Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ende ka gjasa për marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen, por pa hequr dorë nga oferta e LDK-së, e cila përfshin kërkesën që posti i kryeparlamentarit t’i takojë kësaj partie. Mustafa ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes me Vetëvendosjen, lë të hapur mundësinë që LDK-ja ta votojë qeverinë e pakicës, të propozuar nga Vetëvendosje, por me kusht që të dihet se çfarë do të jetë ajo qeveri, çfarë programi do të ketë dhe çfarë i ofron Kosovës. Mendoj po ashtu se ka arsye shumë të madhe që Lëvizja Vetëvendosje të çojë procesin përpara, të tregojë vullnet dhe ta bëjë koalicionin. Ajo çfarë ne kemi dhënë si zgjidhje kemi konsideruar dhe konsiderojmë që është zgjidhje e mirë, mundëson të qeveriset në mënyrë stabile për katër vitet e ardhshme dhe mundëson po ashtu një balancim të pushteteve që është e domosdoshme në çdo demokraci e edhe tek ne.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …