Ja, erdhi edhe ky prill pranveror! Natyra zë e rikap fillin e jetës, për ta rizgjuar atë e, për ta shtyrë drejt shperthimit të të gjitha vlerave dhe mrekullive të saj. Por tek nëna Shqipëri, prilli, tash 36 vite me radhë vjen kokulur, i brengosur, zemervrarë e sypërlotur. Vjen kështu prilli ynë, sepse në atë prill të njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesës, natyra na e mori për veten e saj kryevlerën tonë kombëtare, të cilën na e pati dhuruar tetormadhi i vjeshtës së lindjes së kësaj kryevlere njerëzore, por dhe tetori i epokave kulmore historike.
Prilli pranveror i ’85 -ës na pati lënë ne shqiptarëve, si popull e si komb, pothuajëse jetim, pa ndriçimin e plotë të diellit shqiptar, pa dritën e mendjes gjenjale kryenjerëzore, pa urtësinë e kthyer në Yllsimbolin tonë kombëtar, pa udhërrëfyesin që na priu nga beteja në betejë, nga lufta në luftë, nga fitorja në fitore, deri sa errësirës i theu dyert e trasha ku na kishte ngujuar si në një burg të përjetshëm e, na nxori që andej, në dritën jetëdhënëse të lirisë; që na shkëputi një herë e përgjithmonë nga kthetrat e egersisë së bjerrëkohësve më të pamëshirshëm, prapambetjes së të gjithë shekujve para Tij dhe, robërisë e pushtimeve të egra e të gjata, për të na nxjerrë në dritëjetën e të vertetës së përplotësuar me ëndrra, shpresa e vlera të realizuara e të prekshme; që na ngriti nga fundi i humnerës ku na kishin hedhur rrethanat e pamëshirshme e të llahtarshme të shekujve, në majakreshtat dritënore lavdimbuluara të historisë tonë moderne.
Rrjedhin kohërat pavarësisht ndjesive e gjykimeve njerëzore, ligjësisht e objektivisht, si një shpalosje e natyrës me të gjitha planet, format, përmbajtjet e ngjyrimet e tyre ylberjane e kuptimore. Kështu edhe prilli i vitit 1985, për shqiptarët e kudondodhur në arealin e trojeve të tyre etnike e natyrore, por edhe tej tyre, në ato të globit tokësor, erdhi çuditërisht i veshur me të zeza, jo për modën që shpesh preferohet kjo ngjyrë kobndjellëse e dhëmbjeshoqëruese të përdoret si veshje, por me atë të zezë që ne shqiptarëve, do të na e vriste ashpër zemren, ndjesitë e saj më njerëzore, do të na e zbehte dritën e syve të mendjes e të shpirtit deri në venitjen e pragshuarjes, do të na shokonte si komb, duke na ngadalësuar ritmin e rrahjeve të zemres, por edhe atë të zhvillimeve esenciale si popull e si komb.
Ai prill i vitit 1985, hyri në jetën tonë, në jetën e shqiptarisë, aq shumë, si i padëshirueshëm, aq sa nga vetëdija jonë ai u quajt ‘prill i zi’, pa dyshim edhe më i zi se ai prilli kur kombi ynë u tradhtua nga ‘mbreti i tij’, për t’u lënë edhe i vjedhur, edhe i grabitur prej tij, në mëshirën e fatit, në agditëzezën e një gjëme të rëndë, siç ishte pushtimi fashist i vendit, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste e Musolinit.
Prilli i zi i 1985 mori për vete simbolin e zemermadhështisë, mendjedritës, shpirtqendresës e vetëdijekthjelltës së civilizuar si kurrë më parë të shqiptarëve, në historinë e tyre që nga përtejlashtësia e deri në atë fillimprill gjëmëmadh.
Ai ua mori kombit tonë, ëndrrave e shpresave të tij, birin më të madh e, më të lavdishëm të të gjitha kohërave, vëllain si binjak historik të “Heroit tonë Kombëtar”, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Enver Hoxhën, korifeun e lavdisë. Zia e atij prilli u shtri në të gjitha ditët, muajt e vitet pas tij, për kombin tonë. Dhëmbja shpirtërore e kombit, që nga 11 prilli i zi i 1985-ës, ende sëmbon zemrat e ndjeshme të shqiptarëve. Edhe pranverat shqiptare, pas atij prilli, vinë shpirtëplagosura e zemerthyera, pa Enverin që u kishte dhënë atyre vlerë e përmbajtje të re. Nuk e di, por më ngjason edhe sot e kësaj dite se kështu natyra na e mori Enverin tonë vigan për ta ‘mbjellë’ në vetëdijen kombëtare, krahas Skënderbeut, si kryesimbolin shqiptar, në Flamurin tonë kombëtar, si pjesën e dytë të shqiponjës, si kokën, syrin e gjysmën tjetër të atij peshërëndi simbol domethënës e krenarie për shqiptarët e të gjitha kohërave.
Kështu, Enver Hoxha, për së gjalli ishte shqiponjëmadhi përbashkues, udhërrëfyes e frymëzues i kombit tonë e, pas vdekjes së Tij, Yllsimboli dritëpashuar i shndërruar në flamur krenarie, dinjiteti, qendrese e, përjetësimi të madhështisë shpirtërore, heroike e legjendare të kombit tonë në hapësirat e pamatshme të jetës e, të përtejvdekjes.
Po përse ishte, është dhe do të jetë prore kaq ndikuese ajo gjëmë e atij prilli të zi, për kombin tonë?
Kjo është një pyetje që duhet bërë, jo për ne që ishim bashkëluftëtarë e bashkëkohës të Enverit, bashkudhëtarë me Atë, vetem në rrugën e nderit, por më së shumti për brezat që linden e po rriten pas Enverit, në terrnajën që ka pllakosur gjithçka rreth të vertetave historike për Kombin tonë, por edhe rreth Enverit, rreth lavdiepokës së Tij, rreth vepërmadhës e jetëvlerës së Tij, prej një kryelegjendari e prej një kryeheroi të përmasave kombëtare, por edhe përtejkombëtare, të dimensioneve atdhetare, por edhe ndërkontinentale. Në këto rrethana të rënduara pasenverjane, atdhetarëve dhe intelektualëve të vertetë, historia u ngarkon përgjegjësinë e madhe e peshërëndë, atë të mbrojtjes së të vertetave dhe të historisë me të gjitha kulminacionet e saj, por edhe me të gjitha figurat e saj që i kanë bërë nder asaj, figura që kanë shëmbëllyer e shëmbëllejnë në qiellin e saj si yje flakëndezur perkrah me Diellin nëpër ditë e, përkrah me Hënëplotën, nëpër netë. E verteta, historia dhe lavdia, në fakt, nuk kanë nevojë të mbrohen nga askush, sepse ato janë përjetësisht të vetmbrojtura, por kerkojnë që t’iu hiqet balta e llumi që derdhen mbi to nga tentimvrasësit e tyre.
Shqiptarët e pasvdekjes së kryelavdisë së tyre kombëtare, janë ndaluar çnjerëzisht, pse jo, edhe me metoda naziskine, që ta zënë me gojë kryenderin e të gjitha kohërave të tyre, Enver Hoxhën. (!)
Ata, klasa politike borgjeze, sundimtarët antinjerëzorë të pasnëntëdhjetës këtu në Shqipëri, janë versulur marrëzisht e çnjerëzisht, pse jo edhe më metoda fashiste, mbi njerëzit e thjeshtë–popull, që t’i detyrojnë shqiptarët e ndershëm e mirënjohës ndaj figurës më të dashur për ta, Enver Hoxhës, që ta shlyejnë nga kujtesa e tyre, nga zemrat, ndjesitë e dashurisë e të krenarisë për Të, emrin e Tij, Epokën emermadhe Enverjane, por edhe veprën, nderimin e mirënjohjen për Të . A është demokratik një qendrim e një veprim i tillë?! Përgjigjja dihet!
Brezat e lindur pas vdekjes së Tij janë bombarduar çnjerëzisht, për tri dekada të plota, që nga fundviti 1990 e deri më sot, nga një makineri e eger që ka pjellë e pjell çdo sekondë shpifje e trillime marrëzie kundër kreshtëlavdisë shqiptare, por që ka derdhur e vijon të derdhë edhe sot, me tonelata baltra e të paverteta mbi këtë kolos të shqiptarisë, por edhe gjigand të njerëzimit. (!!) Në një aventurë të tillë, më shumë se të marrëzishme e tejet të përçudnuar, si prore, janë përfshirë antikombëtarët gjakprishur e truthartuar, shpirtshiturit tek djalli, pjella të ferrit shpirtëror, fatkeqësisht të vetëquajtur ‘shqiptarë’.
Nisen vitet pas Tij si vite ‘vazhdimësie’, por në thelbin e përmbajtjes së tyre, ato zunë të shpërfaqen si vite dinakerie dhelpërore largimi e diferencimi nga jeta, vepra, idetë e mendimi i Tij filozofik e politik, nga urtësia e mësimet e Tij të vyera, jetëlartësuese e të pavdekshme. Të dukej se pislleku shpirtëror s’mund të rrinte ngjitur me kryevlerën e shndërruar në mal vlerash, ndaj nga njëra anë, ‘Everesti’ njerëzor natyrshëm po shplahej nga ndotjet e kohërave, nga servilët e kohës socialiste që zhurmonin si kor bretkocash duke e përdorur emrin e fjalët e Tij, vend e pa vend, në të gjallë të Tij e, që tashmë, ishin shndërruar në kope hienash e çakenjsh që ulërinin kundër gjeniut, nga ana tjetër, po ravijëzoheshin edhe të padukshmit e nëndheshëm e ata që kishin ndenjur në terrin e skutnajave, dashakëqinjtë, mbledhur tani në plehërishten e mbetjeve historike. Kjo kategori mutacioni njerëzor, duke tentuar ta nxijë Enverin, jo vetem që s’ia arriten qellimit të tyre, por e nxorën edhe më të madh Enverin, edhe më vigan, edhe më të dukshëm, edhe më dritënor, spse Everesti kurrë s’ka humbur, as është rrëzuar, sa herë është nxirë e mbuluar nga rete e zeza.
Prilli i pranverës 1985, nuk ishte i zi vetem se na mori ‘Diellin’ tonë, por ai ia hapi lulet ngjyrëzeza tradhtisë, mu në gjoksin e asaj stine. Të gjitha stinët e tjera në vijimësi, pas asaj humbjeje të pamatshme në dhëmbje, në vlera, në dimensione, në imagjinatën e një kombi, sikur kishin marrë nga ngjyra e zezë e asaj pranvere gjëmëmadhe e kobrënde e ’85 –ës së atij fundshekulli shqiptar të infektuar nga tradhtia.
Edhe ato nxinin, a thua po mbillnin, rritnin e piqnin nëpër ditët e muajt e tyre, frytin më të hidhur e, më vdekjeprurës për jetën e lirinë, për kombin tonë dhe për Shqipërinë, frutin e tradhtisë. (!)
Enver Hoxha i ishte dhuruar nga nëna natyrë kombit tonë, për një mision tepër të veçantë e të madhërishëm, për një epokë të ndritur, për një ardhmëri të lirë e të sigurtë për çdo shqiptar e, për trojet shqiptare. Atë e solli në jetë nëna shqiptare dhe e mëkoi me më të madhen ndjenjë njerëzore, me dashurinë për Atdheun e Kombin e vet, kryendjenjë kjo sa njerëzore, aq edhe mbinjerëzor. Kjo ndjenjë do ta shndërronte Enverin tonë në kryenjeriun faktorizues të njohjes në thellësi e në gjërësi të rrethanave kombëtare, historike, politike, shoqërore, morale e shpirtërore, për t’i bërë ato ‘Yllin Polar’ nga ku do të niste rrugëtimin e vet jetësor me një qellim të lartë e të madhërishëm strategjik, në mendjen e në zemren e vet, qellim ai, i shoqëruar me plot urtësi taktike për arritjen e tij, mbështetur edhe në fillin e pashkëputur të traditës së luftrave të gjata e heroike të kombit të Tij për liri.
Ky qellim që lidhej me rrethana tepër të vështira në të cilat ndodhej kombi ynë, sidomos në vitet e shpërthimit të LDB, ku edhe vendi ynë u bë viktimë e saj, e nxiti vetëdijen e Tij prej atdhetari largpamës e shpirtvullkan, që të vihej i tëri në funksion të arritjes së shpëtimin të bashkatdhetarëve të Tij nga pasojat e rënda të pushtimi, por edhe nga plagët e tmerrshme të shkaktuara nga shekujmotet e kaluara e të errëta të shqiptarëve, ndodhur ato, nga pushtimi i stërgjatë osman, por edhe prej natyrës anadollake të vetëqeverisjeve, pasi ishim bërë me Mëvetësi, e një shtet i brishtë në këtë pjesë të mbetur nga copëtimi që iu bënë ‘fuqitë e mëdha’ të Evropës, trojeve e kombit tonë, në vitin 1913. Kështu, me sa duket natyra e historia gjeten tek Enver Hoxha njeriun e duhur e vendimtar që do t’ia dorëzonte në dorë fatin e shqiptarëve për ta nxjerrë atë nga terri i humnerës historike, në dritën e lirisë, në rrugën e drejtësisë e, në marshimin e pandalshëm e të paparë kurrë më parë, drejt majave të larta të zhvillimit e të begatimit të gjithanshëm jetësor, ashtu siç edhe ndodhi nën udhëheqjen e Tij të urtë e, thellësisht atdhetare e kombëtare.
Ai ishte, sa njeriu i zakonshëm, aq edhe njeriu i përmasave të jashtëzakonshme, pasi vlerat e dhuntitë e Tij e lartësonin mbi të zakonshmen; ishte sa nxënësi kokulur e i etur për mësimin nga historia, për dijen e urtësinë e popullit, aq edhe mendjendrituri që reflektonte vetem dritë, besim e shpresë në momentet më të vështira në vetëdijen e në ndjesinë shpirtërore të kombit e të popullit tonë. Ai ishte sa nxënësi besnik i historisë kombëtare, por edhe tejkombëtare, aq edhe autor e aktor i saj, me rolin e të cilit ndrinte çdo faqe e asaj historie. Ai ishte zjarri e dritëdhënësi i çdo zemre shqiptare, tamam si një ‘Promete’ i kohërave moderne, zjarr të cilin Ai, si askush tjetër në historinë tonë, e ndezi në çdo zemer atdhetare shqiptari, për të mos e lënë popullin e kombin të vdiste nga ftohtësia akullnajore dhe errësira që kishin ngrirë e nxirë zemrat shqiptare, para Tij, për t’i shndërruar ato zemra e ato zjarre brenda tyre, në vatërvullkanin që do t’i shkrinte akujt e, do t’i zbardhëllonte e çlironte nga errësira e shekujve zemrat shqiptare, por edhe horizontet e reja të një bote të re që do të lindte së shpejti, ashtu siç e faktoi edhe historia.
Kombi ynë i lashtë e historimadh, ndonëse, në këto kohëra e rrethana tejet të veshtira të pasvdekjes së Enver Hoxhës, i është mirënjohës për jëtë të jetëve birit të vetë më të madh e më të lavdishëm të të gjitha motmoteve shqiptare. Enver Hoxhën, për gjithçka bëri për Kombin e Atdheun, që nga 8 Nëntori i vitit 1941 e, deri sa vdiq, më 11 prill 1985, historia e ka mbuluar, së bashku me rrugëtimin e Tij historik, me më të madhën vlerë, me lavdinë e pavdekshme. Çdo vit i jetës së Tij në këtë hapësirë kohore e historike ishte një majamal i mbuluar nga lavdia, ishte një vitshekull arritjesh e dimjiteti.
Vitet e jetës së Tij, Ai, si askush më parë, por as pas Tij, i shndërroi në vitebeteja të fituara në të mirën më të mundshme për kombin e popullin e Tij.
Historia jonë nuk njeh figurë tjetër në hapësirat e saj, një prijës, udhëheqës e burrështetas me këto përmasa kaq të kompletuara kombëtarisht, që të ketë zhvilluar e fituar plot 44 beteja radhazi, pasi çdo vit i udhëheqjes së Tij ishte një betejë në vete. Ato beteja u zhvilluan në dy luftra epokale e titanike, në atë të LANÇ e, në atë të ndertimit të Shqipërisë së re Socialiste, të cilat i fitoi dhe, si askënd tjetër, historia e ndoqi në çdo hap, duke e mbuluar Atë dhe veprën e Tij historiko-atdhetare, vetem me lavdi. Në këtë mënyrë, Enver Hoxha hyri në vetëdijen kombëtare e në zemren e kombit tonë si simboli më emblematik i prijësit të pagabueshëm dhe i fitimtarit të pashembullt lavdimbuluar. Enver Hoxha është shndërruar në vetëdijen kombëtare, me bindjen më të plotë, në Institucionin madhor shpirtëror e moral të shqiptarëve.
Enver Hoxha, qoftë vetem për këtë arsye, ka zënë në mënyrën më të merituar e më të dinjitetshme ballin e lavdisë kombëtare dhe, ka thithur gjithë dritërimin e mundshëm vlerësues të urtësisë njerëzore, më të cilën që andej ndrin edhe përtej vdekjes së Tij.
Pikërisht, ky fakt e bën Atë një ‘Everest’ mendjendritur të njerëzimit, pasi është i paarritshëm në madhështinë e jetës e të veprës së Tij në sherbim të kombit të vetë, por edhe të popujve të shtypur e të shfrytëzuar, të popujve të robëruar nga zgjedha e pushtimit dhe e kolonializmit modern, të popujve të vegjel liridashës e, të lënë nën pushtetin e mjerimit nga pamundësimi i zhvillimit intelektual e ekonomik.
Vetem mendimi, urtësia e gjenialiteti i Enver Hoxhës e nxorën shqiptarin nga terrnaja dritëtymosur nga pisha dhe kandili, në dritën elektrike në çdo vatër ku jetonin shqiptarët e pakicat minoritare shtetase të shtetit shqiptar! Vetem gjenjaliteti i mendjes së Tij e renditi popullin shqiptar e kombin tonë në krahun e fitimtarëve të koalicionit më të madh të të gjitha kohërave, në LDB, pra në krah të BRSS, SHBA e Anglisë!
Vetem Enver Hoxha, si një atdhetar i përmasave të pamatshme, mbrojti e shpëtoi kombin e trojet tona, shpëtoi Shqipërinë nga ricopëtimet e planifikuara nga fqinjët tanë shovinistë e thellësisht kundërshqiptarë.