Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç ka pritur të martën në një takim një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Pieter Waalewijn, menaxher i burimeve të ujit në këtë bankë.
Me këtë rast, ministrja Zhiviç, i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar dhe po i ofrojnë sektorit të bujqësisë dhe theksoi rëndësinë e projekteve të Bankës Botërore në realizimin e projekteve të përbashkëta në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë, ku sipas saj projekte të tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për mundësinë e mbështetjes së bujqësisë përmes avancimit të sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, me c’rast ministrja ka marrë mbështetjen e BB-së për përkrahjen e këtyre projekteve edhe në të ardhmën.