Serbia - Rusia

IPSOS: Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë konsiderojnë si rrezik për vendin e tyre Serbinë dhe Rusinë

Një sondazh i opinionit publik i kryer nga Ipsos në emër të Institutit Republikan Ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxjerr disa të dhëna me rëndësi nga pesë vende të Ballkanit. Sondazhi u mbajt në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë në shkurt dhe mars të këtij viti. Nga sondazhi del se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë konsiderojnë si rrezik për vendin e tyre Serbinë dhe pas saj Rusinë, me përkatësisht 36 dhe 32 për qind. Pas tyre, kërcënimi më i madh për shqiptarët, rezulton Greqia. Ky sondazh kryhet prej gati katër dekadash në rajon. Për herë të parë, sondazhi, zbuloi se Greqia nuk është më në mesin e vendeve që qytetarët e Maqedonisë së Veriut i perceptojnë si kërcënim. Bullgaria dhe Rusia shihen tashmë si kërcënimi më i madh për qytetarët e Maqedoninë e Veriut nga përkatësisht 23% dhe 12% e të anketuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …