leoni

Investime të rëndësishme në Pejë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, na vazhdën e vizitave nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilat për qëllim kanë inspektimin e investimeve kapitale që zhvillon MKRS-ja, ka vizituar Komunën e Pejës, ku së bashku me kryetarin Gazmend Muhaxheri, ka parë nga afër punimet që po bëhen ne Qendrën Rinore në Pejë, investim ky i MKRS-së, në vlerë prej 250 mijë eurove, si dhe investimet në fushat e tenisit në këtë qytet.
Ministri Shala u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve në Qendrën Rinore, e cila, sipas planit dinamik sivjet pritet të përfundojë.
Ministri Shala, u shpreh se kjo qendër është një prej investimeve të rëndësishme në fushën e rinisë, me çka për rininë e këtij qytet krijohen hapësira dhe kushte më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.
Ndërsa kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në ka ndikuar që Komuna e Pejës të përfitoi në investime kapitale, të cilat ndihmojnë përmirësimin e jetës kulturore, sportive dhe rinore në këtë vend.
Po ashtu, Shala dhe Muhaxheri, inspektuan nga afër punimet që po zhvillohen për katër fusha të tenisit, investim ky i MKRS-së.
Ministri Shala dhe kryetari Muhaxheri, u shprehën se ky investim në fusha të tenisit, sipas standardeve moderne, është një ndihmesë tejet e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …