Takimi Kurti-Vuçiq erdhi në kuadër të rifillimit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por pas zhvillimeve të fundit një deklaratë mjaftë e ashpër erdhi dje nga Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Duke u deklaruar lidhur me mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës u raportua se Lajçak tha se nëse kosovarët nuk i besojnë Bashkimit Evropian, të shkojnë diku tjetër. Lidhur me këto zhvillime ish-lideri i LDK-së, Isa Mustafa thotë se nyje kyçe e dialogut Kosovë-Serbi është Amerika. Sipas tij është iluzore të paramendohet dialogu pa involvimin e drejtpërdrejt amerikan dhe pa marrëveshje paraprake me ta për çdo çështje. Ai madje tha se çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Albin Kurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …