Vendet anembanë Lindjes së Mesme, përfshirë Irakun, Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Katarin, kanë dënuar sulmet ajrore izraelite gjatë natës së kaluar në territorin iranian, transmeton Anadolu. Ministria e Punëve të Jashtme e Omanit shprehu “dënimin dhe denoncimin e fuqishëm” ndaj sulmeve, duke i quajtur ato një “shkelje të hapur të sovranitetit të Iranit dhe një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”. Nga atje paralajmëruan se sulmet “ushqejnë një cikël dhune dhe minojnë përpjekjet drejt de-përshkallëzimit dhe të kontrollit të krizës përmes mjeteve paqësore dhe diplomatike”. Omani kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërmarrë “veprime efektive për të ndalur këtë agresion”. Katari, nga ana e tij, shprehu dënimin dhe denoncimin e fuqishëm për vënien në shënjestër të Iranit nga Izraeli, duke i cilësuar sulmet “një shkelje të hapur të sovranitetit të Iranit dhe një shkelje të qartë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.
Kontrolloni gjithashtu
ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%
Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …