Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR!

Erdhi serish prilli, në vendin tim;
Gjetur, i ka shqipet, në fluturim.
Gjet foletë bosh, zogjt në mërgim;
Si nënë pa djalë, Atdhenë, në trishtim!

Erdhi prilli zemërthyer, jo si pranverë;
Se n‟fole t‟shqipeve, korba, sorra, flenë!
S‟gjet më prilli, si dikur, lavdi, as nder;
S‟gjeti urtësinë, tash ligësia është vlerë!

Lypkan shqipet n‟fluturim, Kryenderin;
Rrudhur, plakur atdhekombi, u kall frikë!
Fshatra bosh, pleq vetmie, t‟futin tmerrin;
Ngulur, në shpinë t‟atdheut, shohin, thikë!

E, ndër pyje e male, rrallë, këndon bilbili;
Se ra kolera, u zbeh jeta, u venit dhe Dielli!
Se dritë e tij, s‟ndrin si atëherë, në pranverë;
Të lavdisë heronj,lypin,Komandantin Enver!

Fle n‟zemër të kombit Kryeburri, andej ndrit;
Këtë kuçedra mirë e din, ndaj prore e ka frikë.
Malet ngjeshen sup me sup, i thyejnë rrufetë;
Thërret Lavdinderi: – Mos i lini vatrat shkretë!

Ka historia, Kryetrimin, në ballin e lavdisë;
Me Të Atdheu mburret, raca e shqiptarisë!
I rrinë shekujt roje nderi, flet për Të, lavdia;
Ngre Enver Hoxhën, tek Everesti, njerëzia!

Mot pas moti, n‟aradha shekujsh nderi;
Flamurtari fitimtar, prore n‟ballë Enveri!
Suferinat, dot s‟e mposhtën, Ai i theu;
Se shqip frymoi, gjak e zemër si Atdheu!

Epokë bëri mendja e Tij, lartësoi të renë;
Mposhti hordhitë, mendmykurat dhe fenë!
Nga i tokës gji, Ai vullkanin e shpërtheu;
Se piu gji Mëmëdheu, kuçedra, dot s‟e theu!

Zemrën kombit ia preku, atij t‟vetën ia fali;
Dy zemrat, si një rrahën, kolera dot s‟i ndali.
Bëri, si askush histori, flet për Të, veç lavdia;
E ka,ballë kurore shqiptaria,Yll drite, njerëzria!

Shpresat, ëndrrat i zgjoi, u dha jetë e vlerë;
Shkriu zemrash dimrat, jetën, bëri pranverë.
Ballë iu bëri ligësive, qëndrestar si Prometeu;
Vrau terrnatën e gjatë, bash si Diell shkëqeu!

Humnerash na nxori, na ngjiti krah me Diell;
Me shkronja flake, t‟atdheut emër, shkroi n‟qiell!
Me dritëmendjen e Tij, ndriti rrugën ku ne ecëm;
Nga e vetja zemër na dha forcë, kurrë s‟ngecëm!

Pa Enverin, gjëmojnë malet, fushat rënkojnë;
S‟e qajnë Enverin, Atdhe as komb, i këndojnë!
Nga errësira na nxori, maja kohërash na ngjiti;
Mbrojti Kombin si rralëkush, faqen ia shndriti!

Me Enverin bëmë, “Zonjërëndë”, Shqipërinë;
Bota mbarë na nderoi, dot s‟e fshehu, as zilinë.
Me dritë, terrin natës ia vramë, ferrin mundëm;
S‟na thyen superkuçedrat, llogoreje, s‟u tundem!

Enveri, besëlidhur me Atdhekomb, s‟i tradhtoi;
Një herë qe betuar Kryetrimi, besnik, Ai qendroi!
Ruajti mëvetësi, sovranitet, të fuqishëm, bëi shtet;
Më shumë Shqipëri sesa në tokë, bëri Ai, në det!

Mbolli n‟mendje dritë e dije, na rriti Ai, nurin;
Pamë, tej terrnajës ardhmërinë, rrëzuam murin!
Përbashkuar në një besë, rreth Flamurit, Atdheut;
Njëjtë, kohepoka Enverjane, si e Skenderbeut!

Rrokëm punë, dituri, se mësues patëm Enverin;
Në t‟pashkelurat rrugë ecëm, rrugëve të nderit!
Sa here nga kryemajat, kokën pas kur e kthyem;
Për hapat tanë, në rrugëngjitje, s‟u zhgënjyem!

Rron, ore rron, i kombit Kryeburrë, s‟vder kurrë;
S‟e tret dheu jetëveprën e Tij, qe burri palcëgur!
Nga shtrat i dergjes, ngritëm Nënën Shqipëri;
Nënëplakë e gjetëm, bukuroshe, e bëmë, perri!

Ah, ç‟e rrëzuan tradhtarët, besëprerë, çnjerëzorë;
Seç e vranë, ç‟e shkretuan, krimkatilët mizorë!
Se mbeti si Nëna e padjalë, sapo i vdiq Enveri;
Ç‟e pësoi e mjera, thua se në shpinë i ra Hitleri!

Zjarri, flaka, dogj, e shkrumboi Shqipërinë;
Lubij, shpellash, guvash, kallën lemerinë!
Iku dhe urtësiu, si kreshnikët dikur, u fsheh;
Ra çmenduria ndër ne, të zonë, qeni s‟njeh!

Deri n‟qiell, piramidë, korrupsioni, s‟lë çare;
S‟ngopet babëzia kriminale,don t‟na qesë fare!
Ah t‟ishe Ti Enver, rrënjësh, shkulje ligësinë;
Shpëtoje Atdhe e Komb, nderoje shqiptarinë!

Zhabëgjirizet, mbi tri dekada veç, Ty të shajnë;
Të maten me Tënden vepër, kellqet s‟ua mbajnë!
Kapur hunde politika, luan i huaj si macja me mi;
Mjerë shqiptaria, humbi dinjitet, nder e, krenari!

Zaberhanët, ahmakët, debilokratët, në pushtet;
Që nga çatia, deri në themele, rrënuan shtet‟!
Me maune vodhën, grabitën kriminelët,pasuri;
Veç kockë e lëkurë, seç të bënë, o Shqipëri!

Veç për një gjë, “të dënoj”, o Enver i ndritur:
Se vdiqe aq shpejt e “papritur”, pa na pyetur?!
Na mësove ç‟është liria, siguria dhe njerëzia;
Tash sekonda s‟din ç‟sjell, vret stresi, çnjerëzia!

Iken…ikin e . . . ikin pa kthin, nga Shqipëria;
Udhësh pa krye nëpër botë, mbush burgjet rinia!
Vend bosh s‟mbet, vijnë arabë, afrikanë, aziatikë;
Popullojnë trojet tona bosh, nga Lini, në Adriatik!

E, hiç qeder s‟ka qeveria, fërkon duart e gëzon;
Se pushtet krimit, s‟ka se kush ujin, ia turbullon!
Bën marrëveshje krimpushteti, me “Non gratën”:
Nga shiu në breshër Shqipëria, ç‟e gjet të ngratën!

S‟bëzan kush për vete, veç për politikë kur thirret;
Gurmazëshqyer, me sy nga ballkoni, iu bie të fikët.
Mosni, ore njerëz, ktheni symendjen hah Kryenderi;
Ka mbi tri dekada, po ju sundon, realisht, Hitleri!

Ah, ç‟u mashtruan shqiptarët, të vërtetat ua vranë;
Edhe Diellin, sepse ndriçoi, atë zunë, keq e shanë!
-“Diell” quhej Enveri, t‟ia ndërrojmë emrin diellit;
Kështu, thonë debilët e, bekojnë, zezonën e prillit!

Jo, s‟rrëzohet Everesti, se bretkosat zhurmojnë;
Jo s‟errësohet Dielli, se qiellin korbat mbulojnë!
Jo, s‟shuhet jeta në trojet tona, se hasmi atë don;
Jo, s‟vdesin vlerat tona, falë atyre Kombi rron!

Jo,lavdia kurrë s‟harron, Enverin e mbulon;
Jo,s‟e merr Enverin, pavdekësia Atë e mbron!
Jo,balta s‟e tret arin, s‟e tret, as Enverin ligësia;
Jo, s‟rron lavdia pa nder, as pa Enverin shqiptaria!

Serish Dielli, mbi kreshta shekujmotesh ndrin;
Bashkë me Enverin, njerëzimit në udhë i prin!
Serish Enveri – diell mbi maja, bota e kundron;
Serish Enverizmi, ideal, me Botërenë triumfon!

Mos harroni, tradhtarë, kriminelë, se dita vjen;
Lind serish “E reja Botë”, me atë belaja u gjen.
Enverizmi atdhetar, shpëtimi ynë kombëtar;
Mjaft u mashtruat, me ju lujtën, o shqiptarë!

Mblidhuni, bëjeni, Bashkimin Kombëtar;
Enveri e projektoi, boll iu bëtë ziliqarë!
Se e dinte kush vjen pas Tij, pѐ s‟lëshoi;
E dinte se tradhtia, sa shtenjtë na kushtoi!

Mblidhni mendjen nëse keni, e mendoni;
Kombin, e trulloset, gjykimit s‟i shpëtoni!
E vërteta Enverjane, „Polari Yll‟ kombëtar;
Rron e drejta, e vërteta, Enverizmi atdhetar!

Ju palaço politikë, atdhenë falët copa-copa;
Ia shqyet shpatullat, kofshët, atij, i morët vet.
Sillet, serish rrota, do iu hedh ajo tek gropa;
Baterdi e pislleqe tuajat, s‟i lan liqe, as det!

Shani, shani serish Enverin, se do hani m.t;
Këtë “ushqim”, ju tri dekada e patët si bukë!
Enverin e Enverizmin, të diellit rreze e lanë;
Epoka Enverjane, mbi t‟vërteta ngre kalanë!
Koha, Bota e provoi, Enverin e Enverizmin;

Ballë, dot s‟iu bëri, dhe kur thirri terrorizmin.
Aqsa Dielli shuhet, prej tympordhëve të ariut;
Aq Enveri, Enverizmi, vdes, trimerisë së miut!
Dhe, aso kohërash kur lepuri, të hiqet si luan;

S‟pyet Enverizmi atdhetar, është ai si vullkan!
Rron, more rron Enveri, rron tek e vërteta;
Se rron prore e vërteta, sa të rrojë vetë jeta!
Thotë vetë Dialektika, të vërtetat shkencore;

Ngjet spiralen jeta, ngjet dhe shqëria njerëzore.
Enver gjeniali, besnik i shkencës, dialektikës;
Rron Ai, gjenial, filozof, si brendi e Dalektikës!
Sa herë prillet vijnë, me bëmen që u mbet në derë;

Veten ata dënojnë, se njerëzimit i vranë pranverë.
Por të Diellit dritë ata s‟e shuan, brenda saj Enveri;
As kombin tim, dot s‟e vranë, rron aty, Kryenderi!
Tiranë, më 11 prill 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …