Komuna e Skenderajt po investon fuqishëm në projekte të infrastrukturës në gjithë territorin e komunës. Pjesë e këtyre investimeve janë edhe projektet e rrugëve të lagjeve të fshatit Klladërnicë.
Këto projekte po monitorohen në vazhdimësi nga mbikëqyrës profesionalë, por edhe nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, më qëllim të realizimit sa më të mirë të punimeve.
Nura i shoqëruar nga deputeti Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij ka vizituar vendpunishten në fshatin Klladërnicë ku po ndërtohet rruga e lagjes Smakaj.
Në këtë fshat po vazhdon ndërtimi edhe i rrugëve të lagjeve tjera.