leoni

IOM: Prej fillimit të luftës në Ukrainë nga bombardimet janë vrarë rreth dy mijë civilë në mesin e tyre 197 fëmijë

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së ka njoftuar se prej fillimit të luftimeve në Ukrainë, afër dy muaj më parë e deri tani,  mbi  7 milionë civilë janë zhvendosur brenda Ukrainës. Në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut raportohet se të paktën 1 mijë 932  civilë kanë humbur jetën dhe 2 mijë e 589 janë plagosur. Në deklaratë theksohet se numri i civilëve të vdekur dhe të plagosur mund të jetë shumë më i madh se sa ai i konfirmuar. Shumica e viktimave civile janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me një sipërfaqe të gjerë ndikimi, duke përfshirë bombardimet dhe sulmet ajrore me artileri të rëndë dhe sistemet e raketahedhësve shumëgrykësh. Në lidhje me viktimat civile në Ukrainë, OKB-ja publikon vetëm shifrat që ajo mund t’i konfirmojë. Sipas autoriteteve ukrainase, numri i civilëve që kanë humbur jetën në luftë është shumë më i madh se shifrat e publikuara. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka deklaruar se që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi sulmet, e deri më sot kanë humbur jetën 197 fëmijë dhe janë plagosur 351 fëmijë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …