leoni

Iowa do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes mënyrave konkrete të bashkëpunimit

Iowa do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes mënyrave konkrete të bashkëpunimit

Shteti i Iowas do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë përmes formave konkrete të bashkëpunimit, me qëllim të avancimit të këtij sektori sipas praktikave bujqësore të Iowas. Kjo përkrahje iu konfirmua ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në takimin që e zhvilloi me sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, ku u diskutua për mundësitë e krijimit të partneriteteve dhe investimeve të reja mes të dyja shteteve. Gjatë këtij takimi, ministri Peci ka prezantuar para Sekretarit të Iowas zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe e ka njoftuar atë se bujqësia mbetet ndër potencialet kryesore për zhvillim ekonomik. Me këtë rast ministri ka marrë konfirmimin e Sekretarit Pate për të iniciuar projekte të reja të përbashkëta bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …