Isa Mustafa

Isa Mustafa; Kosova duhet të gjejë rrugë bashkëpunimi, për t’u bërë segment i prioriteteve të Administratës së re amerikane

Në një intervistë për Express, ish-kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafa, ka thënë se në katër vitet e ardhshme Kosova s’duhet të vegjetoj sa i përket raportit me Amerikën, meqë nëse ndodh diçka e tillë për një kohë, interesimi ndaj Kosovës mund të bie dhe raporti Kosovë-Amerikë do  të degradohet.  Kosova duhet të gjejë rrugë bashkëpunimi për t’u bërë segment i prioriteteve të Administratës së re amerikane, meqë Donald Trump ka bërë të ditur se do t’i ketë prioritet disa vatra të tjera të krizës nëpër botë.  Lidhur me raportet e Kosovës me aleatët dhe fqinjët, Mustafa thotë se Qeveria Kurti ka cenuar raportet me të gjithë, përfshirë edhe me Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës. Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e cila me argumente afron qëndrimet me perëndimin dhe bashkëpunon me fqinjët.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …