Isa Mustafa thotë se nuk ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje për një takim të mundshëm para seancës konstituive

Isa Mustafa: Demarkacioni është punë e kryer dhe mund të shqyrtohet vetëm nëse Mali i Zi ka vullnet për këtë çështje

Përplasje mendimesh ka pasur ndërmjet Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Isa Mustafës të LDK-së për shkak të demarkacionit, për të cilin Mustafa thotë se është punë e përfunduar. Me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Vetëvendosje nuk arriti ta ndalë demarkacionin me Malin e Zi. Por për rishikimin e kësaj çështje Kurti u zotua ta bëjë porsa ta marrë postin e kryeministrit. Për këtë ambicie ka folur edhe kreu i LDK-së, i cili thekson se çështja e demarkacionit konsiderohet punë e kryer. “Në çoftë se ka vullnet nga Mali i Zi që kjo çështje të shqyrtohet edhe një herë. Por, në pikëpamje juridike legale, marrëveshja është ratifikuar nga të dyja kuvendet e shteteve”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …