Investimet e huaja direkte këtë vit janë rritur më shumë se 40%

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, në një postim të tij në facebook ka thënë se, me ndryshimet në infrastrukturën ligjore dhe ndryshimin e qasjes ndaj investitorëve, kemi arritur që t’i rrisim më shumë se 40% investimet e huaja direkte këtë vit. Me krijimin e “investitor defence mechanism” do të vazhdojë rritja e investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës. Qasja jonë direkte, dhe perkushtimi im personal që t’i qëndroj afër secilit investitor ka dhënë rezultatin e duhur. Unë do të vazhdoj të jem afër bizneseve, investitorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për të vazhduar përmisimin e klimës të të bërit biznes, që zhvillimi ynë ekonomik të vazhdojë me hapa më të shpej! Ka thënë ministri Shala në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …