Në deklaratën e ipeshkëvisë thuhet se me dhembje dhe pikëllim të thellë kanë përcjell lajmin trishtues të aktit terrorist në Aeroportin e Stambollit, i cili ishte i drejtuar kundër njerëzve të pafajshëm. “Kjo shëmti e njerëzve të ligj ka tronditur botën e qytetëruar dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë. Ipeshkvia e Kosovës solidarizohet me dhimbjen e popullit turk, është e bashkuar në lutje për viktimat e kësaj të keqeje dhe për familjarët e tyre, që Zoti t’iu jep të gjithëve forcë dhe ngushëllim. Lusim Zotin që kjo e keqe kundër njeriut dhe popujve, me përmasa ndërkombëtare, të ndalet sa më shpejt, duke i kthyer zemrat e njerëzve që të kuptojnë se e ardhmja e njerëzimit nuk ndërtohet me dhunë e vrasje, por në vëllazëri, në paqe, në dashuri dhe me respekt ndaj tjetrit vëlla dhe motër”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …