Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se në asnjë mënyrë Qeveria nuk do t i pengojë qytetarët e saj serbë që të hedhin votat për zgjedhjet e Serbisë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 24 prill. Ai ka saktësuar se Qeveria e Kosovës nuk do t’i pengojë qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. “Përkundrazi, ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet, por, pandërprerë, do t’iu japim argumente se e ardhmja e tyre nuk është retorika nacionaliste boshe, mitet e rreme, por është jetesa në Kosovë, me fqinjët e tyre, me rregullat e shtetit të Kosovës, që janë rregulla evropianë të një vendi demokratik”, ka thënë Mustafa pa sqaruar se ai po i thyen Serbia dhe serbët ato rregulla me mbajtjen e dhunshme të zgjedhjeve në një vend të pavarur, veprime këto të cilat sanksionohen edhe me Kushtetutën e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …