leoni

IRSHP koordinon aktivitete me komunën për EHKK

Është mbajtur një takim pune mes Komunës së Malishevës, përkatësisht shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), i kryesuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren, i kryesuar nga drejtoresha Nurishahe Hulaj. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve në luftimin dhe parandalimin e EHKK. Nënkryetari Berisha, e ka njoftuar IRSHP-në, për aktivitetet e Komunës së Malishevës, lidhur me EHKK dhe planifikimet për aktivitetet në vazhdim, për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Nga ana tjetër, drejtoresha e IRSHP-së, Nurishahe Hulaj, ka shprehur gatishmërinë e institutit për vazhdimin e bashkëpunimit me komunën dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për përcjelljen e situatës me EHKK. Nënkryetari Berisha, ka falënderuar  IRSHP-në, për gatishmërinë  e tyre për aktivitete të përbashkëta dhe për kontributin e vazhdueshëm të këtij instituti, në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës. Po ashtu, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, është bërë edhe një demonstrim i mjeteve për dezinsektim, të cilat do ti përdor operatori në fushatën e dezinsektimit në Komunën e Malishevës. Këtë demonstrim, e kanë përcjellë nga afër nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, së bashku me shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, si dhe me përfaqësuesit e shoqatës së bletarëve të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …