Isa Mustafa

Isa Mustafa: Është vet qeveria, e cila ia ka mundësuar kryetarit, Hashim Thaçi, udhëheqjen e dialogut me Serbinë

Kryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është vet qeveria ajo e cila ia ka mundësuar kryetarit,  Hashim Thaçi, udhëheqjen e dialogut me Serbinë. Përmes një postimi Mustafa ka shkruar se, në fillim të këtij viti Kuvendi propozoi një platformë për dialogun Kosovë-Serbi, e cila sipas tij, u bë pa asnjë përmbajtje, veç asaj se, aty shkruante që, dialogun duhet ta udhëheqë Presidenti i Kosovës. Në fakt qeveria ishte e vetëdijshme se është e pakicës, se nuk ka vota e as fuqi politike për një marrëveshje të tillë. Këtë ia bëri të qartë opozita. Për këtë sjellje kjo qeveri është dashur të japë dorëheqje e jo të manovrojë me dialogun si instrument i mbijetesës. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ndodhë duke bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh efektet e saj për shtetësinë e Kosovës por edhe për regjionin. Marrëveshja mund të bëhet vetëm me një pajtueshmëri te gjere të forcave politike në Kosovë, me legjitimitet politik e kushtetues, pas zgjedhjeve nacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Albin Kurti e ka vënë Kuvendin në lajthitje – nuk ka akt formal dorëheqjeje

Visar Ymeri ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “shkelje të rëndë” ndaj Kuvendit …