Investime të fuqishme në shumë projekte të infrastrukturës në Komunën e Skenderajt

Në hapje të mbledhjes së radhës të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Skenderajt, nënkryetari Fadil Nura është shprehur shumë i kënaqur me investimet që po bënë komuna e Skenderajt në shumë projekte të infrastrukturës. Ai më këtë rast ka theksuar se Komuna e Skenderajt edhe pse e hendikepuar për shkak të mungesës së Kryetarit Sami Lushtaku, falë përkushtimit të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve po investon fuqishëm në projekte vitale për qytetarët. Ndër të tjera ai ka përmendur vazhdimin e punimeve në trotuar në fshatin Llaushë, vazhdimin e punimeve në projektin e kanalizimuit në Polac, Projktin e rregullimi të oborrit të QKMF-së, Punimet në rrugët Faik Hajrizi, 17 Shkurti dhe Beqir Hajrizi në qytetin e Skenderajt, Rrugët në lagjet Miftari dhe Sejdiu në Runik, Kanalizimi fekal në lagjet e Prekazit, Fillimin e rregullimit të hapësirave të objketit Morava e Binqës në Skenderaj, vazhdimine punimeve në objektin e shkollës në Çirez, përgatitjet për fillimin e punimeve në ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Makërmal, Përgatitjet për renovimin e objektit të shkollës në Morinë, Fillimin e procedurave për renovimin e Qendrës së Kulturës, si dhe një varg projektesh të tjera që janë në vazhdim apo që pritet të nisin së shpejti. Në rapoprtimet e tyre periodike, drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për projektet e tyre në fushat specifike duke përfshirë edhe aktivitetet në fushën e arsimit, kultures, rinisë dhe sportit, inspeksionit, bujqësisë, kadastrit dhe administratës komunale. Në bazë të raporteve u konstatua se aktivitetet janë duke vijuar sipas planifikimit dhe pa pengesa.

Në fund të takimit të sotëm nënkryetari Nura ka kërkuar me ngulm angazhim dhe përkushtim maksimal të drejtorëve në realizimine objektivave karshi kërkesave të qytetarëve të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …