Enverjane, quhet njëra, mburret Shqipëria!
Ka kryeepoka, qendrojnë përmbi kohëra;
Prapë ajo, me lavdiemrin, ‘Enver Hoxha’!
Rrojnë kombet, në djep ëndrrat përkundin;
Ushqejnë ato brezat, ligësitë që t’i mundin.
Lindi djalë Kombi im, mbarë, e njohu dheu;
Foli bota me një zë: – U ringjall Skënderbeu!
Dy shqiponja kombi ynë, ato një, në Flamur;
Ballë hasmit e botëligës, s’u dhanë kurrë!
Lart tek Dielli, emrin truallit ia ngjiten me nder;
Njëri, pallëzhveshuri Gjergj, tjetri, gjeniu Enever!
Tetori, sa herë vjen, kryeditën mban në zemer;
Ditëmadhe ajo, i fali kombit të vetin emer.
I kohës majamal Tetori ynë, lindi kryenderin;
Në ballë të epokës historia, yll, pati Enverin!
Jona gjashtëmbëdhjetë tetorjane, cak historie;
‘Galaktikës’ njerëzore, i dha diell shqiptarie!
Do të ndrijë ai diell, sa të ketë jetë mbi dhѐ;
Është ai për njerëzimin, Diell i ‘Botës së Re’!
Ja, erdh tetori, gjën Enverin n’zemren tonë;
Më i madhi i çdo kohe, Ai bir i shqiptarisë!
– Është yll i njerëzimit,- për Të, popujt thonë;
Ai prore, e jona dritë në hark të lavdisë!
* * *
Ditët tona, lindin, plaken me emrin Tënd;
E mendja fluturon, me Ty shqipe anë e kënd.
Me t’artat rreze na puth Dielli ndër mëngjese;
Përkrah tij, Ti, fryma jonë, je frymë shprese.
Në kohërat pa Ty, s’të harruam, n’gji të futem;
Nuk ulim krye, krenar për Ty, askujt s’i tutem.
Të gjitha malet sup më sup, e dorë për dorë;
Mbajnë mbi kreshta, Tëndin emer, si kurorë!
Rrufe mbi male ranë, emrin Tënd, dot s’e dogjën;
As stihitë, dalë nga çmendinat politike.
Si ‘Kumtrin’ në yllësi, Tënden dritë ndoqëm;
Në gjunj s’ramë, se Ty të patëm rreze drite!
Dot me ne s’u matën, i tremb e verteta Jote;
Se t’peshon fjala Ty, sa peshë e kësaj toke!
Kellqe duhen, si ato t’malit, me Ty t’përballesh;
Që andej, me këtë kohë, Ti veç se tallesh.
Jetojmë në paradoks, krejt absurd, mendimi;
Urtësia kokëposhtë, jetën tremb zhgënjimi!
Në zemer Ty të kemi, ende kemi shpresë;
Rron, more, rron shqiptaria, ajo nuk vdes!
Me Ty në ëndrra zgjuar rrimë, ditët na i prin;
Kundër ke, o sa qen, mbi Ty koha hedh lavdinë!
Si Prometeu, njerëzimit ia fale dritën;
Simbole tonat, Ty, në zemer, n’flamur shqipen!
– Heej, more heej! Tungjatjeta, . . . tungjatjeta!
Oshëtijnë motet: – Enver Hoxha! Enver Hoxha!
Malet buçasin: – N’zemrat tona, sa t’jetë jeta!
Atmëmëdheu pohon: – Diell Ty, të ka epoka!
* * *
Ndër mëngjese kohërash, sa shkrep dielli;
Lart shikoj, sa shumë sot, po ndritka qielli!
Përkrah Diellit të shoh Ty, o diellori Enver;
Jep dielli jetë, Ti na fal ne, veç pranverë.
Ndër vegime, me Ty, prore flas, kuvendoj;
Më bëhet se, kryekëngën, ende po ta dëgjoj.
Nëpër male, përmbi të bardhat majakreshta;
Ende koha jehon:‘Enver Hoxha, tungjatjeta’!
S’prân jehona, kënga fluturon në yllësi;
Ajo, si në legjenda, pa prâ të kërkon Ty!
Ndër ato Ti u fute, bashkë me legjendar;
Djalë, të pat Kombi, historia, yll në ballë!
S’prân koha, këndon për Ty, ende si dikur;
Ku ka këngë, që të zë Ty, o hero, kryeburrë?!
Zemerkombi djepi Yt, ai vargjet t’i përkund;
Shterr’ pa Ty zemra, ajo këngë, motet shkund!
Në këngë e në legjenda, Ti shpatëngjeshur;
N’kryemaja historie, fitimtari n’lavdi veshur!
Ndaj mallet, n’dekada motesh, këngën jehojnë;
As majakohërat, këngën goje s’ta lëshojnë!
Në jetë e, në këngë, me dorë në shpatë;
Gati sot ta vringëllosh, për t’kombit situatë!
Se kohërat, i pat ‘vulosur’ shpata Jote;
Pat ra si rrufe, mbi armiqtë e Nënës Loke!
Në të kombit zemer, për Ty kënga, vullkan;
Davarit re e stuhi e, gjallë ajo na mban.
Kënga Jote, të Nënëlokes tokë, ka taban;
Në shpirt shqiptarie, kënga Jote si balsam!
Përmbi kreshta malesh, sa herë ndër to dal ;
Dëgjoj kohërat: ‘Enver Hoxha, o tungjatjeta’!
E jehonjë lugjet: ‘Sa kto male, sa kto shrepa!
Këngën Tënde ta dëgjojë, hesht natyra, ndal!
Tënden këngë e marrin shqipet në fluturim;
N’pentagrame ylberesh, i bilbilit kompozim!
Dhe rrufetë, në gji e marrin, forcë t’u japë;
Ngjizur këngërrufeja, botëligën kall flakë!
Pyetin popujt mbarë: – Kryekënga ç’na thotë;
-‘Vjen me gjak liria, e vret gjumi, tonën botë’!
Mbushur bota plot xhahilë, plot çnjerëzorë;
Sot, në të botës kokë, krimturpnaja, kurorë!
Ah, moj kryekëngë edhe ty, në burg të futën;
T’ishe ti n’liri, botëmjerës, ia vrisje tutën.
Sot ‘Ylli’ yt, o kryekëngë, peshë, zemrat çon;
Në çdo varg e notë, për ‘Të renë Botë’ fton!
* * *
E shikoni, me ‘Pandemi’ po na trysnojnë;
Na duan si rrobotë, veç të na kontrollojnë.
Këngët të na i vrasin, lavdinë ta harrojmë;
Frikshëm njëriun, porsi ujkun, ta shikojmë!
Vlerat njerëzore, arkaike, me to po tallen;
Po na vret ndotësia, s’ka kush na qan hallet.
Të na nëpërkëmbte, kënd s’le, o legjendar;
Krejt zemrat thatë, digjen malli, o shqiptar!
Në humnerën tridekadshe, keq na fundosen;
Gjithë të zezat e botës, përmbi na i hodhën
E kurrë s’u ngopën e, s’po ngopët lukunia !
Si gjarpri nën gurë, heq prej tyre Shqipëria;
Sot n’ballë t’karvanit, s’del i miri, as i urti;
Krejt pa pritur, gomari del atje, ose bufi!
E në të karvanit krye, na prin veshëgjati;
Se bota kokëposhtë, lexojmë së prapthi!
Tri dekada përpëlitje, në fund të humnerës;
Harruar ‘shijepeshën’, krejt ia kemi vlerës.
O Enver, si në Tënden kohë, s’çmohet njeriu;
N’mes qyteti, nën hundë shteti, vritet fatziu!
Skllever n’kohëra moderne, sot proletarët;
Veshëshurdhin, bëjnë syqorrin, shtetarët.
Zhgërryhen vampirëbabëziturit si gomej;
Tri dekada, s’pat ‘limë’ shteti, për këta lakej!
Thonë se të gjithë ‘shokët’, i vrau Enveri;
Pat Enveri shokë, atdhetarët, n’ballë nderi;
Tradhtarët, veten vranë me të veten dorë;
Para botës edhe kombit, veten bënë horë.
S’pat Enveri ‘shokë’, passhpindës, hileqarë;
Me shqipet e luanët, prore bota e pati parë!
Këmba nuk i shkau, rrugëvështirës së lirisë;
Për vete dhe komb, zgjodhi udhën e lavdisë!
S’qenë kurrë, të Enveri ‘shokë’, tradhtarët;
S’fle shqiponja me çakenj, e dinë shqiptarët!
Për tradhtarët sot, loton krokodilpolitika;
Se prapë ajo, n’shpinë të Kombit, ngul thika!
Flasin kohërat, frikë s’e kanë, të vertetën;
Askush si Enveri, s’e nderoi me urti jetën!
Jetë e njeriut, më e çmuara, për Enverin;
Me dritëdijen stoli, ia vrau asaj terrin!
Ai, ajkë kryevlere, i dha jetës dinjitet;
Më të çmuar s’pat Ai, se të jetës ‘pushtet’!
I asaj, Ai nxënës, na e bëri jetën shkollë;
Me pjalm jete na ushqeu, ishte mendjehollë!
Përmes punës e dijes, ktheu jetën në stoli;
E n’gjoksin tënd, hije stolia t’ka, o Shqipëri!
Kazmën, pushkën edhe librin, dore s’i hoqëm;
Humnere dolëm n’majamal, Enverin ndoqëm!
Vetë Ai thjeshtësia, vlerë e madhështisë;
Me popull gju më gju, se qe birë i ladisë!
Rrënjëngulur në t’vetin dhѐ, i Gjergjit, vëlla;
Prore, në pushtet lavdie, historia, ata i pa!
Për Komb e Atdhe, u tret Eeveri si qiri;
Se më shumë se t’veten jetë, desh për ta liri.
Kush provoi t’ia prekë folenë, n’kermë e ktheu;
As shantazhet, as lajkat, ligësia, dot s’e theu!
Shqiponjë, ish Ai, të zvarritet, s’e pa koha;
Vigan mal si Everest, ashtu e njohu bota!
Sado trazuar shqotash kohërat, Ai lartohet;
Vaki bërë s’ka, nga retë, Dielli të mbrohet!
Në kaltroshin qiell, rrinë yjet, tërë menduar?
Se shqiptaria, tash sa kohë në terr mbuluar.
Trojeshkretat, thatë mbetur, ‘flasin’ me veten;
Shumë të lypen, o Enver, t’ua ndrije jetën!
Djersijnë malet, jo nga vapa, por nga zori;
Kafshon hasmi, me një kafsh shkoqet Çakori!
Hidhen firma ndër ‘marrëveshje’, ik’ Ujëmani;
Tradhtia fushës dalë, t’thërret Kombi e vatani!
Si macja me miun, luan Europa me shqiptarë;
Xhelatpushtuesin, e mbron si të jetë viktima.
Se luftuam për liri, po na quan sot, barbarë!
Ah, t’ishe, Enver, do t’i digjje si vetëtima!
Do na mbroje lavdinë, para kurvës Europë;
Nën thundër shkau, po na futin prapë, Enver!
Në duar tradhtarësh sot, me ne luan kjo botë;
Me këta zabit hyzmeqarë, politika sot e nderë.
Legjendarët heronj, s’guxon kush t’i përmend;
Veç tradhtarët, në piedestale, po zënë vend!
‘Terrorist’, Avniun quajnë, se e qelloi tradhtinë;
Gati janë, me hasmin, në një stan, bashkë të rinë!
Duket sheshit se n’damar, s’kanë gjak shqiptari;
Me ç’kujtohen e ç’bëjnë, lemeriset dhe gomari!
Toka s’i lë brenda, deti dallgë ngre, t’i fundos;
Zollumin trashën mjaft ata, yni durim po sos!
S’lejoje, Enver, t’vinin në pushtet matrapazët;
Bash si tcunam, përmbi ta i lëshoje tallazet!
Me hasmin pazare s’bëre, mu n’fole e godite;
– Heu, rrofsh Enver, – bota tha, – kombin ndrite!
I vetem, zemerluan, në lutra, nuk u theve;
Ti, para hasmit, s’u zvarrite, as zhgërreve!
Se, o Enver, prore si shponjë, dole në krye;
Sot, atje lart, je më i ndritshmi yll ndër yje!
* * *
Po vuan bota sot, e ka zënë poshtë kolera;
Oksigjeni po mbaron, fryjnë t’qelbtat erëra.
Se anë e mbanë, babëzia nuk ka të ngopur;
Zhytur njerëzimi, në kënetën e tejndotur!
Shpresojnë sot, nga qielli t’iu vijë shpetimi;
Se Ty, Diell të ka njerëzimi, dridhet krimi!
Kohërat tutje, Ti këtu, je këtu, rrënjëngulur;
Drejt Teje derdhur stuhi, prore i ke mundur!
Sa të rrojë Dielli edhe yjet të mos shuhen;
Dritë e tij, drita Jote, n’zemra kombesh ruhen.
S’lind pa diell jeta, as liria pa dritën Tënde;
Udhën, ndrin njerëzimit, urti e Tëndes mendje!
Sot bota kazan mbi zjarr, ajo zien e vlon;
Humbur ‘busulla’, njerëzimi s’din ku shkon.
Lënë popujt atdhenë, pasuritë ua rëmbejnë;
As qindramijëra netë, bëmat dot s’i rrefejnë!
‘Globalizmi’, çmenduria që botën po çmend;
Fshin të vegjlit e, më të mëdhenjtë po i dend!
Pa hiç merak, me pandemi po na ‘pudrosin’,
Vlerat botës ia tjetersojnë, po ia groposin.
Të kishe qënë, o Enver, t’u tregoje vend’;
S’do t’i lije të na merrnin nëpër këmbë.
Do t’na shpëtoje nga ky siklet e, kjo mizori;
Për jetë borxh të kanë, Atdheu me shqiptari!
Ma thotë mendja, kështu gjatë s’do të zgjasë;
Shpejt dita vjen, që mendjes, njeriu t’i thërrasë!
Do zgjohet Bota nga kllapia, veten ta gjykojë;
Atëherë, porsi diell, ‘Botë e Re’ do të agojë.
Tëndin obelisk, koha, dita –ditës e ngre lart;
Madhështori n’gjoks t’atdheut, Ti, yll i artë!
Fryn e shfryn ligësia, botës t’ia thajë shpirtin;
Edhe sot si atëherë, Tuat mësime ndritin!
* * *
Lebetitet sot tirani, tirania po heq ahpirt;
Po heq shpirt botëkalbura, horizonti shndrit.
Lindni Ti e Dielli, njëherësh, t’na ndriçoni;
Kur terri shtrin pushtetin, jetën ju e zgjoni!
Ti Enver, kalorës lirie, nëpër tanët tetorë;
‘Galaktikash’ mendësie, o i madhi dritënor!
Ngrysur motet, me dimra ngjajnë, pa Ty,
Hutuar edhe koha, në ballë të saj, ishe sy.
Nuk shterron për Ty muza, kroi që buron;
Nuk vdes për Ty kënga, lumi e këndon.
Ndër ‘lëndina’ dashuie, porsi lule lulëzon;
Zemernjerëzia, këngën, mbarë ta këndon!
Ajo e shqipja, në madhështi, kanë folenë;
E këngës ëmbëlsi, në t’bilbilit cicërimë.
Ujëvarë ylberjane, kënga ushqen dhenë;
Dimrave që kanosin, papë, ajo kushtrim!
Zemrave, kënga Jote, ëndrrash e këndojmë;
Ajo, krahë na jep, porsi shqipet t’fluturojmë.
Kënga Jote, gojë në gojë, si ndër legjenda;
Sa t’rrahë e njeriut zemer, rron ndër ne kënga!
Shekujt brohorasin: – Tungjatjeta! Tungjatjeta!
Jehojnë malet: – Sa tonat maja e këto kreshta!
– Enver Hoxha! Enver Hoxha! – nëpër kohëra;
Ndezur zjarrin ajo mban, zemrave nëpër vatra!
Tiranë, më 16 Tetor 2020.