Policia e Kosovës më 11 qershor 2009 ka arrestuar tre serbë në fshatin Çagllavicë në jug të Prishtinës: 1) Igor Juçinac, shtetas i Kosovës (1976); 2) Millutin Radanoviq shtetas i Serbisë (1957); 3) Predrag Zhelkoviq, shtetas i Serbisë (1976), nën dyshimin se kanë paguar njerëz në shuma deri në 100.000 euro për të ofruar dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së. Për të tre thuhet se janë pjesëtarë të Agjencisë Serbe të Inteligjencës (Bezbednosno Informativna Agencija), të cilët u kanë premtuar edhe të mira tjera materiale njerëzve të nacionalitetit serb por edhe shqiptarë si banesa, vetura, vende pune që të deklarojnë rrejshëm se ata dhe/ose të afërmit e tyre kanë qenë viktimë të transplantimit të organeve njerëzore nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë 1998-99. Akuzat e njëjta për transplantim të organeve njerëzore të serbëve nga UÇK-ja i ka bërë edhe kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, në librin e saj “Gjuetia: Unë dhe kriminelët e luftës” të botuar në vitin 2008.
Më 10 prill 2009 gazetari i BBC-së Michael Montgomery botoi një editorial “Zbulohen tmerret në kampet e UÇK-së” ku ai shkruan për kinse keqtrajtimin dhe vrasjet e të burgosurve serbë në Veri të Shqipërisë. Ai referohet në deklaratat e një ish-ushtari të UÇK-së pa emër. Më tutje gazetari i BBC-së krijoi një emision prej afër 13 minutave që u transmetua në BBC Radio 4, për t’i dhënë publicitet asaj që ai emocionalisht e quajti “Heshtja e gjatë ndaj mizorive është mbajtur fuqishëm në tërë Kosovën.” Menjëherë del në skenë Jeta Xharra, drejtoresha e degës së të ashtuquajturit Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), një rrjet gazetaresk antishqiptar me seli në Sarajevë dhe me drejtoreshë Gordana Igriq në Beograd. Jeta Xharra fton në emision njerëz të cilët kjo mendon se do t’i “qesin në shesh krimet e UÇK-së”, në mesin e tyre një publicist me inicialet Sh.G., për t’i “vërtetuar” dhe përkrahur akuzat në librin e Carla del Pontes tani të përsëritura në “hulumtimin” e gazetarit të BBC-së. E kam përcjellë atë emision të Jeta Xharrës.
Kur kam takuar Sh.G. e kam përgëzuar për paraqitjen e tij dhe qëndrimet që mbajti. Më tha se kishte qenë i ftuar nën supozimin e Jeta Xharrës për t’i dhënë përkrahje akuzave kundër krimeve të UÇK-së, “por kësaj radhe ja kam lëshuar keq”, që do të thotë se Jeta Xharra u zhgënjye nga ajo që deklaroi Sh.G., sepse ajo kishte dashur t’i shes publikut diçka tjetër. Se kjo ishte e vërtetë, mund të vërtetohet nëse kthehemi prapa në atë debat televiziv ku vërehet se Jeta Xharra nuk pajtohet me atë se çka thoshte Sh.G. dhe i ndërhynte këtij me nën pyetje gjatë debatit për ta vënë debatin në binarët paraprakisht të supozuar nga Jeta Xharra. Ishte kjo një “tradhti” që Sh.G. ia kishte bërë spiunes së qarqeve shoviniste serbe dhe anti-shqiptare Jeta Xharra. Megjithatë, Jeta Xharra nuk mund të cilësohet si spiune e Serbisë në kuptimin e gjerë; në kuptimin e ngushtë ajo është operative e interesave të grupeve kriminale serbe.
Kjo mund të vërtetohet kur të doni nëse e bëni një analizë të te gjitha emisioneve të saj. Vetëm mblidhni ato, futni në një ekuacion dhe shihni çfarë rezultati do të merrni. Rezultati vetvetiu do të flas vet për këtë faqe më të zezë të gazetarisë kosovare me seli në Sarajevë dhe udhëheqësi në Beograd – në të dy rastet e udhëhequr nga qarqet e dyshimta serbe që kanë marrë përsipër t’i prezantojnë shqiptarët e Kosovës si kriminel dhe fashistë nëpërmjet Jeta Xharrës.
Vetëm ata që nuk kanë sy dhe kokë nuk duan ta shohin misionin e Jeta Xharrës. Për shembull, nëse Carla del Ponte ka pranuar nga serbët 1 milionë euro për të shpikur akuza kundër UÇK-së për trafikimin e organeve njerëzore të serbëve, dhe nëse policia e Kosovës arrestoi tre serbët e lartpërmendur për vepër penale “detyrim i njerëzve për të dëshmuar rrejshëm nëpërmjet ryshfetit prej 100.000 euro”, atëherë mbetet pyetja sa para ka marrë Jeta Xharra për mbulime sistematike të krimeve serbe në Kosovë?
Në mesin e atyre krimeve janë 20.000 femra të dhunuara dhe masakruara në Kosovë nga kriminelët serbo-çetnik. Jeta Xharra ishte vënë në mbrojtje totale të atyre krimeve kur në emisionet e saja të shumta transmetonte domosdoshmërinë e kosovarëve për t’u bërë padera dhe lesbike. Qëllimi i parë dhe i fundit i qind për qind i këtyre emisioneve ishte të prezantohen shqiptarët si diçka që nuk duhen për tjetër gjë pos për këto punë. Ky ishte qëllimi i atyre që kryen krime në Kosovë. Jeta Xharra është vetëm në shërbim të atyre qëllimeve. Për çudinë e të gjithëve, në mesin e 89 dokumentareve të emisionit Jeta në Kosovë që mund të shikohen në internet në adresën http://www.jetanekosove.com/site/jeta2.php, Jeta Xharra ka hequr vetëm një – atë rreth detyrimit që kosovarët të bëhen padera dhe lesbike. Nëse e hapni faqen e internetit që e shënova më lartë, do të shihni se emisioni i datës 18.12.2008 MUNGON. Këtë e hoqi Jeta Xharra pasi unë shkrova disa letra që i shpërndaja me postë elektronike, duke ia dërguar edhe Jeta Xharrës, ku argumentoja misionin e saj se ato emisione janë në funksion të interesave serbo-çetnike për të bërë propagandë se shqiptarët nuk dinë tjetër pos të merren me krime seksuale, akuza këto që edhe ashtu janë shumë të përhapura në botën Perëndimore.
Seria e letrave elektronike që ia dërgoja ekipit të BIRN-it në Prishtinë mban titullin: “S-300PMU2: Rreth debatit në RTK për homoseksualizmin – Jetish Jashari.”
Arrestimi i tre serbëve është vetëm një arritje e vogël e policisë së Kosovës kundër luftës speciale dhe të gjithanshme të qarqeve kriminale serbe në Kosovë. Policia e Kosovës do të zbuloi shumëçka nga tre të arrestuarit, ndërsa opinioni do të bindet për shpifjet e Carla del Pontes dhe Michael Montgomer-it. Mirëpo, policia mund të zbulojë gjithçka dhe ta zbardh rastin në tërësi nëse merr në pyetje Jeta Xharrën dhe analizon qëllimet e emisioneve të saj në tërësi.
Është koha që Jeta Xharra ta ketë lirinë e saj të shprehjes për të gjitha ato që i ka bërë dhe i bënë në shërbim të grupeve kriminale serbe. Actus non facit reum nisi mens sit rea – Veprimi nuk është fajtor derisa mendja është fajtore
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …