Kemi theksuar bashkëpunimin e shkëqleyshëm dhe obligimet të cilat po respektohen nga Qeveria, duke qenë se punimet po kryhen para afateve të parapara. Pas përmbyljjes së punimeve të këtij forumi ndërkombëtar, kam pasur rastin të shtroj edhe çështje politike, ndonëse forumi ishte i karakterit ekonomik sepse në të tilla takime është e pashmangshme që të ketë edhe adresime poltike. Adresimi ynë kryesor ishte që Kosova ka nevojë për përkrahje të mëtutjeshme, është storie e suksesit në sajë të ndjekjes së frymës dhe qasjes në integrimet evro-atlantike dhe bashkëpunimit me SHBA dhe BE. Por kemi thënë gjithashtu se brenda BE është e patolerueshme që të ketë shtete që luajnë me standarte të dyfishta. Në takimet që kishim në State Departament ne adresuam të arritura e vendit tonë, rrugën që po ndjekim si dhe nevojat e Kosovës për zhvillim ekonomik. Ne theksuam se Kosova po e luan rolin e vet konstruktiv në rajon duke apraqitur siguri për integrimet euro-atlantike. Gjithashtu ne theksuam se pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën duhet të jenë më serioze karshi Kosovës, në mënyrë që të mos bëjnë veprime të pamatura. Në këtë drejtim ne kemi  gjetur përkrahje të plotë edhe nga kongresisti Engell, por edhe nga instancat e alrta të State Departament-it që Kosova do të përkrahet në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike dhe territori i Kosovës është i paprekshëm.

RKL: Cilat jane detyrat me prioritet që pritni t’i realizoni?

Mujota: Projekti me prioritetin më te larte jo vetëm per ministrin e infrastrukturës, për qeverin e republikes së Kosovës është vazhdimi i ndërtimit të rrugës së kombit, ne jemi të kënaqur me dinamikën e punëve deri tash aktualisht as lëshimet në qarkullim të 38 kilometrave dhe letësirave që tshmë qytetarët e Kosovës i kanë parë realitet dhe i kanë përjetu në realitet edhe më tepër ka arritur interesimi që të përmbushen obligimet në afatin e duhur kohor, që të ndërtojmë edhe kilometrat e tjerë të kësaj autostrade. Është fat i mirë që bugjeti i Kosoves ka paraparë në vitin 2012 bugjet të mjaftueshëm për të përmbyllur edhe 22 kilometra të reja të autosdradës dhe deri me 27 nentor është objektiv i yni i qeverisë së republikes së Kosovës i ministrisë së infrastruktures dhe kompanisë punkryese që të bëjmë përurimin edhe të 22 kilometrave të rinj që nënkupton se në 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë, Kosova të ketë 60 kilometra të autostradës të përfunduara dhe ne do të jemi të lidhur nga Prishtina deri në Tiranë përmes autostradës përkatësisht rrugës së kombit ky është prioriteti kryesor që do të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kësaj kohe përqëndrohemi maksimalisht njëkosisht punojmë në përgaditjen teknike profesionale për të shpallur interesin për ndërtimin e autostradës përkatësisht rrugës Prishtinë Hani i Elezit që lidhet koridori i dhjetë me koridorin e tetë, dhe në një mënyrë Kosova Maqedonia, Shqipëria te krenë një komunikim shumë ma cilësorë përmes rrugëve përmes autostradave. Natyrisht që tani qeveria e republikës së Kosovës është në momentin kur duhet të marrë vendime për formën e mirë të investimit edhe natyrisht cilido vendim që do të vijë do të jetë e mjaftueshme që ministria brenda vitit 2012 të mund të shpallë shprehjen e interesit në qofse shkohet në formën operatorin publiko privat jemi të bindur që kjo do të ndodh deri në fund të vitit dhe në qofse ka sukses përzgjedhja pastaj e operatorit përmes partnerit publiko privat dhe vitin 2013 mund mundë të fillojmë me punimet po në rast në rastin e kundërt nëse nuk ka interesim të mjaftueshëm nëse nuk përmbushen kërkesat që ka qeveria e republikës së Kosovës në raport me ndërtimin e kësaj rruge, mund të shkohet edhe forma tradicionale edhe pastaj ne do të shohim mundësitë tona buxhetore duke ruajtur gjithmonë ekuilibrin financiar duke mos shkaktuar probleme të natyrave të mekanizmave të caktua financiare me mekanizma ndërkombëtar posaçërisht me fondin monetar ndërkombëtar dhe jemi të bindur se punët do të shkojnë ashtu siç janë planifikuar Kosova brenda 3 apo 4 viteve do të mund të jetë me rrugë të përfunduara sa i takon çështjes së autostradës, pastaj çështje të vazhdueshme te punës do të jenë një lloj reformimi në organizimin e transportit në Kosovë përgjithësisht ka nevojë për përmirësim të politikave ka nevojë për një respektim më të plotë të interesave të operatore pa anim dhe pa diskriminim mbi të gjitha do të thoja se ka nevojë për një reformë të vazhdueshme në departamentin e automjeteve përkatësisht  në segmentin e dhënies së blerë patentë shoferin konsideroj se ka qenë dhe është edhe më tutje një organizim jo që i duhet Kosovës dhe që i duhet standardeve po ka mundësi që të përmirësohet shumë ne kemi bërë disa veprime të rëndësishme që tash kanë dhënë suksese dhe na kanë dhënë kurajë që të vazhdojmë edhe më tutje që ta stabilizojmë përfundimisht madje në të ardhmen të rregullojmë me ligj sipas standardeve evropiane edhe këtë segment gjithashtu fuqizimi i administratës ka nevojë për një rritje të përgjegjësisë do të thoja dhe mbi bazën e nevojave të reja, ka nevojë ndoshta një organizim i brendëshën funksional të cilin e mundëson edhe qasja e qeverisë përmes rregullores me miratua dhe mendoj se përshtatjen me kohen, ministria gjatë vitit 2012 do të mund të ketë shumë resorë në vendin e duhur dhe ashtu që si është e nevojshme funksionojnë dhe të japin rezultate konkrete mbi fazën e përgjegjësive që kanë dhe mund ndoshta ndonjë resor, ndonjë sektor, tani nuk ka më mundësi të funksionojnë si kanë qenë dikur sepse ka ndryshuar nevojat dhe prioritetet dhe mbi të gjitha do të thoja kanë ndryshuar  edhe qasja për një administratë çfarë e kemi pas deri më tash, unë dua të them vetëm falin e fundit të kësaj se reformimi i administratës jo vetëm në këto ministri por edhe në të gjitha institucionet e republikës së Kosovës ka nevojë të jetë një prioritet i përhershëm i vazhdueshëm madje me një këmgulësi të madhe që të përshtatemi sa më parë me nivelin e standardeve të bashkimit evropian, në të kundërtën e saj se  zvarritja e këtij procesi mund të dëmtoj  edhe zhvillimet tjera.

 RKL : Cilave projekte do tu epni përparësi gjatë vitit 2012 ?

Mujota:  Gjatë  viteve të fundit sidomos 3 vitet e fundit ka pas projekte të shumta në të gjitha komunat e republikës së Kosovës dhe është fat i madh që pjesa më e madhe e tyre tash më janë përfunduar, por nevojë ka edhe më tepër, ngarkesat janë ende të mëdha nga komunat nga lokalitete e ndryshme të Kosovës dhe ne kemi arritur që krahas buxhetit të orientuar në ndërtimin e rrugës së kombit një pjesë e buxhetit me gjithë atë të jetë e drejtuar edhe në ndërtimin e rrugëve të reja lokale përmes formës së bashkëfinancimit ose edhe përmes investimit të drejtë për drejt të ministrisë së infrastrukturës, edhe këtë vit janë disa projekte që realizohen por nuk është numri aq i madh dhe besoj se shtrirja e këtyre projekteve është reale, është investua dhe do investohet në ato projekte dhe në ato komuna ku ka qenë më e nevojshme duke mos harruar se edhe nevojat tjera nuk janë të pa arsyeshme por ne do të punojmë aq sa kemi buxhet dhe 22 projekte që vazhdojnë nga viti i kaluar synojmë ti përfundojmë krahas 8 projekteve të reja duke mos përshqiptuar  edhe projektet që do të kemi bashkëfinancim me disa komuna, unë po shpresoj që do të kemi një numër të komunave që mund të përfshihen në këtë program duke pas parasysh edhe investimet që u bëjnë vet komunat sepse është program i tillë që komunat do të kenë pjesën e vet dhe ministria do ti përkrah pjesën më të madhe të buxhetit, një numër i madh i komunave nuk kanë ofruar  programe të tilla sepse ose kanë nisur punimet tani nuk hynë në projekte të cilat i kanë filluar procedurat ose i kanë filluar punimet por vetëm projekte të reja të cilat nuk kanë ndonjë shumë të madhe financiare por që ka nevojë komuniteti të zhvilloj këto projekte pra ka edhe projekte që do ti zhvillojmë edhe këtë vit dhe deri në fund të vitit 2012 shpreh bindjen të gjitha këto projekte do të jenë të përfunduara ato që kanë planin dinamik brenda vitit dhe ato që kanë planë dy apo tre vjeçar do të jenë në vazhdimësi edhe për vitet tjera do të planifikojmë buxhetin ndoshta në këtë rast duhet përmendur mungesa e buxhetit më të madh nuk do të na mundësojë që të kemi rrugë magjistrale të cilat tash për tash për bindjen tonë dhe mbi bazën e njohjet ternit del se në rrugë magjistrale ka degradime të mëdha dhe ato ndonjë një rikonstruim dojnë një buxhet të jetë në raport me rrugë nga shumë fshatra nga komuna e Kosovës ose kanë ndoshta një cilësi më të mirë se rrugët magjistrale megjithatë plani do të shkojë më tutje që të planifikojmë buxhet për vitin 2013 edhe për përmirësimin e rrugëve magjistrale krahas ndërtimit të autostradës, krahas ndërtimit të këtyre projekteve nëpër lokalitete të komunave të republikës së Kosovës.

RKL: Punët në autostradë i vlerësoni pozitive nga ajo që u tha më lart ?

Mujota: Janë pozitive dhe është vlerësim jo subjektiv po është vlerësim profesional edhe i kompanisë që mbikëqyr punimet e autostradës edhe të njerëzve profesionistë po mbi të gjitha  edhe të njerëzve që këtë përvojë e kanë dashur edhe më herët, megjithatë të gjithë kanë një vlerësim të lartë për punimet që po bëhen në autostradën e Republikës së Kosovës.

RKL:  Cilat jane marreveshjet qe i keni nenshkruar deri më tani me shtetet dhe çfarë është arritur nga  ato marrëveshje?

Mujota: Çdo marrëveshje bashkpunimi sigurisht që lehtëson vendet të cilat i nënshkruajnë marrëveshjet e bashkëpunimit .Ne deri tani kemi nënshkruar disa marrëveshje me vendet ne rajon por edhe me vendet e BE-së , dhe jemi në proces të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja me disa vende.Jo me të gjitha ka funksionuar më së miri qështja e marrëveshjeve të bashkëpunimit, por tani jemi të përqendruar që me të gjitha ato vende që kemi nënshkruar marrëveshje t’i rrespektojmë qind për qind ashtu si janë nënshkruar. P.sh Bullgaria e cila ka nënshkruar marrëveshje e baskëpunimit me Republikën e Kosovës, por Parlamenti i tyre ende nuk e ka ratifikuar, dhe ne do të bëjmë presion përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, sepse ne këtë rast është MPJ ajo që e ka bërë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në bazë të së drejtës që e ka Ministria e Punëve të Jashtme për marrëveshje bashkëpunimi me cilindo vend edhe pse kuptohet e përgaditur nga ndonjë ministri tjetër , e në këtë rast nga Ministria e Infrastrukturës. Sidoqoftë, presioni do të jetë pozitiv, në kuadër të marrëveshjes të rrespektohet interesi reciprok, dhe ne të mundësojmë qarkuliim të lirë të transportuesve tanë,ashtu siq I gëzojnë këto të drejta transportuesit e vendeve të tjera.  Në rajon afërsisht gjërat po rrumbullaksohen, por kemi nevojë edhe më tepër për marrëveshje bashkëpunimi me vendet e BE-së dhe qytetarët tanë të mund t’i kenë të njëjtat benificione që i kanë transportuesit e vendeve të tjera. Në fushën e transportit ajror gjërat  tashme janë përmirsuar dukshëm. Numri i pasagjerëve ne Republikën e Kosovës tashmë ka arritur përmes Aeroportin Ndërkombëtar ” Adem Jashari” në rreth 1 milion e 300 mij, dhe pritet që të jetë në rritje e sipër.Ka interesim qe të hapim edhe kompani te reja, përkatsisht linja te reja të fluturimit nga vendet e BE-së dhe anasjelltas dhe koncesionimi i aeroportit pritet t’i jap rezultatet e veta edhe më tutje. Unë shpresoj që ministria e jonë do te jetë e gatshme që në aspektin e mbulimit, përmes bazës ligjore, të jetë në kohën e duhur për çdo aspekt të zhvillimeve në këtë transport, ndërsa çështje tjera dihet që nuk janë kompetencë e Ministrisë e Infrastrukturës me koncesionin e aeroportit, dhe natyrisht që ndërrmarjet publike janë nën auroritetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit. Sidoqoftë , ne po presim që marrëveshjet e bashkëpunimit t’i vazhdojmë edhe më tutje, në kuptimin e cilësisë me vendet që i kemi nënshkruar, por edhe të bëjmë marrëveshje të reja sepse është nevojë e madhe e Republikës së Kosovës të jetë sa më e hapur , të jetë partnere në tregun e përgjithshëm të  rajonit  dhe të  BE-së .

RKL: I nderuar ministër, ministria që ju drejtoni, vazhdon të jetë e përfolur nga mediet e caktuara për tenderët në ministri. Cili është opinioni i juaj?

Mujota: Viti 2011 ka qenë një vit mjaft dinamik, mjaft sfidues, dhe do të thoja mua personalisht më ka shërbyer shumë, në kuptimin pozitiv. Unë ndaj kënaqsinë që në këtë vit, ka pasur mundësi te ketë edhe ankesa jo të vogla të operatorëve ekonomik në raport me punën që është bërë, qoftë në Departamentin e Prokurimit ne ministri qoftë në organet shqyrtuese të prokurimit si instancë e cila i shqyrton këto ankesa dhe kërkesa. Është e vërtetë që një numër i tyre është konstatuar se nuk kanë qenë plotësisht në përputhje me ligjin e prokurimit publik. Unë nuk interpretoj të drejtën që ka ose kompetencën që ka një organ tjetër që është i pavarur, por unë ndaj përvojën personale dhe  konsideroj se ka nevojë të përmisohet shumë kjo fushë, edhe në Departamentin e Prokurimit brenda kësaj ministrie, por edhe në organet tjera të cilat janë kompetente për të dhënë mendimet dhe vendimin final për një proces gjykuar drejtë apo jo drejtë ne këtë rast Organi Shqytues i Prokurimit apo KRPP-ja,si një organ i cili në rastet e caktuara e jep mendimin e vet për procedurat. Pres që të ketë edhe më tutje reagime dhe ,unë mund të them bindjen time se sa më shumë që të vendoset rregull, disiplinë dhe përgjegjësi , fatkeqsisht do të ketë edhe operatorë ndoshta edhe njerëz të cilët do të ndikojnë nga jashtë ministria dhe organet të cilat përmenda të nxisin edhe shkrime të tilla përmes gazetave. Nuk i përgjithsoj të gjith gazetarët nëse ata bëjnë punë jo të mirë, përkundrazi i falenderoj të gjthë ata që japin opinionet, realitetin por asnjëher nuk do t’i arsyetoja ata gazetarë, ato redaksi te cilat nën ndikime joparimore, nën ndikime të cilat mund t’i quajm edhe joligjore përpiqen të njollosin një punë të mirë , një përpjekjet të mire dhe një vendosmëri për të vendosur regull, rend dhe ligj. Shpresoj të mos ketë raste të tilla, por megjithatë ka pasur dhe nuk është e papritur të ketë edhe në të ardhmen , edhe pse unë shpresoj të mos ketë. Besoj se qytetarët e Repubilkës së Kosovës kanë nevojë që të funksionojnë e të marrin shërbimet e institucioneve të tyre mbi bazën e ligjit,  dhe kushdo që ka ra ndesh me ligjet dhe procedurat unë besoj se do  i arrij ligji??, dhe për këtë drejtim kam dhënë gjithë gatishmërinë time brenda ministrisë, duke dhënë edhe shembuj konkret qoftë edhe me masa disiplinore për ato raste të cilat ka pasur ndonjë shkelje, sikurse që do të ndjekë këtë objektiv edhe në të ardhmen nëse do të ketë raste të tilla, por shpresoj që do të reflektojnë të gjitha institucionet tjera përgjegjëse në raport me zhvillimet, perkatësisht procedurat e konkurrimit të operatorëve ekonomik dhe përgjegjësitë që kanë edhe operatorët kontraktues me ministrinë  dhe ministria e infrastrukturës me operatorët ekonomik Pra unë jam i gatshëm që këtë rrugë të vendosjes së rendit, disiplinës dhe ligjit  në këtë proces t’i përgjigjem qind për qind, duke përfshirë ministrin dhe të gjithë puntorët e kësaj ministrie, nëse është qështje brenda ministrisë, por në asnjë rast nuk do të heshti dhe nuk do të hezitoj të plasoj ankesat, kritikat dhe adresimet në cilëndo adresë që qëndrojnë ato.

RKL: Faleminderit për kohen,  suksese dhe  të arritura të mëtutjeshme!

Mujota: Faleminderit shumë  juve për intervistën.Shpresoj që në rastet tjera do të mund të shpalosim edhe objektiva te tjera që do t’i sjell koha.

6 prill 2012

 

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …