Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar kunder ofendimeve të tij nga ‘komisarja’ e Vetëvendosjes, Dejona Mihali. Në mesazhet e zbuluara, Mihali e kishte quajtur LDK-në parti “më horra se Isa Mustafa” pas publikimit të skandalit të punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës. ish kryeministri, Isa Mustafa, duke komentuar këtë situatë theksoi se nuk i sheh këto ofendime si thjesht të një individi, por si pjesë e një fryme që ka marrë përkrahje në Kosovë. Ai kujtoi se në kohën kur drejtonte qeverinë, institucione të qeverisë kishin ndaluar Mihalit hyrjen në Kosovë. Këto ofendime dhe sjellje para-shtetërore përhapin një frymë që ka marrë votë dhe përkrahje qytetare, andaj kjo çështje nuk është vetëm e një individi”, tha Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …