Ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka kritikuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas një takimi që pati me kryeministrin dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet. Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e Vetëvendosjes apo e shtetit që ajo synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”, ka shkruar Mustafa, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …