Iniciativa Qytetare për Veprim sot do të organizojë një aksion simbolik para ndërtesës së komunës së Mitrovicës, ku do të kërkojë dorëheqjen e kryetarit Agim Bahtiri për shkeljen e premtimit për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit. Sipas Iniciativës Qytetare për Veprim, kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë premtime që nëse nuk largohet barrikada mbi lumin Ibër deri më 15 qershor 2016, ai do të japë dorëheqje. “Prandaj, ne sot kërkojmë nga ai që ta mbaj fjalën dhe të japë dorëheqje. Dorëheqja do të ishte i vetmi premtim të cilin Agim Bahtiri mund ta mbante nga të gjitha premtimet që i ka bërë deri sot, e nuk e ka realizuar asnjërin nga to”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …