Isa Mustafa

Isa Mustafa: Besian Mustafa ende nuk e ka dorëzuar kandidaturën e tij në organet e LDK-së por vetëm në medie

Lidhja Demokratike e Kosovës, të dielën, më 14 mars, do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, për të zgjedhur kryetarin e ri. Deri më tani në garë janë katër kandidatë: Lutfi Haziri, Lumir Adbixhiku, Anton Quni dhe së fundmi edhe Besian Mustafa. Ky i fundit kandidaturën e tij e bëri të ditur dje përmes një postimi në rrjetin social. Duke komentuar kandidaturat e fundit të kandidatëve, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Besian Mustafa kandidaturën e tij nuk e ka adresuar në organet e LDK-së, por në media. I pyetur nga se ku e sheh LDK-në pas këtij Kuvendi, Mustafa u shpreh se kjo parti duhet të mbetet e qendrës së djathtë, konservatore dhe e të gjitha gjeneratave. Ai tutje shtoi se LDK-ja duhet të mbetet parti që nuk do të lejojë të shikohet në pasqyrën e Vetëvendosjes ose të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …