Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup investitorësh gjerman, të kryesuar nga profesorët z. Wolfganf Fricke – Eichenberger dhe z. Hans Dieter Knapp, për të diskutuar për mundësitë e investimit në Parqet nacionale natyrore të Kosovës. Kryeministri Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të promovuar investime të tilla direkte nga Qeveria Gjermane dhe ajo Austriake, duke e ruajtur natyrën dhe në të njëjtën kohë duke promovuar zhvillimin ekonomik. “Nismat e tilla janë tejet të nevojshme për vendin. Më shumë sesa vendime të sotme të një qeverie, projektet që promovojnë turizmin, biodiversitetin e natyrës dhe zhvillimin ekonomik, janë projekte që bëjnë bashkë dy popuj dhe me këtë rast jam tejet i lumtur për një bashkëpunim me popullin gjerman dhe austriak”, ka thënë Kryeministri Haradinaj. Ndërkaq, profesori z. Wolfganf Fricke – Eichenberger, si një nga themeluesit e konceptit të rezervateve biosferike, pjesë e UNESCO-së, tha se është i kënaqur me gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim të kësaj natyre. Zhvillimi ekonomik duke e ruajtur natyrën dhe florën bimore dhe shtazore, është fokus kryesor i kësaj nisme, e cila do të mbështetet nga Qeveria gjermane dhe ajo austriake dhe për të cilën Kryeministri Haradinaj tregoi gatishmërinë e plotë të vendit, që të jetë pjesë e investimeve të tilla të huaja.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …