Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social i ka dërguar një mesazhe Borellit dhe Kurtit. Mustafa ka shkruar se askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë tanë pa dëshirën tonë. “Askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovës, në qoftë se ne i besojmë vetë vetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë. Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mos guximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojmë me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun. Popullzimi dhe lufta e shtrigave nuk na qon askund. Vetëm vendet komuniste kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundërshtarë dhe armiq. Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …