Iniciativa Qytetare e Drenasit sot ka bërë homazhe me rastin e Epopesë së Grykës së Llapushnikut. Kryetari i kësaj iniciative, Izet Ibrahimi bashkë me Kryesinë, bënë homazhe tek varret e dëshmorëve të kombit, Imer Alushani dhe Ali Zogaj. “Imeri dhe Aliu ranë heroikisht në Grykë të Llapushnikut për mos të vdekur kurrë. Lavdi dhe nderi që i bëne vendit duke u rreshtuar, motivuar dhe organizuar luftën për çlirim madje edhe duke dhëne jetën që është çmimi me i lartë që i jepet atdheut. Nderime ushtarve të Grykës se Llapushnikut, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit”, citohet të ketë thënë Izet Ibrahimi.
