Isa Mustafa

Isa Mustafa: Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Avdullah Hoti sa i përket luftimit të korrupsionit në vend. Mustafa ka shkruar se kryeministri Hoti po dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin. “Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si kryeministri Hoti”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …