Investitorët e jashtëm e shohin Ferizajn si vend të mundësive për investime

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, sot ka vizituar dy kompani që kanë investuar në Ferizaj. Njëra prej tyre është Fabrika NTP ‘Lemi’, e specializuar në prodhimin e dyshekëve, me pronar Ferat Salihun nga Bujanovci, tjetra është Fabrika ‘Red Apple’, e cila operon në fushën e mobilierisë, me pronar turk Orhan Sert. Pronarët e këtyre kompanive e informuan drejtorin Dërguti për veprimtaritë e tyre, prodhimin, eksportin dhe planet për të ardhmen. Këto kompani ndihen shumë mirë që kanë investuar në Ferizaj dhe kanë një përkrahje të madhe nga qytetarët dhe bizneset lokale, andaj dhe kanë plane për rritje të mëtejshme të bizneseve të tyre. Drejtori Dërguti ka deklaruar se investitorët e jashtëm dhe vendorët do të kenë gjithmonë përkrahje nga Komuna e Ferizajt dhe do të jenë të gatshëm t’i ndihmojnë ata për çdo pengesë apo nevojë që kanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …