Në këto radhë dua të ndalem në një figurë nderi e krenarie të Malësisë së Gjakovës – Tropojës, në figurën frymëzuese të birit të krahinës së Shipshanit, Avdyl QerimTrezhnjevës.
Avdyli lindi në fshatin Tropojë e Vjetër në vitin 1958, në një familje me tradita të shkëlqyera atdhetare. Të parët e Avdylit kishin ushqyer tek pasardhësit e tyre ndjenja të tilla si: bujarinë, atdhetarinë, guximin, trimërinë e besnikërinë. Në një mjedis moralshëndoshë të tillë u rrit, u edukua dhe u formua edhe karakteri e personaliteti i Avdylit.
Qyshë në moshën e tij të re, Avdyli dhe vëllezërit e tij u shquan për vullnetin e përkushtimin plot pasion e
ndershmëri për punën në dobi të familjes dhe të shoqërisë. Shëmbullin dhe frymëzimin për qëndrimin ndaj punës, Avdyli e kishte trashëguar nga i ati, Qerim Alia, një njeri ai që kishte qënë edhe vetë, tërë jetën e tij, një punëdashës dhe ekstremisht i ndershëm e korrekt, në raportet shoqërore, por edhe ndaj detyrave të ngarkuara nga shteti.
E tërë mosha e rinisë së Avdylit kaloi në punën endershme në dobi të shoqërisë, gjithmonë duke pasur
frymëzimin e të atit edhe si prind, por edhe si frymëzues tej mase pozitiv.
Në fshatin e lindjes së Avdylit, Tropojë e Vjetër, si Avdyli, por edhe vëllezërit e tij me babain e tyre në krye,
ishin bërë modeli më i mirë i njerëzve punëtorë, shembull frymëzimi edhe për gjithë shoqërinë e gjërë të fshatit të bashkuar të Tropojës.
Me ndryshimin e rrethanave historike, pas viteve të nëntëdhjeta, tek këta njerëz shembullorë pozitiviteti, përsëri, frymëzimi e pasioni i tyre mbeti puna dhe vetëm puna e ndershme e, jo politika.
Rrethanat historike që rridhnin dita-ditës edhe në Kosovën tonë, si rezultat i pushtimit të gjatë të saj nga xhelatja Serbi, nxorën në skenë krijesën më të vyer për kombin tonë, atë që prej vitesh ishte gatuar e brumosur në zemrën e madhe të kombit shqiptar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila u fut në luftë të pakompromistë kundër pushtimit dhe pushtuesit barbar e gjenocidist serb, për çlirimin e Kosovës.
Ky fakt historik, erdhi edhe tek Avdyl Trezhnjeva si një rrezatim diellor në mendjen e në zemrën e tij dhe, ai, menjëherë, në marsin e vitit 1998 e, deri me mbarimin e luftës, në betejën e Koshares, ku bie heroikisht edhe komandanti i Brigadës 138, Heroi Agim Ramadani, iu bashkua me vullnetin e tij të vetëdijshëm e atdhetar UÇK-së, duke u radhitur me shumë djem atdhetarë të Malësisë Gjakovës ne Brigadën 138 me komandant Heroin e mëvonshëm, Agim Ramadani.
Tregonin bashkëluftëtarët e Avdylit, se ai ishte njëri nga zbuluesit më efektivë dhe më të guximshëm në çdo detyrë luftarake që i ngarkohej, apo e merrte edhe vet me nismën e tij të guximshme. Avdyli u shqua, në disa aksione luftarake kundër ushtrisë pushtuese serbe edhe si njëri nga guerilësat më rezultativë në kryerjen e aksioneve për eleminimin dhe dëmtimin e kundërshtarit pushtues, por edhe të shkatërrimit
e të bërjes të papërdorueshme të mjeteve lëvizëse luftarake të ushtrisë çnjerëzore serbe. I tillë ka mbetur në kujtesën e kohës edhe akti që kreu ai së bashku me bashkëluftëtarët e tij nga Tropoja,dëshmorin Bylbyl Breçanin e luftëtarët e guximshëm e atdhetarë, Xhevahir Selmanin e Hysni Nezirin, në Qafën e Morinës, ku minosën e hodhën nëerë “pizgaverin” e ushtrisë serbe, bash në “oborrin” e postës së tyre kufitare.
Veprimtaria e Avdyl Trezhnjevës u shtri në pothuajëse në tërë arealin e luftës në Rrafshin e Dukagjinit, duke u sho qëruar prore me fitore, por edhe duke u mbuluar me lavdinë që i shkonte nga pas, duke e ndjekur e frymëzuar.
Me mbarimin e luftës çlirimtare në mesin e vitit 1999, sapo u krijua struktura ushtarake e TMK-së, përsëri Avdyli iu bashkangjit edhe kësaj strukture mbrojtëse të lirisë së Kosovës, duke qënë aktiv, deri në vitin 2000, vit në të cilin preket nga një sëmundje e rëndë dhe e papritur.
Tashmë, Avdyli, i pamundësuar për t’i shërbyer lirisë së Kosovës, detyrohet që, për arsye të mjekimeve të speciali zuara, të emigronte jashtë shtetit, në Francë, së bashku me familjen e tij. Edhe atje, në Francë, ndonëse në kushte të rënda shëndetësore, prore në zemrën e tij ishte Kosova, liria e saj, bashkëluftëtarët e tij, por kryesisht ata që e vunë në themelet e lirisë së Kosovës, gjakun e jetën e tyre, pra, dëshmorët e heronjtë e kombit tonë, rënë për çlirimin e Kosovës,
Me njerëz atdhetarë si Avdyl Qerim Trezhnjeva, mburret Tropoja, nderohet shqiptaria e, nuk vdes, as Atdheu, as kombi ynë heroiko-legjendar.
Avdyli diti ta zërë me meritë pozicionin e atdhetarit, atë të burrit të vlerave moralo-njerëzore, por edhe të luftëtarit, pozicione këto që të çojnë tek nderi e tek lavdia.
Vdekja e tij e parakohshme, pikëlloi zemrat e familjarëve, të të afëmëve, miqve, por edhe të bashkëluftëtarëve të tij. Por, ajo vdekje nuk mundi të marrë me vete, kujtimin e mirënjohjen për veprimtarinë e tij atdhetare në shërbim të Çështjes madhore Kombëtare, as vlerat njerëzore që na la pas,
për të mos u harruar asnjëherë, Avdyli ynë i paharruar.
Njerëzve të tillë, kombi ynë iu detyrohet prore, sepse ata ia falen jetën e tyre pavdekësisë e tij.
Nderime mirënjohje ndër breza e mote, jetës dhe veprimtarisë atdhetare të Avdyl Qerim Trezhnjevës!
18.10. 2023.