Zyrtar të lart të Iranit kanë paralajmëruar mundësinë e nisjes së luftës ndaj Izraelit. Këto paralajmërime janë bërë gjatë sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë izraelite ndaj grupit politiko-ushtarak, Hezbullah që vepron në Liban e që përkrhahet nga Teherani zyrtar. Agjencia qendrore e lajmeve iraniane e ka cituar ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Abass Araqchi të ketë theksuar se “të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se situata është jashtëzakonisht shpërthyese dhe se gjithçka është e mundur, madje edhe lufta”. Zyrtarët e lartë të Iranit kanë kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar, ndërkohë që kryetari i parlamentit iranian ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për grupet që përballen me Izraelin.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …