Investimet e MI-së në Rahovec gjatë viti 2015/2016

Ministria e Infrastrukturës në vitin 2015 ka financuar në Komunën e Rahovecit tri projekte: ndërtimin e rrugës “ Mustafë Ibishi “ në qytetin e Rahovecit, ndërtimin e rrugës në fshatin Drenoc dhe ndërtimin e rrugës në fshatin Krushë e Madhe.

Për ndërtimin e rrugës “Mustafë Ibishi“ në qytetin e Rahovecit, që ka gjatësi prej 650 m, vlera e kontratës është 84,372.40 €, procedurat e prokurimit i ka kryer Komuna e Rahovecit, ndërsa investitor është Ministria e Infrastrukturës, kurse për ndërtimin e rrugës në fshatin Drenoc dhe Krushë e Madhe vlera e kontratës është 72,914.41 €. Procedurat e prokurimit për këto projekte i ka kryer Komuna e Rahovecit, ndërsa investitor është Ministria e Infrastrukturës.

Vlera totale e investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës në Komunën e Rahovecit në vitin 2015 ka qenë 157,287.00 €.

Edhe gjatë vitit 2016, Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Rahovecit. Projektet të cilat do të financohen nga Ministria e Infrastrukturës gjatë vitit 2016 në komunën e Rahovecit janë: ndërtimi i fshatin Xërxë dhe Krushë e Madhe, Asfaltimi i rrugës qarkore ne Rahovec në rrugën Regjionale, Rruga Rahovec-Suharekë

(lidhja me Autostradë).

Këto projekte kapin vlerën prej 1 milionë e 100 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …