Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të vendit. Për hamendjen lidhur me mundësinë e zgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar shteti, Edi Rama e përjashtoi në mënyrë kategorike si mundësi. “Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar”, tha Rama me ironi. Edi Rama tha se PS i ka votat dhe nuk varet nga partitë e tjera parlamentare. Fakti shtoi ai që PS ka për herë të parë votat për të zgjedhur vetë një president i jep më shumë përgjegjësi në përzgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, 84 vota.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …