Investitori kroat Igor Sustiç nga kompania “Kurtilin” do të nis së shpejti investimin në Kosovë

Pas vizitës që bëri në Kroaci ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka marrë konfirmimin se investitori kroat Igor Sustiç nga kompania “Kurtilin” që bën prodhimin e agregateve të betonit do të nis së shpejti investimin në Kosovë. Kjo është edhe një dëshmi që Qeveria e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po vazhdon të krijojë zona ekonomike me të gjithë infrastrukturën përcjellëse për t’iu ofruar kushte sa më të mira bizneseve që janë të interesuara të punojnë në Kosovë. Po punojmë në përmirësimin e klimës së të bërit bizneset, t’i harmonizojmë politikat tona të investimeve me standardet evropiane dhe t’u shërbejmë investitorëve në mënyrë më efikase, ka thënë ministri Shala në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …