Turqia po vazhdon të mbetët investitori më i madh në Kosovë pas Gjermanisë dhe Zvicrës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës deri më 31 mars 2020, totali i investimeve kumulative direkte nga Turqia në Kosovë është 430.8 milionë euro. Meqenëse vlera e investimeve turke në sektorët si patundshmëri dhe ndërtimtari është e ulët, kontributi i investimeve turke në ekonomi është dukshëm i lartë. Investimet turke kryesisht fokusohen në sektorin e energjisë, atë të financave, transportit ajror, logjistikës dhe prodhimtarisë. Përveç investimeve direkte, Turqia dhe Kosova kanë edhe shkëmbime tregtare. Të dhënat e Tregtisë tregojnë se një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovës së bashku me Gjermaninë është edhe Turqia.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …