Investime të reja në infrastrukturë në komunën e Rahovecit- kontratë për gropa septike në 6 vendbanime

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik AI – Tech, të përfaqësuar nga z. Xhevdet Duka, për ndërtimin e gropave septike të standardit të lartë për trajtimin e ujërave të zeza. Këto investime do të realizohen në gjashtë vendbanime të komunës së Rahovecit: Retijë, Polluzhë, Pataqan i Epërm, Pataqan i Ulët, Pastasel dhe në lagjen 1 të qytetit të Rahovecit. Ky projekt ambicioz, i mundësuar nga bashkëpunimi ndërkufitar me komunën e Haraqinës nga Maqedonia e Veriut, është pjesë e projektit “Be Clean – Be Green”, e financuar nga Komisioni Evropian, me një vlerë prej mbi 200,000.00€. Gropat septike, të ndërtuara sipas standardeve më të larta bio, do të kenë një kapacitet minimal prej 100 m3 (100,000 litra), duke garantuar një zgjidhje të qëndrueshme për nevojat e banorëve në këto zona.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …