Isa Mustafa

Isa Mustafa: Është më mirë për Kosovën të pranojë sanksionet, sesa marrëveshjen e tashme për Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se është më mirë për Kosovën në këto momente të pranojë sanksionet e ndërkombëtarëve, se sa marrëveshjen e Asosacionit të komunave me shumicë serbe. Ai radhiti arsyet sipas tij, duke theksuar se këto sanksione, janë më mirë se një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por e njeh prezencën e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Një dokument i cili kërkon që kontekstet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe komunave të asosacionit mund të zgjidhet dhe në arbitrazh të veçantë, atëherë ne po fusim një lloj të qeverisjes së vendit. Këtë që e  kemi pasur në Kushtetutë më shumë ngjan me një protektoriat të ri, jo një protektoriat ndërkombëtar ndaj Kosovës, por një protektoriat të një asosacioni brenda Republikës së Kosovës, nëse  thuhet se problemet që nuk mund të zgjidhen ndërmjet asociacionit  dhe qeverisë së Kosovës, atëherë ato shkojnë në një arbitrazh. Zgjedhja e tre anëtarëve të arbitrazhit do të thotë bëhet me dy përfaqësues të komuniteteve dhe i treti vjen me marrëveshje dhe nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë vjen nga BE dhe në këtë mënyrë BE po kryen një lloj protektorati mbi atë asociacion i cili do të ishte shumë i rrezikshëm për ne sepse në vend të Gjykatës Kushtetuese do të kemi një organ tjetër që ndan drejtësi dhe rregulla në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …