Intervistë me z. Ramiz Krasniqi, ish drejtor i KPMM-së

TV Dielli: Përshëndetje i nderuar, mirë se vini në këtë intervistë në të cilën do të shtjellojmë disa nga aktivitetet Tuaja për dy mandate në krye të KPMM-së

TV Dielli: Për fillim të intervistës sonë na tregoni në cilën pozitë jeni tani në KPMM, dhe a mendoni se mund të jepni kontributin tuaj në këtë pozitë?

Tani jam sistemuar ne pozitën Zyrtar Kryesor për Agregate dhe mendoi se do te jap kontributin tim pasi qe punoi ne KPMM qe nga viti 2003, kjo është një pozite profesionale, detyrat kryesore dhe përgjegjësit e se cilës janë;

  • Mbikëqyrja dhe përditësimi i bazës së të dhënave për sasinë e lëndëve minerale të

përpunuara sipas   raportimeve të ndërmarrjeve dhe informimi i ndërmarrjeve për

çfarëdo paqartësi.

  • Ofrimi i informacioneve sipas kërkesave për institucionet shtetërore për sasinë e lëndëve minerale të përpunuara.
  • Për çështjet që kanë të bëjnë më llojin e lëndëve të para minerale të cilat do ti nënshtrohen procesit të përpunimit, marrja pjesë në shqyrtim e kërkesave për leje të aktiviteteve të veçanta për; seperacione, baza betoni, baza asfalti, flotacione etj., si dhe transferimin, vazhdimin dhe pezullim të njëjtave.

 

TV Dielli: Cilat janë disa nga aktivitetet që i konsideroni të arritura për qeverisjen tuaj në pozitën e Drejtorit të KPMM-së?

  • Licencimi i ndërmarrjeve minerare në harmoni me LMM, planin për menaxhimin e resurseve minerale, Strategjinë minerare dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve minerale;
  • Monitorimi – inspektimi si dhe zbatimi i të gjitha Ligjeve që ndërlidhen me sektorin minerar nga ana e ndërmarrjeve të licencuara, si dhe zbatimi i Planit të veprimit për parandalimin dhe ndalimin e operuesve të jashtëligjshëm;
  • Promovimi i potencialit minerale që ka dhe ofron Kosova (konferencat shkencore, panairet etj);
  • Ngritja e nivelit të transparencës, komunikimit dhe avancimi i sistemit të teknologjisë informative për të mundësuar punë më efikase në KPMM dhe ofrim të shërbimeve për investitorët, ndërmarrjet, qytetarët dhe mediat (avancimi i ueb faqes se KPMM-së);
  • Parandalimi dhe ndalimi i ekonomisë joformale në fushën e Minierave;
  • Takimet me ndërmarrjet e licencuara ne KPMM ne lidhje me zbatimin e LMM ne teren, raportimet, punimin e projekteve dhe programeve sipas legjislacionit ne fuqi etj.
  • Krijimi i kushteve me te mira për punëtoret e KPMM-së ne ambientin e punës;
  • Menaxhimi i pandemisë ne dy vitet e fundit etj.

 

TV Dielli: Në cilët sektor përkundër angazhimit tuaj  nuk keni arritur të përmbushni synimet dhe planet tuaja?

  • Parandalimi dhe ndalimi i ekonomisë joformale në fushën e Minierave;
  • Harmonizimi i ligjeve te sektorit te minierave me institucionet relevante si me Agjensionin Pyjor te Kosovës, MMPH-në, Policin e Kosovës, Komunat etj.
  • Tërheqja e Investitorëve për sektorin minerar në Republikën e Kosovës(edhe pse ne ju kemi ofruar Qeverisë deri me tani kemi dështuar ne ketë aspekt).

TV Dielli: Meqenëse Kosova është mjaftë e pasur me resurse minerare, a mendoni se arrihet mjaftueshëm të operohet me to?

  • Jo, sepse minierat qe kanë qen aktive para luftës nuk kemi arritur ende ti aktivizojmë siç janë; Minierat e Trepçës (Pb, Zn), Magnezitet e Goleshit dhe Strezofcit, Boksitet ne Volljak te Klinës, mos dhënia te drejtën e shfrytëzimit te Qymyreve edhe ndonjë ndërmarrje tjetër përveç KEK-t etj. 

 

TV Dielli: Në vitet 1990-2000, në Kosovë janë mbyllur e 7 Miniera, a jeni në njohuri pse janë mbyllur, a janë bërë përpjekje për tu ri vënë në funksion?

  • Janë mbyllur për shkak te përmbytjes dhe mos mirëmbajtjes se tyre gjatë viteve te ’90 pasi qe kanë qenë te instaluara masat e dhunshme edhe neper miniera si ne te gjitha institucionet tjera.
  • Nuk janë ber përpjeke te mjaftueshme për ti ven ne funksion për shkak te statusit te tyre, mosharmonizimit te ligjeve te sektorit te minierave, ndërrimit te shpeshtë te Qeverive, mos ofrimit te kushteve ete favorshme për investitorët serioz etj.

TV Dielli: Ligji themelor për minierat dhe mineralet ka kontradikta me Ligjin për Investime Strategjike dhe këto kontradikta bëjnë që kërkesat për licenca të zvarriten, si ia keni dalë ti menaxhoni këto situata?

  • Zakonisht Investitorët strategjik drejtohen ne Qeveri përkatësisht  MTI( Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë), sa herë qe Qeveria ka kërkuar informacione nga KPMM ne ju kemi ofruar te dhëna kurse LMM ju jep mundësin ndërmarrjeve qe te bëjnë hulumtime kurse për shfrytëzimin e tyre pastaj duhet te kërkohen pëlqime nga institucionet tjera si; Komunat, MMPH, Agjensioni Pyjor i Kosovës etj.

                                                                                         

TV Dielli: Në vitet 2017-2020 kanë qenë 43 kompani të huaja që kanë nisur të investojnë në Kosovë, mirëpo vetëm katër prej tyre kanë pasur licencë për shfrytëzim të resurseve minerare, pse ka ndodhur kjo?

  • Kompanitë ndërkombëtare kanë qfaqur interesim për te investuar ne Kosovë, arsyet e tërheqjes se tyre janë te ndryshme si; nuk kanë hasur ne zona perspektive për te kaluar ne licenca te shfrytëzimit, procedurat e vështira te shpronësimit te pronave për te kaluar ne shfrytëzim, sipërfaqja e vogël për te marruar pëlqim nga Agjensioni Pyjor i Kosovës, mos tenderimi i zonave me interes te veçantë, mos funksionalizimi i minierës se Trepçës dhe minierave te tjera me perspektiv për shfrytëzim, mos kompletimi i Bordit te KPMM-së prej muajit Gusht 2020 deri ne dhjetor te vitit 2021

TV Dielli: Cilat janë Zonat me interes të veçantë, në të cilat mund të ketë investime dhe cilat janë potencialet minerare?

Zonat me interes të veçantë te shpallura nga Qeveria e Republikës se Kosovës me një Vendim te veçantë, në të cilat mund të ketë investime dhe te cilat janë potenciale minerare janë;

  • Vllahi-zjaçë: Pb-Zn;
  • Gumnishte: Pb-Zn;
  • Karaçë : Pb-Zn;
  • Bushincë – Boolec: Pb-Zn;
  • Bresalcë : Pb-Zn;
  • Zhegovcë: Pb-Zn;
  • Baks:Ni;
  • Terstenik: Ni;
  • Deva: Cr;
  • Medvec-Halilaq: Magnezitit dhe
  • Debelde: Kuarcite

TV Dielli: Cilat janë vendburimet më të rëndësishme të mineraleve metalore të plumbit dhe zinkut, ku gjenden ato?

  • Mineralizimet më të rëndësishme të Plumb-Zinkut janë zbuluar në pjesën Veri-Lindore të Kosovës
  • Ato i takojnë brezit të mineralizimit të Plumb_Zinkut “Trepça”, që ka shtrirje lineare mese 80 km në Veri dhe Veri-Lindje të Kosovës që përfshin një numër të minierave dhe vendburimeve.

TV Dielli: Në Kompleksin e minierave Artanë-Hajvali, thuhet se ka një përbërje të lartë të metaleve të çmueshme të arit dhe argjendit, sa qëndron kjo a janë bërë hulumtime në këtë drejtim?

Minierat e Pb-Zn ne Artanë kanë përbërjen me te lartë metaleve te çmueshme dhe janë minierat me të vjetra, nuk ka hulumtime shtesë përveç atyre qe janë kryer para luftës.

TV Dielli: Faleminderit i nderuar që shpaloset para shikuesve të TV Diellit dhe dëgjuesve të RKL aktivitetin dhe punën e KPMM-së.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …