Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar deputetin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer dhe shefin e zyrës së fondacionit KAS për Kosovë, Johannes Rey, raporton lajmi.net. Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë të ditur se kreu i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, e ka falënderuar deputetin gjerman, Peter Beyer për kontributin dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën. Po ashtu në këtë takim, Mustafa këtë delegacion e ka njoftuar edhe për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike. “Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK-së, janë takuar me deputetin në Bundestagun gjerman, z. Peter Beyer dhe z. Johannes Rey, Shef i zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë. Kryetari Mustafa ka njoftuar z. Beyer rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falenderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe CDU-së, si dy parti partnere të EPP. Poashtu, kryetari Mustafa, falenderoi z. Rey për bashkëpunimin me Fondacionin KAS për gjithë përkrhajen që i kanë dhënë LDK-së dhe dy Forumeve, atij të Gruas dhe Rinisë. Deputeti Beyer falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …