Investimet e shumanshme po përmirësojnë jetën e qytetarëve të Skenderajt

Investime të shumta janë bërë viteve të fundit në Komunën e Skenderajt në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.

Përveç investimeve në infrastrukturën rrugore në fshatra e qytet dhe investimeve në kanalizime e ujësjellës, qeveria lokale e Skenderajt po investon fuqishëm edhe në përmirësimin e drejtpërdrejtë të shëndetit të qytetarëve.

Në këtë kuadër Komuna e Skenderajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë kanë financuar në ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, projekt ky që do të përmirësoj shumë shërbimet shëndetësore.

Tashmë punimet në këtë objekt kapital dhe shumë vital për qytetarët janë në përfundim e sipër. Për momentin punimet po vazhdojnë në ambientet e jashtme të këtij objekti, konkretisht në rrethojën e re, në hapësirat gjelbëruese dhe parkingje.

Për të parë nga afër punimet, hapësirën e QKMF-së e ka vizituar nënkryetari Fadil Nura. Përveç inspektimit të punimeve z. Nura ka vizituar edhe ambientet e brendshme më qëllim të monitorimit të shërbimeve shëndetësore.

Nënkryetari Nura ka premtuar përfundim të shpejtë të punimeve në objektin e ri të QKMF-së dhe në hapësirën e jashtme, duke siguruar rritje të efikasitetit të shërbimeve shëndetësore meritore për qytetarët.

Ndër problemet që kanë qenë evidente në të kaluarën në QKMF në Skenderaj përveç objektit të stërvjetruara ishte mungesa e parkingjeve, problem ky që do të zgjidhet me krijimin e hapësirës shtesë dhe të përshtatshme për këtë qëllim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …