Kanë kaluar pak ditë që nga momenti kur Avokati i Popullit zyrtarisht njoftoi se ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka për dërgimin e ankesës së saj në Gjykatën Kushtetuese. Refuzimi i dërgimit të ankesës për shkarkimin e saj, sipas Avokatit të Popullit u mor pas vlerësimit se çështja e ngritur nga Daka nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo që së paku ka përdorur mjetet e nevojshme juridike kundër vendimit të Presidentes, Vjosa Osmani. Lidhur me “mosgatishmërinë” e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të merret me këtë çështje, ka folur edhe ish kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se kjo është e kundërta e asaj që parasheh Kushtetuta e Kosovës. Avokati i Popullit në vend që t’ia procedojë lëndën Gjykatës Kushtetuese, i dha vetes autoritet vendimmarrës, duke e shndërruar institucionin, në Gjykatë. E vlerësoj të paarsyeshme që deputetët dhe Avokati i Popullit të mos i adresohen Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin, arbitrar të zonjës Valdete Daka nga drejtimi i KQZ-së, ka thënë Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …