IOWA e gatshme të përkrahë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi bashkë me Kryeshefin Ekezekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj kanë pritur në një takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga drejtoresha ekzekutive e Iowa Sisters States, Heather Jones, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare. Me këtë rast, sekretari Halimi i informoi ata me të arriturat e deritanishme në bujqësi, por edhe më sfidat që vendi ynë ka në këtë sektor. Ai tregoi edhe për progresin e madh që është bërë në vitet e fundit në zhvillimin e bujqësisë përmes mbështetjes së sektorit me grante invesitve dhe subvencione, duke treguar se bujqësia mbetet një prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe në vitet e fundit janë bërë investime të mëdha. Sekretari falënderoi ata për gatishmërinë që shteti i Iowa-s ka treguar për përkrahjen e bujqësisë në Kosovë dhe shprehi gatishmërinë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Nga ana e saj, drejtoresha, Heather Jones, vlerësoi të arriturat e shënuara në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tutje me investime në bujqësi, si një sektor potencial për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. Po ashtu, ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …